web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha tells the story of Gramoz Rexhepi / The disappearance of the young man who founded the first Albanian drug cartel

2022-10-08 23:04:00, Aktualitet CNA
Artan Hoxha tells the story of Gramoz Rexhepi / The disappearance of the young
Journalist Artan Hoxha

Journalist Artan Hoxha has told the story of a young man from Vlora, for whom he says that today his grave is not even known.

It is about Gramoz Rexhepi, the boy from Vlora who was a student at the Faculty of Law in Tirana and who started trafficking cannabis while living here.

He confessed in the show "Vetting" the movements and escapes from prisons from Italy to Spain, Belgium and Ecuador.

Sipas tij, Ekuadori është vendi i fundit në të cilin është parë i riu, që nga mediat mediat ndërkombëtare është cilësuar si njeriu që themeloi Kartelin e parë shqiptar të narkotrfikut

“Rastet më specifike që tani më është në mediat botërore që shoh shpesh është rasti i Gramoz Rexhepit. Gramoz Rexhepi është një i ri nga fshati i Vlorës. Ka ardhur në Tiranë për të kryer studimet në Fakultetin Juridik. Praktikisht kur është arrestuar për herë të parë pranë hotel Tiranës. I akuzuar bashkë me një person tjetër në zonën e Krujës. Ai ishte student i universitetit në fakultetin juridik. U arrestua, u arratis nga burgu, u shpall në kërkim, u dënua në mungesë , shkoj në Itali ishte po ashtu në kërkim nga Interpoli. Nuk kishte rrugë tjetër jetese. Filloj me trafikim nga këtu gjatë kohës që ishte me kanabisin. U lidh me trafikantët e kokainës, u arrestua në Itali për kokainë, u arratis nga burgu në Itali pastaj shkoj në Spanjë. Shkoi në Belgjikë ,u kthye në Spanjë e arrestuan në Spanjë, e ekstraduan në Belgjikë, u arratis prap nga burgu në Belgjikë. Ishte një nga njerëzit më të kërkuar në gjithë Europën dhe përfundoi në Amerikën Latine me një pasaportë mos gaboj të një personi tjetër.

Pasaporta ishte e rregullt si pasaportë por identiteti ishte i falsifikuar. U kap në Ekuador në qershor të 2016 dhe na janë dashur 2 muaj që të verifikohej që personi që ishte kapur ishte pikërisht Gramoz Rexhepi ai personi shumë i kërkuar në Europë. Janë të paktën 6 shtete që kërkojnë ekstradimin e tij nga Ekuadori. Pra në 2014 pasi ai e kishte bërë gjithë trajnimin e tij, njohjet pra pasi kishte shëtitur burg në burg dhe sigurisht në burg nuk ka takuar intelektualë, inxhinierë, profesorë por ka takuar ato ‘intelektualët e botës së krimit’ profesorët, inxhinierët pra bosët e krimit. Ka krijuar lidhje që nuk i krijon dot për një ditë dhe kjo gjë ka vulosur jetën e tij dhe në Ekuador prapë u arrestua shkoj në burg me personazhe më të rëndësishme të Ekuadorit. Tashmë ka dal nga burgu edhe është zhdukur as në Ekuador nuk ka gjurmë të tij se ku ndodhet por imagjinoni jeta e një të riu në një moshë fare të re 18 vjeç, 19, 20 vjeç i cili vjen nga një fshat i Vlorës për të studiuar në fakultetin juridik dhe si ka përfunduar në personazhin të cilin mediat ndërkombëtare e cilësojnë si njeriun që themeloi Kartelin e parë shqiptar të narkotrafikut”, tregoi Artan Hoxha./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga