Sentenced to 24 years in prison for murder/ 60-year-old arrested in England
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Another phase of the international operation, codenamed "T...

“Stop” rikujton mënyrën, sesi ish-prokurori Emëror Kasaj dhe gjyqtarja Suela Dashi shfrytëzuan postet për hakmarrje personale ndaj avokatit Arben Llangozi. Këtij të fundit, mungesa e profesionalizmit nga çifti Kasaj-Dashaj dhe sjellja si në pronë të babait, i kushtuan avokatit pezullimin e licencës për 5 muaj. Kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Visha dhe ish-prokurori i Përgjithshëm Genc Gjokutaj analizojnë situatën, duke folur për abuzim nga ana e zyrtarëve të drejtësisë.
“Ajo masë është vendosur mbi kritere subjektive që në fillim. Pra që në krye të herës ligji është shkelur me ndërgjegje”, tha Gjokutaj.
“Unë nuk është se jam i pezulluar me vendim. Vendime pezullimi kundrejt meje nuk ka sepse janë shuar për shumë arsye. Por duke qenë se prokurori ekzekutoi vendimin e caktimit të masës dhe nuk ekzekutoi vendimet e shuarjes së masës atëherë Dhoma Kombëtare e Avokatisë do një vendim tjetër që mund të jetë ose konstatim i shuarjes së masës ose ekzekutim i vendimit të apelit, gjë që kjo deri ditët e sotme nuk ka ndodhur, po bëjmë deri në 5 muaj dhe Gjykata Gjirokastër në bashkëpunim me organin e akuzës më kanë bërë një dëm dhe unë po bëj rreth 5 muaj i pezulluar. Gjyqtarja Suela Dashi aktualisht që po jap këtë intervistë janë rreth 10 vendime të prishura dhe 40 vendime të tjera që e urdhërojnë atë të gjykojë shuarjen e masës dhe kjo gjyqtare deri ditë t e sotme nuk i ka gjykuar”, tha avokati Llangozi.
“Në lidhje me avokatin, mendoj që nga ana e prokurorisë është gabuar pasi nuk mund të përdorë pushtetin e saj procedural asnjë prokuror apo gjykatës për të gjithë personat që janë palë në një proces. Ajo që në qoftë se një avokat nuk respekton legjitimitetin e seancës apo thyen rregullat e seancës ka forma të ndryshme nga gjykatësi i seancës por kurrsesi një “hakmarrje” e prokurorit dhe gjyqtarit ndaj avokatit do të ishte një luftë nul i themi ne. Për mua është vepër penale dhe veprat penale ndiqen nga organet e akuzës”, tha Visha.
Madje ky i fundit thotë, se ky rast është aq unik sa duhet të studiohet në fakultetin e drejtësisë.
“Mendoj që kjo është një ngjarje e paprecedentë në historinë e gjyqësorit shqiptar pasi kjo është një hakmarrje e hapur e një çifti ligjor gjyqtar-prokurori, një gangrenë e drejtësisë sot. Ju nuk e dini, por ta marrin vesh njerëzit nëpërmjet kësaj interviste që prokurori rri te zyra e gjyqtarit, jo vetëm ky prokuror, por shumë prokurorë të tjerë dhe aty ndajnë kërkesën e prokurorit me vendimin e gjykatës për fitimet dhe të gjitha ndërsa avokati pret poshtë në oborr me familjarët. Kjo është skandaloze, të vesh duart në kokë. Kjo ndodh në shumicat e gjykatave, por është për të vënë duart në kokë. Nga ana e gjyqtares është jo shpërdorim detyre, por një rast për t’u mësuar me studentët në tekst shkollor se si një gjyqtar mund të abuzojë me detyrën duke cënuar të drejtat dhe liritë profesionale, morale, integritetin e një avokati në proces. Ky është një rast i rëndë që mendoj se nuk do të kalojë pa u ndëshkuar”, tha Gjokutaj.
Prokurori Emëror Kasaj regjistroi procedim penal për avokatin Llangozi direkt pas transmetimit të një emisioni të “Stop” ku ai denoncohej për një rast. Që nga ky moment, prokurori dhe gjyqtarja Dashi vunë në përgjim dhe sekuestruan telefonat e studios së jurisprudencës që drejtohej nga avokati.
“Stop” më vonë ka publikuar një tjetër rast korruptiv ku ishte i përfshirë prokurori Kasaj dhe gjyqtarja Suela Dashi. Pas publikimit të këtij rasti, avokatit iu caktua masa ku iu pezullua licenca e avokatit.
Për të treguar që këto veprime dhe mosveprime të Dashit kanë qenë tendencioze dhe duke shfrytëzuar postin dhe kolltukin e gjyqtares, “Stop” solli fakte zyrtare.
Në vitin 2019 dhe 2021, vetë gjyqtarja kërkon që të mos gjykojë çështjet që ka me avokatin Arben Llangozi. Këto vendime nxjerrin blof Suela Dashin e cila fatkeqësisht ka rënë brenda me këmbët e veta.
Avokati Llangozi ka bërë dhe një ankesë në ILD për gjyqtaren Suela Dashi, por prej shumë muajsh nuk ka përgjigje.
“Nga ajo që kam konstatuar, Prokuroria e Përmetit është duke e favorizuar gjyqtaren Suela Dashi. Pse? Sepse për arsye që në momentin që kam bërë kallëzim penal, prokuroria ka pasur detyrimin ligjor të regjistronte emrin si person nën hetim. Ky veprim nuk është kryer. Prokuroria e ka favorizuar këtë gjyqtare me qëllim sepse në dijeninë time në mënyrë jozyrtare ka pasur ndikime pa fund nga gjyqtarë të tjerë për mosregjistrimin e këtij lloji procedimi”, u shpreh Llangozi.
“Tjetër rrugë që kam ndjekur është edhe ILD. Deri ditën e sotme, po bëj 7 muaj që kam bërë ankesë, deri ditën e sotme nuk më është vënë në dispozicion se cili është inspektori i dosjes dhe mund ta them me plot bindje dhe me plot gojën se ky institucion është duke e favorizuar këtë gjyqtare. Deri sot ky institucion nuk ka bërë asnjë lloj veprimi hetimor për të vërtetuar ankesën time. Janë rreth 50 kërkesa të miat që nuk janë shqyrtuar nga gjyqtarja”, tha Llangozi më tej.
Eugen Beci, ish-prokuror, thotë se ILD i ka instrumentet ta verifikojë këtë rast dhe të marrë masa administrative deri në heqje të ushtrimit të profesionit për Suela Dashin.
"All these problems that the parties often encounter in the judicial system have already been resolved by the judicial power through judicial governance. All this can only be solved by ILD. It can find violations, incompetence, partiality, or lack of professionalism, and in the end it can find a serious breach of trust in the public to cause a disciplinary measure," said Llangozi. /tvklan.al
In 2019, "Stop" published the case of Luan Nikollari, who ...
Në datën 6 tetor 2022, Fiks Fare transmetoi një investigim...
An unusual event has brought the show "Stop" to Dimal, as ...
Tre persona janë ankuar në redaksinë e Fiks Fare se janë m...
“Stop” u ndal në familjen e zotit Ilir Krekeza, i cili vet...
Prej disa muajsh emisioni “Stop” transmeton problemet e pa...
Kukës Municipality together with the National Housing ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës ndryshimet e pr...
Fatma Banka tells the investigative show "Stop" that s...
In the middle of June, the investigative show "Stop" o...
Rina Qyra (Hajrie) is a debtor since she could not repay a...
Gëzim Ndou nga Puka tregon se djali i tij ka ndjekur për 4...
Shkolla 9-vjeçare e fshatit Barç të Skraparit është e kyçu...
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për 11 urdhër-arre...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës abuzimet me fond...
On August 6, 2022, 71-year-old Milkë Kroza was killed ...
Ai tha se ka jetuar për vite me radhë në Itali dhe prej 7 ...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, while warn...
Former MP Myslim Murrizi has denounced a police chief ...
Sipas nenit 21 për kriteret e pranimit në Gardën e Republi...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
A serious incident has occurred in Morina, Kukes. Citizen...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...