DASH report for Albania: Reports of corruption in government procurement are common
The US Department of State has published its annual report...

Ish kryeministri Sali Berisha ka lëshuar deklarata shumë të forta dhe akuza të njëpasnjëshme për ish sekretarin e Përgjithshëm të PS-së , Damian Gjiknuri.
Berisha , në një konferencë për mediat, tha se me paratë e taksapagusve shqiptarë në djegësin e Elbasanit është parashikuar ndërtimi i një termocentrali impiant prodhim energjie nga djegia me kapacitet 2.3 megavat.
Sipas ish kryeministrit në rastin konkret impianti shtetëror i paguan 2% shtetit dhe 98 % koncensionarit që s’ndodh kurrë, kjo ndodh vetëm ku është Gjiknuri dhe Rama.
Më tej ai shton se e transferuar në 25 vite tejkalon disa herë vjedhjen që bëhet me impiantin e plehrave.
Berisha nënvizon se në këtë prokurim direkt u shkel çdo rregull me një vendim të qeverisë për të gjitha hec-et apo tec-et me fuqi prodhuese me 2 megavat që duhet të autorizoheshin dhe licensoheshin me vendim të këshillit të ministrave . Ai akuzon Gjiknurin se nuk mund ta kalonte këtë në Këshillin e Ministrave pasi donte të mbante paratë për vete dhe kryeministrin Rama.
Ai i mëshon faktit se në aferën e gjeneratorit të energjisë në djegësin e Elbasanit Gjiknuri është hajdut absolut kryesor.
"Damian Gjiknuri, njeri nga kriminelët më të damkosur në politikën shqiptare, në mbledhjen e fundit të asamblesë së mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë, u shkarkua nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të mafies së Rilindjes.
Damian Gjiknuri është një nga figurat më kryesore të krimit në Shqipëri dhe më gjerë.
Ky famëzi është regjistruar në zhargonin e krimit për ‘tërmetin’, krimin e tmerrshëm elektoral.
Por Damian Gjiknuri është anëtar kryesor i klanit të mafies së plehrave Rama-Agacci-Veliaj-Ahmetaj-Gjiknuri-Koka e me radhë.Firma e tij ndodhet në të gjithë dokumentacionin e vjedhjes së shekullit.
Por krahas kësaj, Damian Gjiknuri është përgjegjës direkt për dimensionin më korruptiv, atë të prodhimit të energjisë nga djegësi i Elbasanit.Dimension i injoruar në absurde tërësisht nga hetimi dhe SKAP-i i partisë.
Vendimi i famshëm i datës 16 dhjetor 2014, ky vendim parashikon financimin e impiantit të përpunimit të plehrave dhe atij të prodhimit të energjisë nga qeveria, për Elbasanin është fjala.
Pra, të dyja së bashku arrijnë në vlerën 21 milionë euro sipas vendimit të qeverisë.
E vërteta është se këto nuk janë koncesion, por hajdutët, mafia, klani i plehrave Rama-Agacci-Ahmetaj-Veliaj e me radhë, një prokurim direkt me paratë e taksapaguesve, e shpalli koncesion vetëm e vetëm për të maskuar vjedhjen e tij.Por tani le të kthehemi te aspekti i injoruar nga hetimi, ku ka dy përgjegjës direkt; Gjiknurin dhe Ramën.
Me paratë e taksapaguesve shqiptare në Elbasan është parashikuar prodhimi i një termocentrali me kapacitet 2.3 megavat, dhe me detyrimin e shtetit shqiptar për të blerë energjinë e këtij impianti për 25 vite.
Si kundërvlerë, taksapaguesit e vjedhur shqiptarë, merrnin gjithsej 2 përqind të energjisë. Nëse ky impiant ndërtohej fund e krye me paratë e privatit, ai do ishte i detyruar që 2 përqind t’ia paguante shtetit shqiptar.
Kurse në rastin konkret, impianti shtetëror, i paguan 2 përqind shtetit dhe 98 përqind koncesionarit, që nuk mund të ndodhë vetëm kur është Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe hajdutët e tjerë.Në 25 vite, kjo tejkalon disa herë vjedhjen që bëhet me impiantin e plehrave.
Në këtë prokurim direkt u shkel çdo rregull me një vendim të qeverisë për të gjitha hec-et apo tec-et me fuqi prodhuese me 2 megavat duhet të autorizoheshin dhe licensoheshin me vendim të Këshillit të Ministrave dhe hajdut Gjiknuri e dinte shumë mirë këtë por nuk mund ta kalonte në Këshillin e Ministrave donte të ndante paratë me Edi Ramën mos ti ndante me të tjerë.
Në aferën e gjeneratorit të energjisë në djegësin e Elbasanit Gjiknuri është hajdut absolut kryesor", tha Berisha./ CNA
The US Department of State has published its annual report...
Prokuroria e Posaçme po kryen kontrolle në shtëpitë e Ervi...
The State Police has today launched a mega-operation in co...
The former candidate of "BF" for the municipality of Kuçov...
Procurator Eneid Nakuçi has stated that the money benefite...
In a communication with the media on the mega-operation to...
Italian prosecutors have given details about the operation...
Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare kanë ...
The Minister of the Interior Taulant Balla has congratulat...
After the mega-operation, where businessmen, prosecutors a...
Policia e Shtetit ka zhvilluar një megaoperacion në disa q...
The United Nations has warned of the dangers of using smar...
Around noon, after 15:00, the dismissal of the Minister of...
Prime Minister Edi Rama, in his speech at the National Ass...
Prime Minister Edi Rama praised Minister Taulant Balla and...
During the meeting of the National Assembly of the SP, the...
There have been many reports, many articles, that a gr...
Shumica e shqiptarëve nuk po çuditen më me veprimet e Lulz...
Prime Minister Edi Rama has dismissed one of the governmen...
In front of the Tirana Prosecutor's Office, a girl appeare...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...