Protestuesit para Kryeministrisë: Nuk dorëzohemi deri në largimin e Ramës
Vijon prej një ore protesta e 52-të kundër qeverisë dhe fj...
Vijon prej një ore protesta e 52-të kundër qeverisë dhe fj...

Yield-et e bonove 12-mujore pësuan një rënie të lehtë në ankandin e fundit të muajit prill.
Sipas Bankës së Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 3.66%, nga 3.69% që kishte qenë në dy ankandet e mëparshme të këtij muaji.
Kërkesa në ankande u paraqit më e përmirësuar. Nga 8 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim (por nga të cilat 4.5 miliardë lekë ishin të rezervuara nga Banka e Shqipërisë), vlera totale e kërkesave arriti në më shumë se 9.5 miliardë lekë.
Pjesa e pranuar e kërkesave konkurruese rezultoi relativisht e ulët, në nivelin 26.72%, kjo edhe për shkak të shumës relativisht të lartë që ishte e rezervuar nga Banka e Shqipërisë në ankand.
Në përgjithësi, muaji prill konfirmoi një ecuri të qëndrueshme të yield-eve të bonove 12-mujore. Ato ngelen në nivele më të ulëta krahasuar me vitin e kaluar dhe me një marzh të vogël mbi normën bazë të interesit.
Si instrumenti kryesor i huamarrjes së brendshme dhe njëkohësisht ai që ka shpeshtësinë më të lartë të emetimeve, bonot 12-mujore janë indikatori kryesor benchmark në tregun financiar, edhe për huadhënien ndaj sektorit privat.
Yield-et e ulëta të bonove 12-mujore rrjedhimisht nënkuptojnë edhe ruajtjen e normave relativisht të ulëta të interesit në kreditimin e sektorit privat. Kjo po rezulton me një rritje të lartë të kreditimit edhe gjatë këtij viti.

Për tremujorin e parë të këtij viti, vlera e kredisë së re të disbursuar arriti vlerën e 82.8 miliardë lekëve, në rritje me pothuajse 30% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Kontributin kryesor në rritje vazhdon ta japë kredia në lekë, që për tremujorin e parë të vitit pothuajse është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pesha e kredisë së re në lekë ndaj totalit ka arritur në 62%, nga 41% që kishte qenë një vit më parë.
Rënia e ndjeshme e inflacionit gjatë tremujorit të parë të këtij duket se i ka ndryshuar edhe pritshmëritë e tregut për ecurinë e normave të interesit në afatin e shkurtër. Për marsin, inflacioni zbriti në 2.3%, niveli më i ulët në dy vjet e gjysëm.
Me rënien e inflacionit poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë, një rritje e mëtejshme e normave të interesit për momentin nuk është më e pritshme. Madje, nëse inflacioni vazhdon rënien dhe leku vazhdon të forcohet në kursin e këmbimit, në teori Banka e Shqipërisë mund të konsiderojë një ndryshim kursi, duke iu kthyer uljes së normave të interesit.
Një ulje e normës bazë të interesit është shumë e mundshme të vendoset në mesin e këtij viti nga Banka Qendrore Europiane, në rast se inflacioni nuk do të pësojë rritje të papritura. Megjithatë, në Eurozonë presionet për një ulje të shpejtë të normave të interesit janë më të forta, edhe për shkak të ritmeve shumë të ulëta të rritjes ekonomike./ Monitor.al
Sot, më 1 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan bl...
Një kilogram drithëra nga importi në mars 2024 kushtoi së ...
Problemet me mjedisin janë në rritje në të gjithë botë...
Sot, më 30 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Tregu i sigurimeve të Jo-Jetës ka shfaqur një shpërndarje ...
Janë rreth 29 mijë profesionistë të lirë që ushtrojnë prof...
Qeveria shqiptare ka kërkuar një tjetër kredi pranë Bankës...
Sot, më 29 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 28 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Është thuajse ora 11:00. Pas një rrugëtimi jo dhe aq komod...
Sot, më 27 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sektori bankar disbursoi 110 mijë kredi vitin e kaluar. Du...
Enti Rregullator i Energjisë ka vlerësuar se janë të p...
Zëri më produktiv i buxhetit, shpenzimet kapital...
Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për t...
Sot, më 26 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
"Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për ...
Sektori bankar tregoi aftësi të përmirësuar për t’iu p...
Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit...
Sot, më 25 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...