web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këlliçi ‘shuplakë’ Veliajt/ Tirana, në listën e zezë, e fundit në Europë për cilësinë e jetës

2023-01-05 13:57:00, Aktualitet CNA
Këlliçi ‘shuplakë’ Veliajt/ Tirana, në
Belind Këlliçi dhe Erion Veliaj

Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka publikuar shifrat që tregojnë se Tirana renditet e fundit për cilësinë e jetës në Europë.

Sipas renditjes nga "Numbeo", edhe qyteti Dnipro në Ukrainë, i cili prej më shumë se, një vit është në luftë ,ka cilësi jete më të mirë se Tirana.

Këlliçi i drejtohet kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se, e gjithë kjo është falë tij, pasi po lufton për 3 mandate pushtet.  

Tirana, e fundit nga Europa për cilësinë e jetës. Kjo është renditja botërore nga Numbeo, ku shihet se Guatemala dhe Nairobi i Kenias qëndrojnë më lart.

Qyteti Dnipro në Ukrainën e shkatërruar nga lufta ka cilësi jete më të mirë se Tirana.

Meritë të padiskutueshme për këtë arritje ka Bashkia Tiranë dhe Veliaj që lufton për 3 mandate pushtet.Edhe 4 muaj humbje kohe.  Më 14 maj  “FitojmëTiranën!”, shkruan Këlliçi./ CNA.al

Këlliçi ‘shuplakë’ Veliajt/ Tirana, në





Lajmet e fundit nga