
Inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit u kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 58 milionë euro, por asnjëri nuk është në funksion, ndërsa malet me mbetje të krijuara rreth tyre rrezikojnë të kthehen në hotspote të reja mjedisore.
Inceneratori i Elbasanit është prej kohësh i fikur dhe mbetjet që vijnë nga gjashtë bashkitë e qarkut kanë krijuar një mal gjigand plehrash në landfill. Pamje të ngjashme ofron edhe inceneratori i Fierit, ku një grumbull mbetjesh është krijuar gjithashtu brenda rrethimit. Mbetjet depozitohen në landfill dhe nuk i nënshtrohen proceseve të tjera të seleksionimit, riciklimit apo djegies.
Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 58 milionë euro, por i pari është në remont dhe i dyti nuk është vënë ende asnjë ditë në punë. Përtej kostove dhe akuzave për abuzim me fondet publike, ekspertët janë të shqetësuar se malet e plehrave po shkaktojnë një krizë të re mjedisore në këto dy projekte.
Olsi Nika, ekspert dhe drejtues i organizatës mjedisore EcoAlbania, thotë mbetjet e depozituara pranë inceneratorëve rrezikojnë të ndosin ambientin përreth.
?Lehtësisht ato mbetje kanë mundësi të bien në kontakt me faktorë biotikë dhe abiotikë që do të thotë me shiun, me erën, me rrëshqitjet e dherave për shkak të shirave dhe tërmeteve. Pra janë në kontakt shumë të qartë dhe të hapur. Ashtu siç janë në kontakt me shpendët, me gjitarët e vegjël, të cilët më pas mund të ndikojnë në tejçimin e kësaj ndotje, e cila për hir të së vërtetës, po shdërrohet në një hotspot nga pikëpamja mjedisore, në një zonë të nxehtë ku ka një grumbullim mjaft të përqëndruar të ndotjes,? tha ai.
Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit u sekuestruan nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas hetimeve të nisura për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave ndaj ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetit socialist, Alqi Bllako dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë.
Administratorët kryesorë të kompanive koncesionare, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto akuzohen gjithashtu për korrupsion, por i kanë shpëtuar deri më tani urdhër-arresteve.
Pasi u menaxhua për disa muaj nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, inceneratori i Elbasanit i kaloi në mars të vitit 2022 shoqërisë me kapital publik, ECO-ELB, e krijuar nga të gjitha bashkitë e qarkut.
Në prill 2022, shoqëria ECO- ELB e përshkruante si emergjente situatën e krijuar me mbetjet në inceneratorin e Elbasanit, përmes një kërkese për pajisje me licensë të përshpejtuar për prodhimin e energjisë, drejtuar Entit Rregullator të Energjisë.
?Gjatë periudhës dhjetor 2021- mars 2022, situata e mbetjeve ishte dhe vijon të mbetet emergjente dhe nga data 15.12.2021, drejtori teknik i impiantit për shkak të mungesës së lëndëve të para të nevojshme për punën e impiantit, ka urdhëruar fikjen e komanduar të tij,? thuhet në kërkesën e shoqërisë Eco-Elb.
?Që nga kjo datë, mbetjet vetëm trajtohen në landfilld (nuk digjen) dhe si i tillë nuk realizohet prodhimi i energjisë elektrike,? shtohet në dokument.
Nëntë muaj pas licensimit nga ERE, impianti i Elbasanit është ende jashtë funksionit dhe mali i plehrave sa vjen e lartësohet, edhe pse shoqëria ECO- ELB shpenzoi para të tjera shtesë për ta vendosur atë në punë.
Bashkia e Elbasanit dhe administratori i shoqërisë ECO-ELB, Leli Kaja refuzuan t?u përgjigjen pyetjeve mbi arsyet se pse inceneratori nuk djeg mbetje dhe mbi rreziqet mjedisore që shkakton groposja e mbetjeve në landfill.
Ndërsa Farudin Arapi, administratori i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara i tha BIRN përmes një bisede telefonike se impianti ka funksionuar për disa muaj dhe më pas pësoi defekt.
?Fillimisht ai ka punuar në normalitet nga periudha e marsit deri në periudhën e gushtit. Si rregull bëhet një remont i pjesshëm dhe një gjë e tillë nisi të kryhej në shtator-tetor, por për shkak se kishte disa avari në pompat, që ishte një proces serioz që s?e mori përsipër asnjë nga kompanitë, u detyruam ta ndërpresim,? tha Arapi, i cili shtoi se impianti do të vendosej në punë së shpejti.
Situata është e ngjashme në inceneratorin e Fierit, i cili nuk ka nisur ende të djegë mbetje. Sipas administratorit Arapi, nevojiten para të tjera nga buxheti i shtetit për të blerë pajisje shtesë dhe për ta vënë atë në punë.
?Pritet që ministritë e linjës të miratojnë fondin prej 2.8 milionë Eurosh për të vënë në funksion inceneratorin e Fierit,? përfundoi Arapi./ VOA
Starting from 22:00, until the early hours of the morn...
The deputy of the DP, Tritan Shehu, has reacted regard...
Journalist Edi Oga, through a reaction on social netwo...
The head of the Republican Party, Fatmir Mediu, is in the ...
Dea Michel, resident of Big Brother Vip with an averag...
Avoiding a possible conflict in the Balkans, as well a...
Moderator Jonida Shehu has shown the message she recei...
Criminalistics expert, Dritan Rexhepi, has commented o...
Mjeku Erion Dasho ka dalë në mbrojtje të dy mjekëve të...
Prime Minister Edi Rama has forgotten the scandal with McG...
The vice president of the Freedom Party, Erisa Xixho, ...
The head of PR, Fatmir Mediu, has published some images from...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...
The Prosecutor's Office at the Court of First Instance in ...
McGonigal është takuar jo vetëm me politikanë por edhe me ...
After the arrest of the former government official, Alda K...
Journalist Klodiana Lala revealed to "BalkanËeb" the full ...
Over 100 vehicles at the border crossing point of Qafë Tha...
Rozeta Dobi's testimony seems to have shed light on the ow...
The police issued an official statement about the arrest o...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...