"The former boss of Laçi admitted the mistake"/ Klodiana Lala: The 'baron' of cocaine was moving with police cars
The journalist, Klodiana Lala, spoke about the anti-dr...

Gjyshi i 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes në klinkën dentare të mjekut Roland Xhaxho, Guri Spahiu, ka deklaruar në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin , se familjarët nuk kanë qenë të infromuar për rreziqet që mund të ndodhnin për shkak të anestezisë.
Spahiu ka bërë me dije se kanë firmosur një letër pa e ditur dhe kuptuar se çfarë përmbante letra dhe pa marrë sqarimet e duhura nga mjeku.
Gjyshi i tre vjeçarit u shpreh se fëmija do të rregullonte 4 dhëmbë dhe përfundoi duke kryer ndërhyrje në 14 dhëmbë.
Ai tha se u përdorën dy doza narkoze të përgjithshme.
Gjyshi i tre vjeçarit të ndjerë, deklaroi se mjeku i kishte siguruar familajrët se procedura ishte e “lehtë dhe kryhet në të gjithë botën”.
Spahiu deklaroi se ende sot nuk kanë një shkak zyrtar për ndarjen nga jeta të nipit, ndërkohë që dënoi mungesën e reagimeve nga institucionet.
Pjesë nga biseda:
Guri Spahiu: Eksperti që ka bërë epikrizën thotë se vdekja ka ardhur “nga shkaqe të panjohura”. Si u mbuloka ky fëmijë i vogël me shkaqe të panjohura? Asnjë institucion shtetëror nuk reagoi pas denoncimit që bëmë ne si familjarë. Denocimi u bë që ditën që djali ndërroi jetë dhe dosja e kallëzimit tonë penal mbeti për katër ditë e mbyllur në sirtarin e policisë së shtetit. Si nuk reagoi spitali? Ministria? Mjekë të këtij niveli nuk meritojnë të kenë emrin mjekë dhe njerëz. Veç dhimbjes, ai kërkonte të fshihte krimin që bëri, na e vdiq djalin dhe donte që djali të jeptë frymë në shtepinë tonë, nuk reagoi në asnjë moment. Kur u detyruan organet e policisë, ai vijonte dhe punonte pa prishur gjakun në klinkën e tij.
Djali kur e çuam, kishte si problem katër dhëmbë për të mbushur. U interesuam dhe na këshilluan që është mjeku më i mirë në Shqipëri, ka aparaturat, e mbanin për më të mirin. U detyruam ta çonim te ky mjek dhe ti besonim atij. Kontaktuam me të, bëri edhe pazarin. Kur e çuam atje te klinika, e mori doktori djalin në krahë, bashkë me vajzën e tij stomatologe, e përqafoi sepse ishte fëmije i lëvizshëm. Na tha nuk ka asnjë problem, dilni përjashta, do t’i bëj grafinë dhe analizat dhe do të filloj punë. Na tha që kjo punë vazhdon një orë, një orë e gjysmë, maksimumi dy. Ne i thamë ka këto katër dhëmbë, pastroji edhe gurëzat.
Ylli Rakipi: Kush e sugjeroi anestezinë totale për ndërhyrjen?
Guri Spahiu: Jo, dëgjo, ne nuk e dimë çfarë është narkoza.
Ylli Rakipi: Çfarë ju tha doktori?
Guri Spahiu: Tha do ta bëj me një ndërhyrje që bëhet në të gjithë vendet e botës narkoza, anestezia, për ndërhyrjen e djalit. Më tha është për fëmijë dhe mos kini merak. Kishim edhe ne frikën tonë. Tha mos kini merak sepse kjo procedurë bëhet në të gjithë vendet e botës, është e lehtë.
Ylli Rakipi: A ju shpjegoi mjeku se përse duhet patjetër anestezi totale?
Guri Spahiu: Jo nuk na tha gjëra të tilla. Ai tha e kam punë të garantuar.
Ylli Rakipi: Mjeku është i dëtyruar t’ju shpjegojë edhe rreziqet e anestezisë totale. A ju shpjegoi?
Guri Spahiu: Jo, jo.
Ylli Rakipi: A ju shpjegoi që fëmija do të qëndronte në anestezi për disa orë?
Guri Spahiu: Jo, ne e lamë për një orë e gjysmë.
Ylli Rakipi: Çfarë shpjegimi ju bëri ai pasi fëmija qëndroi nën anestezi për shumë orë dhe jo aq sa e kishit lënë?
Guri Spahiu: Po ja tha patëm ndërhyrjet, nuk ka problem, është brenda parametrave fëmija, mos u mërzisni. Duke na ngushëlluar për gjithçka, mos kini problem tha. Ne ishim të shqetësuar. Mos kini problem, mos kini merak na tha.
Ylli Rakipi: Anestezisti Roland Xhaxho, që për të thënë të vërtetën, konsiderohet anestezist shumë i mirë, ka deklaruar: “Fëmija kreu në klinikë procedurat dentare, nën anestezi të përgjithshme, ashtu sic ishim sqaruar me prindërit, të cilët kanë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me defekt në zemër për të cilin është operuar rreth dy vite më parë”.
Guri Spahiu: Në momentin që na tha do ta bëj me anestezi, në i thamë po çfarë është kjo lloj anestezie sepse djali e ka patur këtë problem, ndërkohë që kishte marrë komunikim, që fëmija ka bërë ndërhyrje. Ka patur vrimë të lindur në zemër dhe i është mbushur. Mjekët që e kanë kuruar në spitalin Nënë Tereza, kanë thënë dhe thonë se ishte pa asnjë problem dhe ky fëmijë do të bëhet futbollist.
Ndërkohë ky ka komunikuar dhe ne kemi komunikuar me mjekët. Na garantoi 300% që nuk ka asnjë lloj problemi dhe narkoza që do të përdoret për të është e një lloji të vecantë, vetëm për fëmijë. Ne nuk dinim çfarë lloj narkoze përdortë ai, sepse ne nuk jemi mjekë. I kam thënë edhe për atë që firmosi djali, cfarë është kjo letër dhe pse është për të firmosur? Ma tha mua, gjyshi është proces rutinë që e firmos çdo pacient që hyn në klinikën tonë dhe çdo klinikë tjetër./ CNA
The journalist, Klodiana Lala, spoke about the anti-dr...
Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratat e kryemi...
The Special Court of First Instance for Corruption and...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, held a meeti...
Sonte në orën 20:45 do të luhet në stasiumin “Air Alba...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga stadi...
The lawyer and analyst Kreshnik Spahiu has stated that...
The Regional Cooperation Council (RCC) together with t...
At 20:45, the Albania-Czech Republic match will take p...
Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, përveç se ka g...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Shkodër...
Alma Kodraliu, candidate for the HCJ, in the last vote...
Google has been sued in the Supreme Court of California fo...
The former prime minister, Sali Berisha, called on the...
There were tensions in the Assembly during the vote for th...
A serious event was recorded this Thursday in Shkodër....
The Minister of Justice, Ulsi Manja, said that the rhe...
A car accident happened this Thursday on the road of K...
The researcher Gëzim Kuci has raised a new hypothesis ...
Të enjten është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj L...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...