The oath of "Prince Damian", then the murders invaded the streets of Albania / How the "hunt" for Ervis Martinaj's group began
The police and the prosecution suspect that the Duka clan ...

Institucionet e reja të drejtësisë kanë vënë në lëvizje Kuvendin për të korrektuar paketën ligjore të reformës në drejtësi, por ata kërkojnë zgjatje mandati, zgjerim kompetencash, më pak mbikëqyrje si dhe garanci pas përfundimit të detyrës.
Në prag të mesnatës së 21 korrikut 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi unanimisht një paketë të ndryshimeve kushtetuese, të cilat i hapën rrugën ngritjes së një sistemi të ri të drejtësisë në vend.
Reforma në drejtësi premtonte rikthimin e besimit të publikut përmes një procesi të përkohshëm vetingu dhe një arkitekture të re, që do të garantonte sipas hartuesve pavarësinë dhe llogaridhënien.
Por gjashtë vjet më vonë, drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë janë vënë në garë me njëri-tjetrin për më shumë kompetenca dhe privilegje, duke vënë në lëvizje Kuvendin për të përgatitur një paketë të re ndryshimesh ligjore ‘për të korrektuar’ reformën në drejtësi.
Më 14 shtator, Komisioni i Ligjeve miratoi ngritjen e një grupi të përbashkët pune mes deputetëve të mazhorancës dhe një pjese të opozitës për të adresuar me ndryshime ligjore kërkesat e vazhdueshme të organeve drejtuese të sistemit të drejtësisë për ndryshime ligjore.
BIRN i siguroi propozimet për ndryshime ligjore që kanë dorëzuar në Kuvend Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Këto propozime përmbajnë kryesisht kërkesa për zgjatje mandatesh, garanci pas përfundimit të detyrës, zgjerim kompetencash apo më shumë pavarësi ndaj mekanizmave të kontrollit.
SPAK dhe BKH me ‘halle’ të ndryshme

Kreu i SPAK, Arben Kraja dhe drejtuesja e Byrose Kombëtare te Hetimit, Aida Hajnaj gjatë një konference. Foto: LSA
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH përbëjnë së bashku strukturën e posaçme në luftën kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar.
Rreth dy vjet pas krijimit, Prokuroria e Posaçme ka ngritur pretendime mbi bazën ligjore që rregullon funksionimin e këtij organi hetimi, ku si problem të parë evidenton kufizimin ligjor të mandatit 9-vjeçar për prokurorët dhe atë 3-vjeçar për drejtuesin e SPAK.
Kushtetuta dhe Ligji nr.95.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, parashikon që prokurorët e SPAK kanë një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë përsëritje, ndërsa drejtuesi një mandat 3-vjeçar pa të drejtë përsëritje.
Në kërkesën e tij drejtuar Kuvendit në prill të vitit 2021, kreu i SPAK, Arben Kraja kërkon heqjen e këtij kufizimi dhe të drejtën e rikandidimit.
“Gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Posaçme të Apelit nuk e kanë një kufizim të tillë; të gjithë prokurorët e tjerë në sistemin e prokurorisë nuk e kanë një kufizim të tillë; drejtuesit e institucioneve kushtetuese nuk kanë një mandat të tillë të shkurtër në kohë dhe pa të drejtë rikandidimi…,” thuhet në kërkesën e Krajës.
Kraja, mandati i së cilit përfundon në dhjetor të këtij viti, kërkon që këto përcaktime ligjore duhen hequr ose riformuluar, me qëllim që të hiqet mandati i kufizuar.
“…propozojmë që ndryshimi të jetë vetëm në dhënien e të drejtës për të rikandiduar, si për drejtuesin e prokurorisë, ashtu dhe për prokurorët e posaçëm,” shton ai.
Në vijim, SPAK ngre gjithashtu shqetësimin se sipas parashikimit ligjor, një oficer i BKH-së duhet të kryejë vëzhgimin periodik të komunikimeve të gjyqtarëve, prokurorëve, personelit administrativ dhe familjarëve të afërt. Sipas Krajës, dëgjimi i komunikimeve të prokurorëve të SPAK me funksionarë të zbatimit të ligjit do të përbënte ‘cënim të sekretit hetimor’.
Po ashtu, ai vëren se duhet të përgjohen minimalisht 268 persona si dhe familjarët e tyre, çka do të sillte sipas tij bllokimin e pajisjes së përgjimit, duke penguar realizimin e përgjimeve procedurale. SPAK konsideron se kryerja e një procedure të tillë është në pamundësi fizike dhe kohore të hetuesit të BKH-së.
Ndërkohë, drejtuesja e BKH-së, Aida Veizaj (Hajnaj) prezanton probleme të tjera nga ato të Krajës. Ajo kërkon ndryshime ligjore që i japin asaj më shumë pavarësi procedurale dhe financiare nga Prokuroria e Posaçme.
Hajnaj vlerëson si një ndryshim të domosdoshëm mënyrën e miratimit të strukturës së BKH-së. Legjislacioni aktual përcakton se kjo strukturë rregullohet me udhër të përbashkët të drejtorit të BKH-së dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, por Hajnaj kërkon që të jetë e vetme për të vendosur në këtë rast.
“Përfshirja e drejtuesit të PP-së në miratimin e strukturës është e panevojshme në vlerësimin tonë, për sa kohë rregullimi i saj nuk prek apo ndikon në hetimet procedurale nën udhëheqjen e PP-së,” argumenton shefja e BKH-së në propozimin e saj drejtuar Kuvendit.
Ajo e konsideron gjithashtu të panevojshëm komisionin e prokurorëve për mbikëqyrjen e drejtorit të BKH-së, duke e cilësuar dispozitën ligjore të paqartë.
Hajnaj kërkon që drejtuesit të SPAK t’i hiqet e drejta për rekomandimin e pezullimit dhe shkarkimit të zëvendësdrejtorit të BKH-së dhe që kjo kompetencë t’i kaloj asaj. Po ashtu, kërkon që drejtuesi i SPAK të mos japë pëlqimin në emërimin e hetuesve të BKH-së, duke e konsideruar si akt formal, të panevojshëm dhe të pavlerë nga pikëpamja juridike.
Në vijim, drejtuesja e BKH-së vëren se ajo nuk ka funksion vetëm veprimtarinë procedurale, por edhe atë funksionale e menaxhimin e veprimtarisë administrative, financiare apo logjistike të BKH-së.
Hajnaj kërkon t’i jepet e drejta të marrë pjesë në hartimin e projekt-buxhetit në bashkëpunim me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme. Sipas saj, në këtë mënyrë u qëndrohet korrekt përcaktimeve të ligjit se, SPAK përbëhet nga Prokuroria e Posaçme dhe BKH.
Kraja dhe Hajnaj bien dakord që punonjësit administrativë në të dy strukturat të përjashtohen nga detyrimi për të deklaruar pasurinë, duke konsideruar të nevojshëm vetëm verifikimin e figurës.
Anëtarët e KLP kërkojnë të bëhen gjyqtarë

Përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në një seancë me Komisionin e Çështjeve Ligjore në Kuvend. Foto: LSA
Në kërkesën drejtuar Kuvendit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkon që anëtarët jomagjistratë të kenë mundësi që në përfundim të mandatit të tyre, të ‘katapultohen’ si gjyqtarë në gjykatat e Apeleve, pa kryer më parë Shkollën e Magjistraturës, që nevojitet për të përfituar statusin e magjistratit.
“Vëmë re se legjislatori në rastin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ka parashikuar një rregullim ligjor i cili u garanton atyre caktimin në detyrë si gjyqtar apo prokuror Apeli,” vëren KLP.
Këshilli ankohet se anëtarët e tij janë të vetmit funksionarë të sistemit të drejtësisë që nuk u garantohet vazhdimësia në sistem – çka konsiderohet një mungesë garancie për “paanshmërinë, eficensën dhe pavarësinë e tyre”.
KLP i propozon Kuvendit dy alternativa; emërimin e anëtarëve jo-prokurorë si gjyqtarë në Apel pas përfundimit të mandatit ose dhënien e kësaj garancie për një periudhë 10-vjeçare nga data e konstituimit të Këshillit.
KLP e justifikon këtë kërkesë me boshllëkun që po krijohet në radhët e magjistratëve si rezultat i procesit të rivlerësimit kalimtar.
Për anëtarët prokurorë të Këshillit, kërkohet që të ndryshohen kufizimet në lidhje me vijueshmërinë e karrierës, ku sipas ligjit aktual përcaktohet se ata kthehen në vendet e mëparshme të punës dhe se nuk mund të transferohen, të ngrihen në detyrë ose të delegohen gjatë tre viteve pas përfundimit të mandatit.
KLP kërkon që anëtarëve prokurorë t’u garantohet e drejta për zhvillimin e karrierës së tyre në përputhje me parimin e proporcionalitetit, duke përcaktuar në mënyrë taksative pozicionin se ku do të caktohet anëtari që vjen nga shkalla e parë pas përfundimit të mandadit, si dhe duke shmangur konkfliktin e interesit.
Tjetër propozim i KLP-së është shtimi i funksionit të “këshilltarit ligjor” në strukturën e zyrave të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Ndërkohë, kërkohet që këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë të kenë mundësinë e zhvillimit të karrierës brenda gjyqësorit. Sipas KLP, një eksperiencë pune të paktën 5-vjeçare si këshilltar apo ndihmës ligjor, të vlerësohet e arsyeshme për të krijuar hapësirën e emërimit si magjistrat.
Shkolla e Magjistraturës dhe KLP kërkojnë që për një periudhë tranzitore, programi i formimit fillestar për magjistratët me kohëzgjatje 3 vjet të bëhet 2 vjet. Sipas propozimeve, kjo mundësohet me shkrirjen e vitit të praktikës para-profesionale me vitin e praktikës profesionale. Periudha tranzitore propozohet që të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Më shumë kompetenca
Prokuroria e Përgjithshme vëren ndër të tjera se ndryshimet dhe shtesat e propozuara vijnë si rezultat i nevojës për të adresuar një sërë problemesh të evidentuara gjatë zbatimit në praktikë të kuadrit ligjor aktual.
Në propozim evidentohet fakti se në disa Prokurori rezulton që drejtuesit të mos kenë marrë masa administrative dhe procedurale për zbatimin e udhëzimeve dhe planeve të veprimit të Prokurorit të Përgjithshëm.
Prokuroria e Përgjithshme i cilëson në kundërshtim me Kushtetutën kompetencat që i jep ligji KLGJ-së për caktimin, lëvizjen paralele apo ngritjen në detyrë të kancelarëve në prokurori dhe këshilltarit ligjor jomagjistrat apo kompetencat e tjera që lidhen me vlerësimin e veprimtarisë së nëpunësve civilë në organet e akuzës.
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela pretendon se kompetencat dhe përgjegjësia që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, nuk janë në përpjestim të drejtë me autoritetin që i është dhënë dhe me instrumentat që disponon për të mbarëvajtur punën në administratën e organit të akuzës dhe për të mundësuar përmbushjen e përgjegjësive.
Bazuar në këto konstatime, kërkohet përfshirja e Prokurorit të Përgjithshëm në procesin e caktimit, vlerësimit të veprimtarisë organizative dhe administrative, pezullimit apo shkarkimit të drejtuesve të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, të kancelarëve, të këshilltarëve ligjorë, si dhe të nëpunësve civilë.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshëm, këto ndërhyrje janë të nevojshme për të siguruar koordinimin dhe kohezionin institucional në mënyrë efektive.
Prokuroria e Përgjithshme konstaton paqartësi edhe për mënyrën se si duhet të veprohet në rastin e grupeve hetimore për çështje të veçanta, duke argumentuar se nuk është rregulluar mënyra e vendimarrjeve për rastet kur lindin mosmarrëveshje apo mendime të kundërta midis anëtarëve prokurorë të grupit./Reporter.al
The police and the prosecution suspect that the Duka clan ...
Dear citizens and media representatives! I am Sokol Meqem...
The Public Transport Association is demanding an increase ...
Albania and Croatia have completed the first round ...
It is suspected that the Duke Clan was the one who "cut of...
The appeal of the Special Anti-Corruption Court decided to...
Several Iranian government websites have gone down as a re...
I pari që u mor në pyetje nga hetuesit për zhdukjen e Ervi...
The former Minister of Justice, Eduard Halimi, referring t...
The former Minister of Defense, Gazmend Oketa, was summone...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha javën ...
The tragedy of Himara, where a 7-year-old girl lost her li...
Me 23 dhjetor 2021, zyrtarët e OSBE-së, kanë dhënë alarmin...
Ambassador Yuri Kim spoke to the media after a confere...
The prosecution announces that a citizen with the initials...
American Ambassador Yuri Kim, during an activity on the hi...
The FBI and the Cyber Security and Infrastructure Se...
Over 64,000 families will benefit from additional economic...
The Director General of the State Police, Chief Madhor Muh...
In the court hearing two days ago, the former operational ...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...