web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Persona të maskuar sulmojnë gazetarët

2022-12-09 10:02:00, Aktualitet CNA

 

Video-Persona të maskuar sulmojnë gazetarët

Makina me të cilën po udhëtonin ekipi i Kallxo.com, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj janë sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.

Ekipi i cili po udhëtonte me makinën e zyrës në drejtim të Mitrovicës së Veriut është sulmuar nga grupi i personave të maskuar të cilët po qëndrojnë në udhëkryqin e kësaj lagjeje.

Sulmuesi ka goditur me grushte makinën ndërsa mjete të forta janë hedhur edhe nga pjesëtarët e grupit.

Dy gazetarët kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime fizike duke u larguar me shpejtësi në drejtim të zonave të tjera të Mitrovicës.

Në videon e mëposhtme shihet personi duke vrapuar në drejtim të veturës i njëjti edhe ka goditur automjetin.

Nga mbrëmë Mitrovica e Veriut është në tensione pas vendosjes së pjesëtarëve të policisë në këtë zonë.





Lajmet e fundit nga