web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Qafë Plloçë- Qukës/ Arrestohet një 33-vjeçar

2025-12-20 17:05:00, Aktualitet CNA

Aksident në Qafë Plloçë- Qukës/ Arrestohet një

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia, pas një aksident të ndodhur ditën e djeshmë në aksin rrugor Qafë Plloçë- Qukës, në afërsi të fshatit Vërri. Në pranga është vënë shtetasi D.Xh, për veprën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

33-vjeçari duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Korçë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy shtetase pasagjere në automjetin e 25-vjeçarit, të cilat po marrin mjekim në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin D. Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec.

Në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës, ditën e djeshme, në afërsi të fshatit Vërri, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Korçë.

Si pasojë, janë dëmtuar shtetaset I. S., 45 vjeçe dhe E. M., 24 vjeçe, banuese në Korçë, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. K., të cilat po marrin mjekim në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /CNA





Lajmet e fundit nga