web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Brisida Shehaj i drejtohet Bashës: Trego për lidhjet e një eksponenti Rilindas me lojërat e fatit

2024-02-08 13:35:00, Aktualitet CNA
Brisida Shehaj i drejtohet Bashës: Trego për lidhjet e një
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj

Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj ka reaguar ndaj Lulzim Bashës, ku thekson se pse nuk reagon për çështjet e rëndësishme për të cilat ka premtuar se do të nxjerrë fakte. 

Ajo thekson se nuk ia ka ndjerë zërin këto kohë Bashës për bastet dhe inceneratorët. Sipas Shehajt, Basha ka thënë para 5 vitesh se do bënte hatanë me denoncime për lidhjet e një eksponenti Rilindas me lojrat e fatit, por deri më tani nuk ka thënë gjë. 

"I dashur Lulzim, ti je idhtari i vetingut në politikë prandaj të lutem bëje këtë transparencë për të mirën e vendit. Bëhu ti shembulli që të të ndjekin të tjerët", shprehet ekspertja. 

Reagimi i plotë:

Kam një pyetje dhe pse e diiii do më komentoni duke më thënë akoma me Bashën merresh.
Por realisht jam shume kurioze te di nga Lulzim Basha, ato pronat dhe apartamentet e trashëguara mos vallë janë blerë me të ardhurat nga biznesi i lidhur me bastet online dhe a jane te kulla e Lion Park. Që të jemi të qartë është biznes legal i ofruar për kompani të huaja.
Por thjesht me e dit se sja kam ndjerë më zërin për bastet dhe inceneratorët.
Hera e fundit qe ka folur para nja 5 vitesh ishte se do bente hatanë me denoncime për lidhjet e një eksponenti Rilindas me lojrat e fatit, por ende po e presim ose kush e ka dëgjuar ju lutem më sillnin link.
I dashur Lulzim, ti je idhtari i vetingut në politikë prandaj të lutem bëje këtë transparencë për të mirën e vendit. Bëhu ti shembulli që të të ndjekin të tjerët./CNA





Lajmet e fundit nga