Berisha merr në mbrojtje Shehajn: Tano Caridi, lule para Ballës, shkuarja te vila, akt i turpshëm
Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Agron Sheha...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Agron Sheha...

Për herë të parë në vitin 2024, një grup-profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekësh në muaj.
Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, “Drejtuesit administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 207 mijë lekësh në vitin 2024, nga 194 mijë lekë një vit më parë, me një rritje prej 6.6% në krahasim me mesataren e një viti më parë.
Profesioni i dytë më i paguar është ai i “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, me një pagë mesatare prej 156.7 mijë lekësh, ose 8.8% më shumë se në 2023-shin.
Në vend të tretë janë “Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, që marrin mesatarisht 156.6 mijë lekë në muaj, ose pothuajse sa drejtuesit e prodhimit. Në krahasim me një vit më parë, rritja është 8.8%. Specialistët e IT-së po bëhen gjithnjë e më të kërkuar për dy arsye. Së pari, me zhvillimin e teknologjisë ata po kërkohen gjithnjë e më shumë. Së dyti, ky profesion është i kërkuar dhe në botë e Europë, duke bërë që shumë të arsimuar në këtë fushë të ikin jashtë, çka ka ulur ofertën e tyre në vend, duke detyruar rritjen e pagave.
Pas drejtuesve dhe specialistëve të teknologjisë së informacionit, puna që paguhet më mirë është në shtet. Më të paguarit janë “Oficerë të forcave të armatosura”, me 118.7 mijë lekë/muaj (rritje 8%). Listën e vazhdojnë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, me 112.4 mijë lekë (rritje 8.1%).
Ndjekja e studimeve për ekonomik ka gjithashtu kthim relativisht të lartë. “Specialistë të administrimit dhe biznesit” u paguan mesatarisht 104 mijë lekë në muaj në 2024-n, me rritje 9.7% krahasuar me vitin e mëparshëm.
Edhe “Specialistë në fushën ligjore, shoqërore dhe kulturore”, marrin mbi 100 mijë lekë/muaj, në 104 mijë lekë.
Për herë të parë edhe mësimdhënia paguhet mbi 100 mijë lekë /muaj, me “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë”, që kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 100.5 mijë lekësh.
Nga 36 grup-profesionet që raporton INSTAT, vetëm 8 prej tyre kanë paga mbi 100 mijë lekë/muaj. (shih grafikun në fund).
Ndër rritjen më të lartë të pagave në 2024-n e kishin grup-profesionet e “Specialistë të mësimdhënies”, me 13.3%, në gati 90 mijë lekë; “Specialistë të shëndetësisë”, me 99 mijë lekë (+11.5%); “Asistentë të specializuar të shëndetësisë”, me 13.5% në gati 76 mijë lekë/muaj bruto, si rrjedhojë e reformës për pagesa më të larta për mësuesit e mjekët e infermierët.
Në fund të listës për paga të ulëta janë grup-profesione si “Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare”, me 47 mijë lekë dhe “Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë”, me 45 mijë lekë.
Paga mesatare mujore bruto gjithsej në vitin 2024 ishte 77.4 mijë lekë, me rritje gati 10% në krahasim me vitin e mëparshëm.
Pagat sërish mbeten më të ulëtat në rajon
Pavarësisht rritjes së vazhdueshme, e ndikuar nga shumë faktorë, si presioni në tregun e punës nga emigracioni apo reformës në administratë, paga mesatare në vend vijon të mbetet rreth 30% më pak se në vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Kosovës.
Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.
Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tri vitet e fundit (6.7% në 2022, 4.8% në 2023 dhe 2.2% në 2024-n). Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit./ Monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Pagesat me kartë po shënojnë një rritje të shpejtë këtë vi...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Shqipëria edhe vitin e kaluar kishte nivelin më të ulët të...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Primi i sigurimit për frymë u rrit për të katërtin vit rad...
Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, në hart...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregull...
Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivel...
Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korri...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Pothuajse 91% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyr...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Eksportet e bostanorëve gjatë janar–qershor 2025 u rritën ...
Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronik...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...