web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I zhdukur prej pothuajse 1 viti, një tjetër urdhër arrest për Ervis Martinajn

2023-07-27 12:37:00, Aktualitet CNA

I zhdukur prej pothuajse 1 viti, një tjetër urdhër arrest

Prokuroria e Posaçme po kryen kontrolle në shtëpitë e Ervis Martinaj, i cili prej pothuajse një viti rezulton i zhudukur.

Nga ana tjetër gazetarja Klodiana Lala bën me dije se ndaj Martinajt ka dhe një urdhër arrest të ri.

Ende nuk dihen detaje në lidhje me urdhër arrestin e ri ndaj Martinajt.

I shumëkërkuari i drejtësisë është zhdukur që në muajin Gusht të vitit të kaluar.

Pretendimet kanë qenë të shumta në lidhje me fatin e tij por ende nuk ka një version zyrtar mbi atë çfarë ka ndodhur me të.

SPAK ka kryer kontrolle dhe më parë në banesat e Martinaj në Surrel dhe në Fushë-Kuqe.





Lajmet e fundit nga