web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nisma për hapjen e dosjeve/ Zbardhen propozimet, ja çfarë kërkojnë sot PD e PS në Kuvend

2022-09-21 12:23:00, Aktualitet CNA
Nisma për hapjen e dosjeve/ Zbardhen propozimet, ja çfarë
Foto ilustruese

Është mbledhur sot Komisioni i Ligjeve për të diskutuar dy nismat e deputetëve për deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimit të certifikatave të pastërtisë për personat që kandidojnë në institucionet kushtetuese.

PD-ja ka propozuar që të hapen të gjitha dosjet e ish Sigurimit nga 29 nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes vendeve dhe atyre që cënojnë sigurinë kombëtare.

Nga ana tjetër PS-ja përmes Klotilda Bushkës kërkon që ti jepet e drejta Autoritetit të Dosjeve të kryejë verifikimin e të gjithë personave që do të kandidojnë për institucionet kushtetuese, pavarësisht se më parë kanë marrë një certifikatë pastërtie nga komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

Dispozita e pengon autoritetin të hyjë në shqyrtimin e akteve. Gjatë punës së tij autoriteti është vënë në dijeni të fakteve që përmbysin rezultatet e mëparshme të ligjeve të mëparshme, por për shkak të këtij ligji, nuk mund të hetojë mbi fakte të reja./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga