Scandal with Rama's international exhibitions/PD demands transparency for their financing
The Democratic Party's Anti-Corruption Spokesperson, Genta...
The Democratic Party's Anti-Corruption Spokesperson, Genta...

IRS (Autoriteti Tatimor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës) raportoi në tetor 2023 një plan që synon të mbyllë pabarazinë për tatimet e paguara.
Institucioni tha se po punonte që të rriste normën e ulët të auditimit për korporatat e mëdha, partneritetet e ndërlikuara dhe individët me të ardhura të larta. Hendeku tatimor, ose diferenca midis tatimeve, për të cilat është detyrimi dhe pagesave faktike, ishte rreth 688 miliardë dollarë për vitin tatimor 2021, raportoi IRS në tetor.
Gjatë dekadës së fundit, diskutimet globale të reformës së politikës tatimore janë larguar nga fokusi në lidhjen midis tatimeve dhe rritjes ekonomike drejt reformës tatimore, që merr parasysh objektivat e barazisë dhe të rritjes ekonomike.
Në fakt, fokusi sot në botë, sidomos pas pandemisë së Covid, është që politikat tatimore të mund të hartohen në mënyrë gjithëpërfshirëse, që sistemet fiskale të mund të ofrojnë një ekuilibër të barazisë, rritjes dhe qëndrueshmërisë.
Politika tatimore gjithashtu ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në rritjen e ekuilibrit, nëpërmjet politikave për të adresuar shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë. Presioni pritet të rritet në të ardhmen, për shkak të plakjes së popullsisë dhe efektit të kësaj tendence në tregun e punës dhe skemën e pensioneve.
Në Shqipëri, të ardhurat buxhetore dy vitet e fundit kanë shënuar ecuri pozitive dhe në vitin 2023 vlerësohet të kenë arritur në nivelin më të lartë historik prej 28.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Por, në një vështrim të detajuar, qartazi rritja e të ardhurave nuk vjen nga një zgjerim i bazës së tatimpaguesve, zhvillim i lartë ekonomik, apo fokus te tatimpaguesit me të ardhura të larta. Ajo vjen nga faktorë të rastit dhe ciklikë, si ndryshimi i çmimeve apo pagave.
Në vitin 2022 ishin çmimet e larta që frynë të hyrat buxhetore, sidomos nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe akciza, që janë tatime që paguhen direkt nga konsumatori në çmimin final të produktit. Në vitin 2023 ishte rritja e pagave, e nxitur nga reforma në administratë dhe sidomos nga presioni që u krijua te bizneset, si rrjedhojë e ikjes së fuqisë punëtore në emigracion.
Nga të dhënat zyrtare rezulton se individët janë ata që kanë dhënë ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave në buxhet, nëpërmjet pagesave të sigurimeve dhe të tatimit mbi të ardhurat personale.
Nga këta dy zëra u mblodhën rreth 34 miliardë lekë, ose gati gjysma e rritjes së të ardhurave buxhetore në 2023. Barrën kryesore e mbajtën personat me paga të ulëta, si rrjedhojë e rritjes së pagës minimale, apo e ashtuquajtura shtresa e mesme.
Kjo rritje, e mbështetur te pagat, nuk është e qëndrueshme për dy arsye. Së pari, ajo është bërë pa një përmirësim të produktivitetit, për shkak se nuk u tërhoq nga ekonomia, por nga presioni mbi punonjësit.
Së dyti, në një efekt zinxhir, ndërhyrja e detyruar te shpërblimet e punonjësve, e pashoqëruar me eficiencën, nuk po krijon hapësira për rritje të mëtejshme të pagave, duke bërë që efekti të shuhet shpejt, duke filluar nga prilli.
Në kahun tjetër, presioni mbi bizneset dhe individët që nuk paguajnë tatimet, nuk duket të jetë i lartë. Të dhënat e raportit vjetor të tatimeve për vitin 2023 treguan se detyrimet e papaguara të bizneseve dhe individëve ndaj administratës fiskale po rriten vit pas viti, pavarësisht se tashmë ka struktura të konsoliduara për arkëtimin tyre.
Të dhënat zyrtare referojnë se më 31 dhjetor 2023, detyrimet tatimore ishin mbi 155 miliardë lekë (1,5 miliardë euro), me rritje 6%.
Gjatë vitit të kaluar, borxhi tatimor shënoi rritje neto 8.4 miliardë lekë në krahasim me fillimin e vitit (kjo shumë është sa 12% e shtesës së të ardhurave totale në 2023). Bizneset nuk paguajnë TVSH, tatimfitimin, apo dhe sigurimet shoqërore të punonjësve të tyre.
Politikat fiskale pas viteve ’90 kanë pësuar luhatje të konsiderueshme midis nevojës fillestare të fillimit të viteve ’90 për të lejuar bizneset të gjallërohen dhe individët të nisin të grumbullojnë kursime dhe nevojës për të reduktuar ekonominë informale dhe për të përmirësuar performancën në grumbullimin e të ardhurave buxhetore.
Të aplikuara në një mjedis ekonomik që trashëgonte një kulturë “mospagimi taksash teorik” para ’90-s, pasi në realitet “mbivlera” që grumbullohej nga ekonomia e centralizuar ishte e lartë, rezultatet e politikave fiskale në vite pas ’90-s nuk fituan tipar qëndrueshmërie dhe strukture harmonike.
Të shoqëruara edhe me zbatim problematik në praktikë, e përkthyer në efektivitetin e organeve tatimore, në korrupsionin e përhapur dhe në cilësi të pakënaqshme shërbimesh që mbështetet nga të ardhurat tatimore, çdo ndryshim në paketat fiskale, të cilat kanë qenë dhe të shpeshta, nuk ka prodhuar rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme.
E njëjta prirje po theksohet sidomos në vitet e fundit, ku për të përmirësuar performancën e treguesve është gjetur rruga më e lehtë e rritjes së barrës tatimore, në emër të barazisë, aty ku po shkaktohet më tepër pabarazi, pa guxuar të ndërhyhet rrënjësisht në administrimin e të ardhurave dhe dhe në efektivitetin e armatës së administratës tatimmbledhëse dhe tatimshpenzuese./Monitor
Today, on March 1, 2024, in the foreign exchange market, t...
Sasitë e importeve të produkteve farmaceutike panë rritje ...
About 15 million euros will be financed for the implem...
Today, February 29, 2024, in the foreign exchange market, ...
Deposits have significantly accelerated the upward tre...
Today, on February 28, 2024, in the foreign exchange marke...
Qeveria shqiptare nuk ka shpenzuar asnjë lek për investime...
The Public Procurement Commission (PPC) has requested the ...
A large group of farmers from the areas of Berat, Fier joi...
Sot, më 27 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Home loan interest rates fell again in December and touche...
Labor productivity, which measures the income received by ...
Today, February 26, 2024, in the foreign exchange market, ...
Today, on February 25, 2024, in the foreign exchange m...
Today, on February 24, 2024, in the foreign exchange m...
Income from payroll taxes is driving most of the annual re...
In at least eight municipalities audited by the Suprem...
The banking sector further increased the investment in Eur...
Today, on February 23, 2024, in the foreign exchange marke...
Incoming transfers from abroad to the bank accounts of ind...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
A serious incident has occurred in Morina, Kukes. Citizen...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...