web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një javë bojkot/ Pedagogët sërish në rrugë

2022-10-21 11:02:00, Aktualitet CNA

Një javë bojkot/ Pedagogët sërish në rrugë

Pedagogët kanë rinisur protestën, duke shënuar kështu ditën e pestë të bojkotit, që nga nisja e vitit të ri akademik.

Kreu i sindikatës së pedagogëve iu ka bërë thirrje studentëve për mbështetje. Gjithashtu ai ju ka bërë thirrje të deputetëve që ta diskutojnë çështjen e tyre në Kuvend.

I pyetur për deklaratën e ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi për plotësimin e disa prej kërkesave të pedagogëve, Kovaçi përsëriti se nëse nuk rritet buxheti për arsimin e lartë pjesa tjetër mbetet zgjidhje për kërkesa teknike.

Një javë bojkot/ Pedagogët sërish në rrugë

‘Le të jemi të gjithë bashkë ditën e hënë, të vvijnë edhe studentët me kërkesat e tyre, i ftojmë të na bashkohen. U kërkojmë parlamentarëve të fusin në axhendën e tyre ligjin e arsimit të lartë publik. Ne themi që jemi në rrugën e duhur, në rrugën tonë.
Pa buxhetim nuk ka ndryshim në arsimin e lartë të tjera janë gjëra teknike. Ato janë shumë të teknike, i falenderojmë po ato tekniket duhet ti kishin bërë më përpara”, është shprehur  Kovaçi.

Ky i fundit ka njoftuar se ditën e hënë në orën 11:00 do të mbahet protestë kombëtare.

 “Të hënën në orën 11:00 protestë kombëtare, ku të gjithë pedagogët dhe studentët i ftojmë të jenë këtu dhe të diskutojmë. Le të kthehet ky peticion si një nismë për ndryshimin e situatës në universitete. U kërkojmë autoriteteve të dekanateve që të mbledhin Asambletë dhe të vendosin mbi mënyrën si ata do mbajnë qëndrim ndaj peticionit. Kërkojmë nga përfaqësuesit e studentëve të mblidhen dhe të diskutojnë për realizimin e këtij peticioni, që kërkesat të kenë impakt të përbashkët si te pedagogët ashtu dhe tek studentët. Nëse nuk do të ketë rritje të pagave, do vijojmë me protestën”, u shpreh Kovaçi./CNA.al





Lajmet e fundit nga