Amid fierce fighting, Russia aims to take over Donbass
Ukraine's military has reported heavy fighting in the east...

Gjermania synon të tërheqë fuqi punëtore të kualifikuar nga shumë vende të botës. Edhe nga India. Por kur vjen puna tek vizat, kuptohet se sa i nevojshëm është lehtësimi i burokracisë dhe formaliteteve të udhëtimit.
Për Harshad Dev nga qyteti milionësh në Indi, Nasik nuk ishte e lehtë të merrte vizën për në Gjermani, kjo që para pandemisë në vitin 2018. Zhvilluesi i softuerëve duhet të bënte një herë njohjen e diplomës bachelor të kryer në Indi për informatikë, që të mund të vinte të punonte në Gjermani. Atij i duhej të siguronte një vërtetim që punëdhënësi i tij do ta merrte në punë si qytetar nga një vend jashtë BE. Por më e vështirë ishte marrja e një orari për një intervistë për të bërë aplikimin për vizë në ambasadën gjermanen në Nju Delhi.
"Nuk kishte orare të lira për muaj me radhë", rrëfen Harshad . "Pas disa javësh arrita ta marr një orar, sepse dikush kishte refuzuar papritur." Nga viti 2018 Harshad Dev punon dhe jeton i lumtur në Berlin. "Në Berlin kishte shumë punë për njerëz si unë në sektorin e IT-së". thotë Harshadi, që kishte planifikuar të largohej për në SHBA. "Por Gjermania është tani për mua Amerika e re." 31 vjeçari u shpjegon forcave të kualifkuara në Indi në një kanal në YouTube se çfarë dokumentash duhen dhe cilat janë rrugët e ardhjes në Gjermani.
Gjermania ka nevojë për më shumë fuqi punëtore
Mungesa e fuqisë punëtoreështë një nga sfidat më të mëdha për ekonominë gjermane. "Ne presim që në Gjermani do të mbeten të pazëna rreth dy milionë vende pune", ka thënë kreu i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë, DIHK, Achim Dercks. "Kjo i përket një vëllimi prej 100 miliardë eurosh në potencialin për krijimin e vlerës së punës." Edhe ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil e quan të nevojshme tërheqjen masive të fuqisë së kualifikuar punëtore nga jashtë BE në vitet e ardhshme. "Ne kemi nevojë deri në vitin 2035 për rreth shtatë milionë forca të kualifikuara punëtore shtesë," ka thënë Heil. Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz premtoi në vizitën e tij në Indi, që të përshpejtojë ardhjen e fuqisë punëtore nga India në sektorin e IT-së.
Por realiteti është ndryshe. Denise Eichhorn nga Dhoma e Tregtisë Gjermano-Indiane në Mumbai mbështet ardhjen e forcave të kualifikuara nga India në Gjermani. Njohja e diplomave akademike të Indisë në Gjermani si rregull bëhet shpejt, thotë ajo. Komplikime ka tek shkollimet profesionale dhe profesioni i infermierisë. "Njohja e certifikatave bëhet me një tarifë 400 deri në 800. Këtë shumë nuk e ka çdokush. Dhe jo çdokush është gati të investojë këtë shumë, as punëdhënësit gjermanë", thotë ajo. Eichhorn kërkon që tarifat të ulen.
Vendet në fokus për tërheqjen e fuqisë punëtore
Sipas Agjencisë Federale të Punës aktualisht ka 100 vende të lira për 33 punonjës të kualifikuar të kujdestarisë shëndetësore. Kemi të bëjmë me një mungesë të dukshme të infermierëve, sipas Agjencisë Federale. Krahas Indisë, edhe Indonezia, Meksika, Kolumbia, Vietnami, Filipinet, Maroku, Tunizia, Egjipti si edhe Brazili janë vendet kryesore në fokus të Gjermanisë për tërheqjen e fuqisë punëtore. Por kjo nuk ndihmon aspak, nëse nuk lehtësohen procedurat e marrjes së vizës, thonë shumë politikanë gjermanë.
Frank Müller-Rosentritt (FDP) është zëvendësdrejtues i grupit parlametar Gjermani-Indi në Bundestag. Gjermania perceptohet në Indi si "vend i progresit dhe mirëqenies", thotë ai. "Por ndërkohë ëndrrat për Gjermaninë plasin si flluskë sapuni në momentin kur studentët nga India vijnë në kontakt me autoritetet gjermane", thotë ai për gazetën gjermane. "Ëelt". Ata konfrontohen me procese analoge, bëjnë kërkesa dhe presin shumë muaj për një përgjigje, thekson Müller-Rosentritt, dhe kërkon përshpejtimin e procedurave. Ndryshe Gjermania do të humbasë në konkurrencën botërore për tërheqjen e talenteve dhe studentëve në degë të caktuara./ DW
Ukraine's military has reported heavy fighting in the east...
Extraordinary parliamentary elections are being held in Mo...
Four children have been found alive after more than a ...
The indictment alleging the classified documents will be f...
An earthquake was recorded this morning in Greece, near Samo...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said on Saturda...
James Rubin, the coordinator of the Center for Global ...
US prosecutors released a 37-count indictment against form...
Senior leaders of Kosovo and Albania said today that stren...
The Speaker of the Assembly of Kosovo, Glauk Konjufca,...
After the presidential elections in Turkey, the voting res...
Photo from a protest in the capital of Iceland, Reykja...
Canadian Prime Minister Justin Trudeau visited Kiev on...
Former British Prime Minister Boris Johnson has resigned a...
The President of Russia, Vladimir Putin, said on Friday, J...
According to data collected by US intelligence agencies re...
The head of the House of Culture in Bujanoc, Jetmir Is...
In early May, the New York Times weekly magazine publi...
A spokesman for the NATO-led peacekeeping forces in Kosovo...
According to US media reports, Justice Department prosecut...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...