web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT- Zelensky dhe Rama në pritje të liderëve, Vuçiç i “ngrysur”

2024-02-28 12:55:00, Aktualitet CNA

FOTOT- Zelensky dhe Rama në pritje të liderëve,

Presidenti Volodymyr Zelensky dhe kryeministri Edi Rama kanë pritur sot në Pallatin e Kongreseve liderët e vendeve Europiane dhe Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit ishte prezente Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila dha mesazhin se njohja e Kosovës nga Ukraina do të vijë bashkë me fitoren e këtij shteti ndaj Rusisë.

"Ne mbështesim ushtrinë ukrainase, do të flasim për hapat konkretë që po merr Kosova në ndihmë të Ukrainës. Ukraina është në gjendje lufte, po lufton për pavarësinë e saj dhe ky moment do të vijë dhe Ukraina do ta fitojë luftën. Jemi me Ukrainën sepse ne vetë kemi qenë viktimë e një gjenocidi. Njohja e Kosovës, do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës", u shpreh Presidentja e Kosovës.

Po ashtu pozitivisht kërkesës për tu bërë pjesë e samitit për Ukrainën i cili po organziohet në Tiranë ishte dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili u shfaq i ngrysur në shtrëngimin e duarve me Zelenskyn dhe Ramën, po ashtu jo dhe fort i “duruar” për t’iu përgjigjur shtypit.

Në Samitin e Ukrainës, edhe pse jo fizikisht, nuk do të mungojnë me mesazhet e tyre virtualisht edhe krerët e shteteve: Turqisë, Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Deri më tani, Zelensky dhe Rama kanë mirëpritur presidentin Serbisë, Aleksandër Vuçiç, presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, Jakov Milatovi? i Malit të Zi, Stevo Pendarovski i Maqedonisë së Veriut, kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic dhe kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo./ CNA





Lajmet e fundit nga