Mbështetja e SHBA-së për Ukrainën ende e fuqishme pavarësisht çarjeve në sipërfaqe
Ndërsa mbështetja amerikane për Ukrainën është ende e fort...

Në raportin e Departamentit amerikan Shtetit, që dokumenton praktikat e të drejtave të njeriut në mbarë botën, thuhet se forcat e armatosura ruse kanë kryer “krime të shumta lufte dhe mizori të tjera”, që prej momentit që Moska nisi një sulm në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt të vitit 2022.
“Ka pasur njoftime të besueshme për ekzekutime, torturave, përdhunimeve, sulmeve pa dallim si dhe sulmeve që kanë pasur si objektiv civilët dhe infrastrukturën civile, nga ana e forcave ruse në Ukrainë, të cilat të gjitha, përbëjnë krime lufte”, thuhet në raportin vjetor për të Drejtat e Njeriut për vitin 2022, lëshuar të hënën nga Departamenti i Shtetit.
Raporti nënvizon gjithashtu rastet e dëbimit të detyruar të civilëve dhe fëmijëve nga Ukraina në Rusi.
Raporti vjen pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për krime lufte, ndaj Presidentit rus Vladimir Putin dhe Maria Alekseyevna Lvova-Belovas, Komisionere për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse, lidhur me dyshimet për rolin e tyre në transferimin dhe deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga territoret e pushtuara ukrainase drejt Rusisë.
Moska tha se urdhër arrestet janë skandaloze dhe ka hedhur poshtë mundësinë që zoti Putin të dalë para gjykatës. Rusia nuk e njeh juridiksionin Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Presidenti amerikan Joe Biden dhe zyrtarë të lartë të administratës së tij kanë akuzuar Rusinë për kryerje të krimeve të luftës dhe mizori në Ukrainë. Në shkurt, Departamenti i Shtetit përcaktoi se anëtarët e forcave ruse dhe zyrtarë të tjerë rusë kishin kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë.
Raporti thekson gjithashtu shqetësimet lidhur me shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Iran, Kinë, Mianmar (njohur dikur si Burma), në Afganistan, Sudanin e Jugut, Siri dhe vende të tjera autoritare.
Për Iranin, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se raporti i këtij viti dokumenton në detaje “shtypjen e dhunshme dhe mohimin e vazhdueshëm që regjimi iranian u bën të drejtave universale të njeriut dhe lirive themelore në vend, përfshirë liritë e shprehjes dhe fesë apo besimit fetar”.
Vdekja në paraburgim shtatorin e kaluar e 22-vjeçares Mahsa Amini, arrestuar nga e ashtuquajtura "polici e moralit", rreth dyshimeve për shkelje të kodit të veshjes, shkaktoi protesta paqësore në të gjithë Iranin.
Në raportin e Departamentit të Shtetit thuhet se ndërsa qeveria iraniane nisi një hetim pas vdekjes së zonjës Amini, ajo u përqendrua tek aktet e protestuesve, të cilët i quajti "rebelë", por nuk dha asnjë shenjë se do të hetonte edhe sjelljen e forcave të sigurisë.
Lidhur me Kinën, zoti Blinken tha se "gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit" vazhduan të ndodhin kundër ujgurëve, kryesisht atyre myslimanë, si dhe anëtarëve të grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare, në provincën Xinjiang të Kinës.
Raporti i ri dokumenton statusin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të punëtorëve në 198 vende dhe territore. Ky raport i Departamenti të Shtetit publikohet tashmë prej më shumë se 40 vitesh./ VOA
Ndërsa mbështetja amerikane për Ukrainën është ende e fort...
Qeveria franceze do të përballet të hënën me dy mocion...
The leaders of the Serbian List, the largest party of ...
The special envoy of the United States for the Western...
The French government will face two no-confidence motions ...
Rusia ka hapur një çështje penale kundër prokurorit dhe gj...
Chinese President Xi Jinping began a visit to Moscow o...
After the agreement in Ohrid, there are doubts in Koso...
The high representative of the EU for foreign policy a...
China has reacted to the decision of the International Cri...
Ukrainian forces have repelled new Russian attacks in Bahm...
The US Secretary of State, Antony Blinken, has welcomed th...
The German government will double the number of worker...
After the elections in Montenegro, the pro-Western pre...
Democratic Party of Socialists (DPS) candidate Milo Dj...
In Denmark, a bunker built at the height of the Cold War t...
France is not finding peace from the protests. Protests ha...
North Korea fired a short-range ballistic missile into the...
Greece has been shocked by a murder that took place in Dro...
The American ambassador to Serbia, Christopher Hill, said ...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Iran is adapting and enhancing the capabilities of its bal...
Serbia's Minister of State Administration and Local Self-G...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...