FOTO/ Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, qindra makina në radhë
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan. Makinat j...

Mitropoliti i Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës, Imzot Joani ka dhënë një mesazh për Pashkën Ortodokse.
Ai shprehet se Ngjallja e Krishtit, kjo dhuratë e Perëndisë për të gjithë njerëzit, kërkon një përgjigje nga ana jonë.
Imzot Jonani bën thirrje që të jetojmë një jetë të re dhe të vërtetë, plot shpresë, paqe, dashuri dhe vëllazëri.
"Thirremi të përqafojnë njëri-tjetrin dhe të falim njëri-tjetrin në çdo gjë. Le t’i hapim, pra, zemrat tona dhe le ta pranojmë këtë dhuratë të mrekullueshme, me mirënjohje dhe falënderim të thellë, sepse Ngjallja e Krishtit, do të bëhet realitet, për gjithsecilin prej nesh, vetëm nëse njëjtësohemi me Krishtin dhe kështu mund të përjetojmë gëzimin dhe fuqinë transformuese të saj, e cila do të na japë kurajë dhe fuqi për t’u përballur me të gjitha vështirësitë dhe kryqet e kësaj jete. Në ketë kremtim të fitores së Krishtit mbi vdekjen, do të doja t’ju uroja të gjithëve, që drita e Pashkës të ndriçojë zemrat dhe jetën tuaj dhe me gëzim e ngazëllim të madh të thërrasim: Krishti u Ngjall! Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!", shprehet ai.
Mesazhi i plotë:
Nën Dritën e Ngjalljes Mund Të Përballojmë Çdo Vështirësi
I
Ngjarjet që përkujtojmë në Javën e Madhe, pësimin, vdekjen dhe ngjalljen e Zotit tonë Jisu Krisht, janë ngjarjet më të rëndësishme të historisë njerëzore, themeli i veprës së Tij shpëtimtare dhe i Ungjillit, me anë të cilit ne shpëtohemi. Shën Pavli e përkufizon Ungjillin me të vërtetën e dyfishtë, që Jisui pësoi dhe vdiq për mëkatet tona, vërtetuar nga varrosja e Tij dhe se Ai u ngjall ditën e tretë, vërtetuar nga varri i zbrazur dhe nga të shfaqurit e Tij para shumë dëshmitarëve (1 Kor. 15:3–5). Krishti, me anë të vdekjes, tregoi që ishte një njeri dhe me anë të ngjalljes, vërtetoi se ishte Perëndi, sepse nuk ishte e mundur të zotërohej prej prishjes Krijuesi i Jetës (Lit. e Sh. Vasilit). Kjo e vërtetë është shtylla e besimit tonë.
Shkrimi i Shenjtë nuk e shikon vdekjen e Krishtit të ndarë nga ngjallja dhe ne duhet ta ruajmë këtë lidhje. Zbritja e Krishtit në varr është po aq e rëndësishme sa edhe dalja e Tij nga varri. Të besosh në njërën pa tjetrën do të thotë të besosh në një ungjill të rremë, që nuk mund të shpëtojë. Shën Athanasi i Madh shkruan: Vdekja duhej t'i paraprinte ngjalljes, sepse nuk mund të kishte ngjallje pa të. Kryqi i Tij është dëshmia më e plotë e dashurisë së Trinisë së Shenjtë për njerëzit, një dashuri e thellë dhe vepruese, dashuri që shëron dhe shpëton.
II
Vdekja është armiku i përbashkët i të gjithë njerëzve, duke shkaktuar frikë dhe ankth në jetën tonë. Shkrimi i Shenjtë na tregon se: Perëndia nuk e krijoi vdekjen dhe nuk gëzohet në shkatërrimin e të gjallëve (Dit. 1:13-14). Ajo është fryti i largimit të njeriut nga Krijuesi i tij. Ne nuk e shmangim dot atë, duke e anashkaluar, harruar, ose duke u dehur me dëshirat dhe qëllimet e kota të kësaj bote. Në botën tonë njerëzore, vdekja është mundimi dhe tmerri më i madh. Ajo e godet njeriun në thelbin e qenies së tij, duke e ndarë trupin nga shpirti. Çlirimi, nga ky mundim dhe tmerr, është shpëtimi i vërtetë dhe një shpëtim i tillë iu dha të gjithë njerëzve, nga Ai që e mundi vdekjen - Perëndi-Njeriu i Ngjallur.
Në librin e Jobit ngrihet një pyetje themelore mbi qëllimin e jetës së njeriut: Vallë i vdekuri a mund të jetojë përsëri? (Job. 14:14), pyetje që është bërë dhe bëhet vazhdimisht ndër shekuj. Shumë janë munduar t’i përgjigjen, në mënyra të ndryshme, kësaj pyetjeje themelore. Por, kjo pyetje, mori një përgjigje të qartë dhe të vërtetë, vetëm në vdekjen dhe ngjalljen e Krishtit, sepse Zoti nuk erdhi të përballej me vdekjen në mënyrë filozofike dhe teorike, por u përball me të personalisht dhe me vdekjen e Tij, vdekjen mundi, duke na çliruar nga robëria e dyfishtë: nga vdekja shpirtërore dhe nga ajo trupore.
III
Krishti është fryti i parë i ngjalljes nga të vdekurit, që do të thotë se ngjallja e Tij është një pararendëse e ngjalljes, që do të përjetojnë të gjithë ata që ecin në rrugën tij. Apostull Pavli shkruan: Sepse, me anë të një njeriu erdhi vdekja, edhe ngjallja e të vdekurve nga një njeri. Sepse, ashtu si në Adamin të gjithë vdesin, ashtu edhe në Krishtin të gjithë do të ngjallen (I Kor. 15:21-22.). Duke e mundur vdekjen, Ai mundi dëshpërimin, padrejtësinë, urrejtjen, sëmundjen, luftën dhe çdo të keqe. Pa ngjalljen, ne do të dergjeshim akoma në errësirë dhe në hijen e vdekjes (Lk. 1:79).
Nga këndvështrimi i Ngjalljes, ngjarjet e kësaj bote marrin përmasa të reja. Vuajtjet, dhimbjet, frikërat dhe fatkeqësitë, me të cilat përballemi në jetën tonë, bëhen më të lehta, kur i shikojmë me sytë e shpresës. Kjo nuk është një shpresë e rreme, por një shpresë e bazuar në realitetin e ngjalljes dhe e dëshmuar nga mijëra e mijëra njerëz ndër shekuj. Ndonëse mundimet mbeten, Krishti tashmë ka mbjellë në zemrat tona farat e ngjalljes, për të cilat duhet të kujdesemi dhe të përpiqemi, që të japin fryte të bollshme. Të bashkuar me Atë, ne besojmë se sprovat e shumta, jo vetëm që nuk do të na mundin, por do të kthehen në një forcë rigjallërimi, sepse Krishti e ktheu atë që ishte instrument vdekjeje, Kryqin, në burimin e jetës. Prandaj, Ngjallja e Tij, sjell tek ne një mënyrë të re të menduari dhe të jetuari, një ndryshim tërësor të marrëdhënies sonë me veten dhe me të tjerët.
Të dashur vëllezër dhe motra! Ngjallja e Krishtit, kjo dhuratë e Perëndisë për të gjithë njerëzit, kërkon një përgjigje nga ana jonë. Ne thirremi të jetojmë një jetë të re dhe të vërtetë, plot shpresë, paqe, dashuri dhe vëllazëri. Thirremi të përqafojnë njëri-tjetrin dhe të falim njëri-tjetrin në çdo gjë. Le t’i hapim, pra, zemrat tona dhe le ta pranojmë këtë dhuratë të mrekullueshme, me mirënjohje dhe falënderim të thellë, sepse Ngjallja e Krishtit, do të bëhet realitet, për gjithsecilin prej nesh, vetëm nëse njëjtësohemi me Krishtin dhe kështu mund të përjetojmë gëzimin dhe fuqinë transformuese të saj, e cila do të na japë kurajë dhe fuqi për t’u përballur me të gjitha vështirësitë dhe kryqet e kësaj jete.
Në ketë kremtim të fitores së Krishtit mbi vdekjen, do të doja t’ju uroja të gjithëve, që drita e Pashkës të ndriçojë zemrat dhe jetën tuaj dhe me gëzim e ngazëllim të madh të thërrasim: Krishti u Ngjall!
Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!/CNA
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan. Makinat j...
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës. Siç du...
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Po...
The influx continues at the border point of Kapshtica. A ...
Blendi Fevziu, invited to the "Flasim" podcast of Prim...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
On the occasion of the Orthodox Easter, Archbishop Ana...
In the last 24 hours, there is an increased flow at th...
This Saturday we are introducing you to some of the ma...
The head of LZHK, Dashamir Shehi, has gone back 30 yea...
Regarding the benefits from the changes in these 30 years ...
In the speech held at the civic gathering, the chairma...
This time, the barometer in Euronews Albania has carried o...
The head of the Albanian Media Council, Koloreto Cukali, h...
Shkëlzen Berisha reacted to the claims that he met wit...
Orthodox believers, Korčić citizens and many visitors have...
A day ago, journalists protested at the entrance of the As...
Unlike the former Prime Minister Sali Berisha and the head...
Orthodox believers celebrate on May 5, which coincides wit...
Western foreign embassies in Albania support the report an...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...