web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri i drejtësisë në SPAK/ Aldo Bumçi sqaron pozicionin e tij në dosjen

2022-12-13 12:05:00, Aktualitet CNA

Ish-ministri i drejtësisë në SPAK/ Aldo Bumçi sqaron

Aldo Bumçi pas 2 orësh qëndrimi në SPAK, është prononcuar për mediat ku ka sqaruar pozicionin e tij lidhur me çështjen e Gërdecit.

Ai u shpreh se ka diçka që nuk shkon në shkresat e ministrisë së Mbrotjes, ku ka sqaruar rrjedhën kronologjike të ngjarjeve.

"Vendimi nuk miratohet, atëhere vendosen kontante mes dy ministrive që ata të dëgjonin vërejtjet që ne kishim. Mbas pasqyrimit të këtyre vërejtjeve, ministria nuk kishte asnjë vërejtje.

Siç e ka Ministria e Drejtësisë, e Mbrotjes, përgjigjia e dërguar nga ne nuk ka asnjë shënim të tillë, kjo është me datë me numër protokolli, dhe kronologjia është shumë e saktë sepse vendimi është trajtuar në dy mbledhje jo në 1. Dhe mbasi i kemi çuar ministrisë se ne nuk kemi më vërejtje, pasi ata i kishin marrë vërejtjet nga një vërejtje më parë. Del një shkresë që ka një shënim në anë për zotin Shkëlzen berisha, kjo shkresë është e falsifikuar dhe nuk i qëndron asnjë testi të thjeshtë logjik.

Pasi ministria e Mbrotjes s ekishte përgjigjen tonë, para letrës me emrin e Shkëlzen Berishës. Nuk ishte e nevojshme për një tjetër shkresë të ministrisë kur ata e kishin një shkresë."- tha Bumçi.





Lajmet e fundit nga