web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

5 metra distancë nga njëri-tjetri/ Zbardhet vendimi i gjykatës për Princ Lekën dhe Elia Zaharian

2024-03-07 14:21:00, Aktualitet CNA
5 metra distancë nga njëri-tjetri/ Zbardhet vendimi i gjykatës
Elia Zaharia dhe Princ Leka

Të enjten, Gjykata Civile e Tiranës ka firmosur dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci.

Në seancën e sotme të gjykatës ka qenë e pranishme vetë Elia Zaharia. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.

Në seancë u shqyrtuan 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë. Dy të parat janë aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia urdhërohet mbrojtja e menjëhershme. 

Ndërkohë është vendosur që Leka Zogu dhe Elia Zaharia duhet të mbajnë distancë 5 metra nga njëri-tjetri. Ndërkohë Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados.

Për Gjergj Zaharinë, gjykata nuk ka vendosur urdhër-mbrotjeje. 

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur edhe verifikimet për publikimin e videos./CNA 





Lajmet e fundit nga