web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita nuk u tërhoq as nga temperaturat e larta/ Përfundon protesta para bashkisë

2024-07-18 12:17:00, Aktualitet CNA
Opozita nuk u tërhoq as nga temperaturat e larta/ Përfundon protesta
Protesta

Për rreth 1 orë qytetarë, deputetë të opozitës dhe anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës.

Pavarësisht temperaturave të larta, rekord, opozita nuk u tërhoq në misionin e saj për të protestuar kundër korrupsionit që ka kapur Bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Deputetët dhanë mesazhet e qarta se nuk do të përfundojnë protestat derisa Erion Veliaj të përballet me drejtësinë dhe të largohet një orë e më parë nga zyra e bashkisë.

Ata njoftuan se së shpjeti do të ketë një datë për protestën e radhës. / CNA 





Lajmet e fundit nga