LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stop-“Shkrije 24 orë para dhe s’kuptohet”/ Mishi i Brazilit shitet si i freskët Kosove

2024-04-01 21:07:00, Denoncim CNA

Stop-“Shkrije 24 orë para dhe s’kuptohet”/ Mishi i

Çështja që emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka trajtuar sot një skandal të përmasave të frikshme pasi ka të bëjë me ushqimin e të gjithëve ne. Mishi me origjinë nga Brazili, importohet nga Kosova nga kompania “Apetit shpk”. Më pas në etiketë shkruhet se është mish i freskët nga Kosova. Sipas burimeve të “Stop”, vetëm për vitin 2023 në Shqipëri janë importuar rreth 600 mijë kg mish nga kompanitë shqiptare nga kompania “Apetit shpk”.

Dekani i Fakultetit të Bioteknologjisë në UBT, Kapllan Sulaj shpjegon se si funksionon industria e mishit, siguria ushqimore sipas standardeve të BE-së dhe karakteristikat, që identifikojnë mishin e freskët nga mishi i ngrirë me origjinë nga Brazili.

Kapllan Sulaj, Dekan, Fakulteti i Bioteknologjisë: Mishi kryesisht i importit vihet me sasira të mëdha nga Brazili dhe Argjentina. Janë këto 2 vende, të cilat kanë kapacitet të mëdha prodhuese të mishit. Nga këto, marrin dhe vendet e zhvilluara, merr dhe Gjermania, merr dhe Franca, edhe Anglia. Edhe ne i jemi përshatur legjislacionit të Bashkimit Europian. BE importon nga Argjentina dhe Brazili nga stabilimente të prodhimit të mishit të licencuara, të cilat janë inspektuar disa herë nga Bashkimi Europian dhe janë verifikuar që plotësojnë të gjitha kushtet higjeno-sanitare për prodhimin e mishit.

“Stop” u informuam se në Shkozet të Durrësit, një biznes në emër të Ilir Gjonit, shet mish të ngrirë brazilian që hyn nga Kosova përmes “Apetit shpk”. Ky tregtar na tregon si ta shkrijmë mishin 24 orë përpara dhe ta servirim si mish të freskët Kosove.

Punëtori: Me të freskët nuk ia del dot asnjëherë se ne e shofim në Durrës.

Qytetari: Ju nga e merrni zakonisht?

Punëtori: Ne punojmë me Kosovën.

Qytetari: Me Kosovën?

 

Qytetari: Po ky ça mishi është?

 

Punëtori: Ky është fileto viçi nga këto të Brazilit.

 

Qytetari: Është nga Brazili?

 

Punëtori: Po! Për byftek e përdorin këtë. Pra unë po të them çmimin drejt, si i thonë një fjale.

 

Qytetari: 22 mijë lekë?

 

Punëtori: 22 mijë lekë, që unë e çoj në restorant me koli.

 

Qytetari: Unë interesohem për mish viçi.

 

Ilir Gjoni: Unë nuk them, që jam ndër më të mirët, por te mishi i viçit sot, u bëra 1 vit e gjysëm me një fjalë që jam mirë. Nuk më mungon asnjë gjë në frigorifer. Unë shes nëpër shumica.

 

Qytetari: Ti ke viçat e tu, apo?

 

Ilir Gjoni: Unë kam mish të ngrimë, o vlla. Këtu flitet për mish të ngrirë. Pra mishi i ngrirë e kërkojnë të gjithë hotelet. Pra ti varet çfarë do. Pra ça ka viçi, muskul, knukël, shpatull, kundrafileto, fileto…

 

Qytetari: Po djali më tha, që ti je i lidhur me ca kosovarë.

 

Ilir Gjoni: Po, unë punoj me ata kosovarët.

 

Qytetari: Të marr 10 kile unë tani?

 

Ilir Gjoni: Ore unë ta bëj, sa do ti nuk e kam problem. Problemi është, që është i ngrirë, jo i freskët. Kjo fileto përdor gjithë agroturizmi vërdallë. Problemi është, që ti do marrësh atë produkt, që ty shërben. Pra ajo fileto viçit, që e merr ti këtu të ngrime, ajo lihet në frigorifer freskues për 24 orë dhe të nesërmen gatuhet. Ti s’ke për t’i thënë, që është e ngrime.

 

Qytetari: Këtë mishin më tha, që është i shtrenjtë ky i byftekut. Këtë e merr nga Brazili ti?

 

Ilir Gjoni: Të gjitha Brazili janë.

 

Me kamera të fshehtë, “Stop” mori rolin e biznesmenit të hotelerisë dhe porositi 1 ton mish nga “Apetit shpk” në Kosovë. Por dokumentat u bënë sikur 1 ton mish fileto vici ishte mish i freskët nga Kosova, i therur në Janar 2024. “Apetit” me ndihmën e Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë me inspektor Qenan Maxhuni bënë të mundur falsifikimin e origjinës së mishit nga Brazili në Kosovë.

 

Qytetari: Vij nga Shqipëria. Si venë punët?

 

Samiu: Mirë! Punojmë nga pak, mirë.

 

Qytetari: Unë interesohem për mish viçi.

 

Samiu: 15 Euro!

 

Qytetari: Unë dua të marr 1 ton sot. Të bëj parapagim dhe të ma sjellësh në Tiranë! Nga e merr ti këtë?

 

Samiu: Nga Brazili!

 

Qytetari: E Brazilit është kjo?

 

Samiu: Po!

 

Qytetari: Këto janë të..?

 

Samiu: Të Brazilit!

 

Qytetari: Këto janë ato të Brazilit, hë…?

 

Samiu: Po!

 

Samiu: Kjo është pjesë e kofshës.

 

Qytetari: Eh pra, eh. Shumë bukur!

 

Samiu: Kjo vjen diku me 7-8 atje në Tiranë.

 

Qytetari: Shiko, si e kanë paketuar ata!

 

Samiu: Kjo është muskul.

 

Qytetari: Kjo do lënë një ditë, që të shkrijë?

 

Samiu: Po! Duhet!

 

Qytetari: Tani. Te letrat!

 

Samiu: Po!

 

Qytetari: Që do më sjellësh, se atje në Sarandë unë s’mund t’u them atyre, që marr mish të ngrirë dhe jua jap atyre…

 

Samiu: Brazili.

 

Qytetari: Të ngrirë e ia jap atyre. M’i bën dot me letra, që e kam mish të freskët unë atë?

 

Samiu: Qysh? Mish kosove i freskët?

 

Qytetari: Hë, kshu do ma bësh!

 

Samiu: Po, e bëjmë!

 

Qytetari: Ok!

 

Samiu: Po ti mos i thuj kujt, që.., se unë punoj me disa kompani në Shqipëri. Mos i thuj, që kam marrë te “Apetiti”. Ç’ki me bo? Po fole, i prishe punës vetes.

 

Sipas marrëveshjes të Ceftës, kjo kompani nga Kosova nuk paguan taksën doganore kur eksporton mish me origjinë nga Kosova në Shqipëri.

 

Përfaqësues i doganës në Kosovë: Jo vetëm për produktet e mishit, por për të gjitha që kanë origjinë nga vendet nënshkruese të Ceftës, të cilat për momentin janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, taksa doganore ndërmjet tyre për prokute që kanë origjinë nga një vend i caktuar, në lëvizje, si në import, ashtu edhe në ekpsort eliminohet taksa doganore derisa mbeten taksa të tjera siç mund të jetë taksa e TVSH-së apo taksa e akcizës./tvklan.al

Lajmet e fundit nga