web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rasti i 27-vjeçares/ Balla: Duhen miratuar ndryshimet ligjore në adresimin e dhunës online

2024-02-12 13:08:00, Aktualitet CNA

Rasti i 27-vjeçares/ Balla: Duhen miratuar ndryshimet ligjore në

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas lajmit për vetëvrasjen e 27-vjeçares në Kamëz.

Balla kë kërkuar që të rritet forca zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave .

Ndër të tjera shton se ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës online, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje.

I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!

Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës online, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.

Asnjë  justifikim ndaj dhunës as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, shprehet ai./ CNA





Lajmet e fundit nga