web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau kolegun brenda në komisariat/ Prokuroria mbyll hetimin për efektivin e policisë Ludjan Zaimin

2022-09-23 11:41:00, Aktualitet CNA

Vrau kolegun brenda në komisariat/ Prokuroria mbyll hetimin për

Prokuroria e Tiranës ka vendosut që të mbyllen hetimet për Ludjan Zaimin, efektivin i cili u akuzua se vrau kolegun e tij Çaush Saliasi, brenda Komisariatit nr.3 në kryeqytet.

Prokuroria deklaron se Zaimi do të gjykohet për akuzën e “vrasjes së punonjësit të policisë”, ndërkohë që avokatët kanë mundësi të ankimojnë vendimin Brenda 10 ditëve të ardhshme, para se dosja të dërgohet në seancë paraprake.

Sakaq ju rikujtojmë një dëshmi të dhënë nga një tjetër koleg, i cili ka qënë dëshmitar kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

“Kur ndodhi ngjarja unë kam qenë në pjesën e oborrit të komisariatit. Në ato momente Caush Saliasi ishte te shkallët dhe ishte duke dredhur një cigare. I fola Caushit dhe u përshëndetëm me njëri-tjetrin. Në këtë çast Ludjan Zaimi doli nga klasa dhe erdhi pas meje dhe unë e pyes si je dhe pse je i mërzitur? Më tha: Nuk kam asgjë, por hapu dhe shtyhu pak pas. Unë i them pse, por ai ngul këmbë dhe më thotë sërish, shtyhu pas shtyhu. Në atë moment ai nxjerr armën e shërbimit dhe i them çfarë po bën kështu, por ai nuk u kthye dhe u drejtua me armën në dorë drejt Caush Saliasit dhe i thotë këtij të fundit “Tani do të sqarohemi bashkë”. Menjëherë Caush Saliasi u ngrit në këmbë dhe u fut te klasa qe t’i shmangej, por Ludian Zaimi e qëlloi me armën e shërbimit, edhe pse Caushi ra në tokë, Ludiani e qëlloi sërish dhe herë të tjera”, përfundon dëshminë polici me iniciale K.Q."/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga