Foreign Currencies in Crisis/ Exchange Rates, November 29, 2023
Today, November 29, 2023, the US dollar is bought at 9...

Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gjatë këtij viti.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deri për 10 muajt e parë të vitit në sistemin kombëtar të pagesave në Euro, AIPS Euro, janë kryer më shumë se 200 mijë transferta në monedhën europiane. Transfertat në Euro janë rritur me 66% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në vlerë, transfertat për 10-mujorin arritën në pothuajse 3.3 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 23%.
Rritja e numrit dhe vlerës së transfertave kombëtare bankare në euro është një tregues i rritjes së mëtejshme të përdorimit të valutës në transaksionet e brendshme ekonomike në Shqipëri. Rritja e flukseve hyrëse në Bilancin e Pagesave ka sjellë më shumë Euro në ekonominë dhe sistemin financiar shqiptar.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregtuan se deri në fund të muajit shtator, depozitat bankare në Euro ishin në rritje me 16.5% krahasuar me një vit më parë.
Sistemi i pagesave AIPS Euro filloi funksionimin në janar të vitit 2022, me qëllimin uljen e kostove të transfertave bankare në monedhën europiane. Para ngritjes së këtij sistemi, transfertat kombëtare në Euro mund të bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit.
Kjo rrugë krijonte vonesa në kohë dhe, mbi të gjitha, kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në Lekë. Komisionet e larta bënin që shumë shpesh klientët e sektorit bankar t’i zhvendosnin fondet nga njëra bankë tek tjetra nëpërmjet tërheqjeve dhe derdhjeve cash në arkë.
Me ngritjen e sistemit AIPS Euro, Banka e Shqipërisë përcaktoi edhe vlera tavan që bankat tregtare për komisionet që ato mund t’iu ngarkojnë klientëve të tyre.
Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS Euro, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jenë më i lartë se 0.2% e vlerës së transferuar dhe komisioni dysheme nuk mund të jetë më i lartë se 6 euro.
Për pagesat që janë të iniciuara në formë elektronike, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jetë më i lartë se 50% e totalit të komisioneve të aplikuara për çdo pagesë të iniciuar në formë jo elektronike. Kjo do të thotë zbatimin e totalit të komisioneve dysheme të lartë se 3 euro, totalit të komisioneve jo më të lartë se 0.1% e vlerës së transferuar për vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro.
Në total, për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS Euro, totali i komisioneve maksimum të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë, nuk duhet të jetë më i lartë se 50 euro, pavarësisht nga shuma. Për transfertat e kryera përmes këtij sistemi nuk aplikohen komisione për fondet në mbërritje.
Veç uljes së kostove, ky projekt vlerësohet të ketë sjellë efekte pozitive edhe nga pikëpamja e administrimit të parasë fizike në Euro nga ana e bankave dhe promovimit të pagesave elektronike edhe në këtë segment të tregut, duke nxitur qytetarët shqiptarë drejt përdorimit të këtyre instrumenteve./ Revista Monitor
Today, November 29, 2023, the US dollar is bought at 9...
Vlora International Airport is expected to start fligh...
The support of the banking sector with liquidity from ...
Today, November 28, 2023, the US dollar is bought at 9...
Today, November 26, 2023, the US dollar is bought at 9...
Today, November 25, 2023, the US dollar is bought at 9...
The lek ended the week strengthening more on the exchange ...
Today, November 24, 2023, the US dollar is bought at 94 AL...
The investigations launched by the Special Prosecutor's Of...
The use of energy in the country increased in the thir...
An Albanian family in 2022 spent 39.7% of total expens...
The irregularities found with the European Union (EU) fund...
Today, November 22, 2023, the US dollar is bought at 94.2 ...
The Member of Parliament and at the same time the chai...
Today, November 22, 2023, the US dollar is bought at 94.8 ...
The US government has dealt a massive blow to Binance,...
Today, November 21, 2023, the US dollar is bought at 9...
Gratë në Kosovë zotërojnë vetëm 15 për qind të pronave...
Today, November 20, 2023, the US dollar is bought at 94.8 ...
Today, November 19, 2023, the US dollar is bought at 9...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...