web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hakerat shqiptarë bashkëpunuan me rusët dhe serbët/ Detaje se si ndodhën sulmet kibernetike

2022-09-23 12:26:00, Aktualitet CNA

Hakerat shqiptarë bashkëpunuan me rusët dhe serbët/ Detaje

Kreu i PD –së, Sali Berisha, duke iu referuar burimeve të tij, ka dekalruar se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës dixhitale në Shqipëri, janë përfshirë hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë.

“Dua të informoj shqiptarët me përgjegjësi të plotë, nga burime të trefishta, se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës dixhitale në Shqipëri, janë përveç të tjerash edhe hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë.

Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë serioze.

E thashë këtë jo për të ekzoneruar rolin e një fuqie armike siç është Irani, por për t’u thënë të vërtetën shqiptarëve, që ia fsheh Edi Rama dhe klika e tij.

Shqiptarët janë dëshmitarë se hakerimi masiv i të dhënave dixhitale personale filloi me dorëzimin e këtyre të dhënave te patronazhistët, vazhdoi me dorëzimin e targave, e letërnjoftimeve”, është shprehur Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga