Princi saudit fiton imunitet në SHBA ndaj padisë për vrasjen e Khashoggit
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se princi i kurorës në A...

Silvio Berluskoni beson se vetëm ai mund të ulë mikun e tij të vjetër Vladimir Putin në tryezën e negociatave për t?i dhënë fund luftës në Ukrainë, dhe synon që ta bëjë këtë gjë përpara Krishtlindjeve. 86-vjeçari, manjat i medias dhe ish-kryeministër i Italisë dëshiron që një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, e ndërmjetësuar prej tij, të jetë arritja e tij politike me e madhe e kohëve të fundit.
Avioni i tij privat është tashmë në gatishmëri. Në nivelin ndërkombëtar, koha për këtë përpjekje nuk mund të ishte më e mirë. Rusia ka pësuar një tjetër poshtërim ushtarak duke u tërhequr nga qyteti kyç i Kersonit, ndërsa thuhet se administrata e presidentit amerikan Xho Baden po i thotë presidentit ukrainas Volodimir Zelenskit që të mendojë seriozisht për negociatat e paqes.

Vitorio Sgarbi, i besuari i Berluskonit dhe aktualisht zv/Ministër i Kulturës në qeverinë e re të Xhorxhia Melonit, më ka thënë se Berluskoni e mendon veten si ndërmjetësi i vetëm i mundshëm për këtë konflikt. Berluskoni beson se mund t?ia dalë në këtë përpjekje, dhe nëse kjo gjë ndodh pa e cënuar pozicionin e NATO-s, ai do të hyjë në librat e historisë si një hero global.
Muajin e kaluar, ai deklaroi se Putin i kishte dërguar 20 shishe vodka për ditëlindjen e tij, të shoqëruar me një ?letër shumë të ëmbël?. Muajin e kaluar, partia e tij Forza Italia, ishte pjesë e koalicionit të krahut të djathtë që formoi qeverinë e re italiane të udhëhequr nga Meloni, e cila e mbështet fuqishëm kauzën ukrainase.
Ajo është gati të miratojë paketën e gjashtë të mbështetjes për këtë vend, teksa deklaroi në një samit të NATO-s javën e kaluar se e mbron plotësisht të drejtën e Ukrainës për ?integritet territorial, sovranitet dhe liri?. Por edhe pse partia e saj, Vëllezërit Italianë, mori më shumë vota se çdo partia tjetër në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, problemi për të është se qasja e saj ndaj Ukrainës kundërshtohet nga shumica e italianëve.

Vetëm 43 për qind e tyre e mbështesin Ukrainën (një nga nivelet më të ulëta në Evropë), dhe akoma më pak janë dakord me furnizimin e saj me armë. Vetëm 42 për qind e italianëve janë dakord me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, dhe vetëm 1/4 mendojnë se NATO duhet të vazhdojë t?i dërgojë armë Kievit.
Shumica e italianëve duan që Zelenski të bjerë dakord për arritjen e një kompromisi me Putinin. Në fillim të këtij muaji në Romë u zhvillua edhe një tubim për këtë qëllim - 100.000 protestues sipas organizatorëve; 40.000 sipas policisë - më i madh sesa çdo tubim kundër masa kufizuese anti-Covid.
Ajo ishte protesta e parë e madhe në Evropë kundër luftës në Ukrainë. Prandaj, një mision paqeje i Berluskonit mund të jetë popullor. Por a mund të ndodhë realisht? Që një figurë kaq përçarëse të lejohet të jetë pranë një misioni të tillë paqeje mund të duket absurde.
Në nivel global, Berluskoni njihet më së shumti për festat e tij ?bunga bunga? - ku merrnin pjesë grupe vajzash të bukura - gjatë mandatit të tij të fundit si kryeministër, që përfundoi në mënyrë të turpshme në vitin 2011. Ndërkohë aktualisht fytyra e tij ngjan si një manekin prej dylli, dhe ka jo pak vështirësi në ecje.
Gjithsesi ai nuk ka humbur asnjë nga aftësitë e tij për të shkaktuar polemika, dhe është më i paparashikueshëm se kurrë më parë. Berluskoni ka luajtur më parë rolin e ndërmjetësit në bisedimet midis Perëndimit dhe Rusisë, kryesisht në samitin e Romës në vitin 2002, ku u themelua këshilli i përhershëm NATO-Rusi.
Thuhet se ajo që pëlqen Putin tek Berluskoni, është këmbëngulja e tij për të krijuar një miqësi me dikë përpara se të merret me biznes. Të dy u takuan për herë të parë në takimin e G8-ës në Xhenova në vitin 2001, dhe që nga ajo kohë u bënë miq të ngushtë.

Më vonë Putin qëndroi disa herë në pallatin veror të Berluskonit në Sardenjë, ndërsa në vitin 2015 Berluskoni ishte i ftuari i Putinit në Krime, vetëm 1 vit pas aneksimit të saj nga Rusia. Me atë rast, pronarët e një vreshti organizuan një provë për nder të tij, në të cilën hapën një shishe shampanje 240-vjeçare (1775 Jerez de la Frontera, me vlerë 100.000 paund).
Që nga shkurti i këtij viti Berluskoni është shfaqur ndonjëherë i ofenduar personalisht nga pushtimi i Ukrainës, duke u ankuar se ndihet ?thellësisht i zhgënjyer dhe i mërzitur? nga Putin.
Ai tha se u përpoq ta bindte të tërhiqej duke e telefonuar 2 herë, por dështoi. Më pas, partia e tij votoi në favor të dërgimit të armëve në Ukrainë dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Partia e Melonit është përpjekur që të minimizojë afërsinë e dikurshme të Berluskonit me presidentin rus.
?Ai ka pasur një marrëdhënie të afërt me Putinin në përpjekje për ta afruar atë me demokracitë perëndimore. Por ajo fazë historike përfundoi kur Putin vendosi të pushtonte Ukrainën. Tani hendeku është i pakalueshëm?- thotë një deputet i partisë Fratelli D?Italia. Por duket se Berluskoni nuk është dakord me këtë gjë. Muajin e kaluar, gjatë një bisede private me deputetët e Forza Italia, ai tha se ai dhe Putin kishin rilidhur miqësinë e tyre, kur Putini i dërgoi atij 20 shishe vodka për ditëlindjen e tij të 86-të, 4 ditë pas zgjedhjeve parlamentare.
Sipas tij, Putin shkruante në letër se kishte 5 miq të vërtetë, dhe Berluskoni ishte i pari në listë. Ai u tha deputetëve të tij se Putin ishte i detyruar të ndërmerrte një ?operacion special ushtarak? për të vendosur në Kiev një qeveri ?të zgjedhur nga pakica ukrainase e njerëzve të mirë dhe të arsyeshëm?.
?Unë nuk mund ta shpreh mendimin tim hapur, dhe nëse këto që po them dalin në media, kjo do të ishte një katastrofë?- shtoi ai. Por një kasetë e bisedës u bë publike menjëherë në shtyp. Meloni reagoi menjëherë duke thënë se në qeverinë e saj nuk ka vend për askënd që mbështet Rusinë.
Para se të bëhej kryeministre, Meloni tha se koalicioni i saj kishte nevojë për një ?linjë të qartë mbi politikën e jashtme?. Por Italia mbetet e ndarë mbi Ukrainën. Kundërshtimi ndaj politikës së NATO-s dhe BE-së vjen nga pjesë të së majtës dhe të djathtës, falë forcës tradicionale të komunizmit dhe katolicizmit.
Gjatë Luftës së Ftohtë, Italia kishte partinë më të madhe komuniste në Evropë jashtë bllokut sovjetik, ndërsa e majta moderne italiane e cilëson ende SHBA-në si armikun e vërtetë të vendit. Herët a vonë, këto tensione brenda koalicionit të Melonit, dhe midis Melonit dhe opinionit publik italian, do ta testojnë fort qeverinë e saj, dhe mund të vënë në provë edhe unitetin e NATO-s. Pra Italia është sërish ?Thembra e Akilit? për Evropën.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se princi i kurorës në A...
Five years and ten months in prison: This is the sentence ...
The United States on Thursday imposed sanctions on sev...
A member of the Russian armed forces, who took part in...
The long border that separates Finland from Russia run...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Part...
Britania e Madhe përballet me rënien e saj më të madhe...
Shpërthimi i raketave në një fshat në Poloni, pranë ku...
Nancy Pelosi, e cila ka udhëhequr demokratët në Dhomën...
A Dutch court has sentenced two Russians and a pro-Rus...
The Pentagon yesterday organized the seventh virtual meeti...
The President of the United States of America, Joe Biden, ...
Donald Trump shpalli të martën nga rezidenca e tij në Mar-...
North Korea fired a short-range ballistic missile on Thurs...
Myanmar's military said on Thursday it would release almos...
Gara e fundit e zgjedhjeve afatmesme të vitit 2022 për Sen...
Ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence tha se nuk do të dë...
Polonia kishte nisur të forconte mbrojtjen e saj ajrore sh...
Republikanët siguruan të mërkurën numrin e mjaftueshëm të ...
Before Donald Trump said the words that everyone was waiti...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged regarding the serious accident th...
An Albanian businessman was arrested this afternoon in Gre...
A serious accident has occurred on the Korça-Ersekë axis, ...
Fier Police has announced the measures taken this week for...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
Umbrellas have been banned on a beach in Sardinia for anyo...
This June 12th marks the 27th anniversary of the liberatio...
The global economy is expected to face its biggest slowdow...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...
The labor market has shown worrying trends in early 2026. ...
The number of new retirees in the social security scheme i...