Gjilan under the "threat" of bombs / Alarm in some schools
This morning in some schools in the region of Gjilan there w...

Pas një hezitimi të gjatë. kancelari gjerman Olaf Scholz po qëndron të enjten në Kiev për një vizitë të parë që pas fillimit të luftës, së bashku me kreun e shtetit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian, Mario Draghi. Tre krerët kryesorë politikë europianë mbërritën në Kiev me tren, dhe vizituan si fillim një zonë në periferi, Irpin, së bashku me presidentin rumun, Klaus Iohannis, i cili kishte udhëtuar vetëm në Kiev. Irpin është një nga zonat e shkatërruara rëndë nga sulmet ruse. Janë planifikuar takime edhe me presidentin Zelensky.

Scholz dënoi "brutalitetin" e agresionit rus në Irpin, që ka vrarë civilët dhe ka shkatërruar shtëpitë. Kjo është një luftë e tmerrshme, tha Scholz. Sipas kancelarit është shkatërruar një qytet që nuk ka pasur struktura ushtarake. "Kjo të thotë shumë për brutalitetin e sulmit rus, që është i drejtuar nga shkatërrimi dhe pushtimi." Rusia e zhvillon këtë luftë me brutalitetin më të madh, pa marrë parasysh jetët njerëzore, tha Scholz. "Kjo duhet të marrë fund."

Kancelari Scholz bëri të ditur, se mbështetja për Ukrainën që po mbrohet nga Rusia do të vazhdojë për sa kohë që "kjo të jetë e nevojshme". Qëllimi i udhëtimit është që Ukrainës t'i jepet një "sinjal i qartë i solidaritetit të Europës", deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit. Scholz i tha gazetës "Bild", se nuk bëhet fjalë vetëm për të demonstruar solidaritet, por edhe për sigurimin e mbështetjes, "financiare, humanitare, si edhe kur bëhet fjalë për armët."
Kurse presidenti francez, Emmanuel Macron tha pas vizitës në Iprin se këtu "janë kryer masakra dhe krime lufte". Për Macron "ky është një qytet heroik, i shenjuar nga stigma e barbarisë."
Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka siguruar Ukrainës mbështetjen e vendosur të Europës në mbrojtjen prej sulmit rus. Pas mbërritjes në stacionin e trenit në Kiev, ai tha se kjo vizitë është "mesazh për unitetin europian, i cili adresohet ukrainaseve dhe ukrainasve, si edhe i mbështetjes për të folur në të njëjtën kohë për të tashmen dhe të ardhmen dhe, sepse e dimë, se javët e ardhshme do të jenë të vështira." Ukraina duhet "të rezistojë dhe fitojë".

Ambasadori ukrainas në Berlin, Andrej Melnyk ka shprehur pritshmëri të larta nga vizita e tre krerëve europianë. Ukrainasit shpresojnë që rëndësia e vizitës së Scholzit të mos jetë vetëm "simbolike", por "novatore", tha ai për "Rheinsche Post." Sipas Melnyk, ndihma ushtarake e Gjermanisë duhet të ngrihet në "një nivel të ri cilësor:"
Vizita e tre vendeve më të fuqishme në BE kishte kohë që pritej. Qeveria ukrainase që nga fillimi i luftës ka shprehur kritika të ashpra për Gjermaninë duke kritikuar hezitimin gjerman në çështjen e furnizimit me armë të rënda. Një vizitë e presidentit gjerman, Steinmeier u refuzua duke iu referuar politikës së tij të mëparshme ndaj Rusisë. Po ashtu presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky këmbëngul se vendi i tij ka siguruar të drejtën për një anëtarësim në BE përmes mbrojtjes "vlerave" të Europës kundër agresionit rus. Në Bruksel pritet një rekomandim i statusit kandidat pro me kufizime./DW
This morning in some schools in the region of Gjilan there w...
Ten years after leaving, German soldiers will return t...
After more than 110 days of Putin's barbaric war crime...
Albania's ambassador to the UN, Ferit Hoxha, as well a...
President Joe Biden announced Wednesday that the Unite...
Gazpromi i Rusisë pezullon një kompresor të dytë të ga...
Switzerland closed its airspace on Wednesday following...
Germany has promised to supply Ukraine with heavy weap...
The European Parliament's Foreign Affairs Committee on...
The lifeless body of Elena del Pozzo, a 5-year-old girl wh...
According to NATO Secretary General Jens Stoltenberg, ...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
The spokesperson for the CEC of Kosovo, Valmir Elezi, has ...
Iran's military's central command announced a halt to airs...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...