Airport bomb alert
Kosovo Police today forwarded information about a bomb...

Dy veteranë amerikanë të luftës nga shteti i Alabamës, të cilët ishin në Ukrainë për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë, nuk kanë kontaktuar me të afërmit e tyre prej disa ditësh dhe janë zhdukur, thanë të mërkurën ndihmës të ligjvenësve të këtij shteti.
Të afërmit e Andy Tai Ngoc Huynh, 27 vjeç, nga Trinity dhe Alexander Drueke, 39 vjeç nga Tuscaloosa, kanë qenë në kontakt me zyrat e ligjvenësve të Albamës në Kongresin amerikan, për të kërkuar ndihmë për ndonjë informacion rreth vendndodhjes së tyre, thanë zyrtarët e shtypit.
Ligjvënësi Robert Aderholt tha se veterani Huynh kishte dalë vullnetar për të luftuar me ushtrinë ukrainase kundër Rusisë, por të afërmit nuk kanë dëgjuar prej tij që nga 8 qershori, kur ai ishte në rajonin e Kharkivit, në verilindje të Ukrainës, pranë kufirit rus. Veteranët Huynh dhe Drueke ishin së bashku, tha një ndihmës i ligjvënësit Aderholt.
"Siç mund ta imagjinoni, të afërmit e tij janë shumë të shqetësuar për të," tha zoti Aderholt në një deklaratë. "Zyra ime ka kërkuar informacion si në Departamentin amerikan të Shtetit ashtu edhe në Byronë Federale të Hetimit".
Ligjvënësja Terri Sewell tha se nëna e veteranit Drueke kontaktoi zyrën e saj në fillim të kësaj jave, pasi humbi kontaktin me të birin.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se po shqyrton njoftimet se forca separatiste, të mbështetura nga Rusia në Ukrainë, kishin kapur të paktën dy shtetas amerikanë. Nëse konfirmohet, ata do të jenë amerikanët e parë që luftojnë për Ukrainën që dihet se janë kapur që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
"Ne po ndjekim nga afër situatën dhe jemi në kontakt me autoritetet ukrainase," tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në një deklaratë për gazetarët.
Ai nuk pranoi të bënte komente të mëtejshme, duke përmendur çështjen e privatësisë.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby tha të mërkurën se administrata nuk ishte në gjendje të konfirmonte njoftimet për amerikanët që figurojnë të humbur.
"Ne do të bëjmë më të mirën e mundur për ta ndjekur situatën dhe për të parë se çfarë mund të mësojmë," tha zoti Kirby.
Megjithatë, ai përsëriti paralajmërimin kundër shkuarjes së amerikanëve në Ukrainë.
"Ukraina nuk është vendi ku amerikanët duhet të udhëtojnë. Nëse keni pasion për të mbështetur Ukrainën, ka disa mënyra për ta bërë këtë, që janë më të sigurta dhe po aq efektive", tha ai.
Një gjykatë në Donetsk, nën kontrollin e forcave separatiste, dënoi me vdekje dy britanikë dhe një maroken javën e kaluar.
Ligjvënësi Adam Kinzinger shkroi në Twitter se amerikanët "janë regjistruar në ushtrinë ukrainase, kështu që kanë mbrojtje ligjore luftarake. Si të tillë, ne presim që ata të trajtohen në përputhje me konventën e Gjenevës", tha ai. Është e paqartë nëse zoti Kinzinger, një republikan nga Illinoi, ka ndonjë informacion të mëtejshëm për dy veteranët.
Ai po komentonte ndaj një postimi në Twitter të lëshuar më herët të mërkurën nga një grup ish-ushtarakësh amerikanë dhe francezë, ku thuhej se dy amerikanë që luftonin me ta, u kapën një javë më parë. Grupi tha se inteligjenca ukrainase e konfirmoi informacionin.
Në fillim të luftës, Ukraina krijoi Legjionin Ndërkombëtar për shtetasit e huaj, që donin të ndihmonin kundër agresionit rus./ VOA
Kosovo Police today forwarded information about a bomb...
Policia ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliq...
Hundreds of members of the former Kosovo Liberation Ar...
A serious event has shaken the neighboring state. A 17-ye...
Bulgaria's parliament on Thursday ousted President Nik...
Some European Union diplomatic sources say that "Franc...
The US Federal Reserve, otherwise known as the Federal...
Pas një hezitimi të gjatë. kancelari gjerman Olaf Scholz p...
This morning in some schools in the region of Gjilan there w...
Ten years after leaving, German soldiers will return t...
After more than 110 days of Putin's barbaric war crime...
Albania's ambassador to the UN, Ferit Hoxha, as well a...
President Joe Biden announced Wednesday that the Unite...
Gazpromi i Rusisë pezullon një kompresor të dytë të ga...
Switzerland closed its airspace on Wednesday following...
Germany has promised to supply Ukraine with heavy weap...
The European Parliament's Foreign Affairs Committee on...
The lifeless body of Elena del Pozzo, a 5-year-old girl wh...
According to NATO Secretary General Jens Stoltenberg, ...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident involving three vehicles occurred a few minute...
55-year-old Belere Plaka, who was injured today with a sho...
Police Announcement: Following preliminary information...
New details from the operation being carried out in Fier t...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu will travel to t...
A bipartisan group of US lawmakers is calling for a Europe...
US President Donald Trump will host his Ukrainian counterp...
The Basic Court in Pristina found the former mayor of Pris...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...