Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Plani për kthimin e rezidencave qeveritare në Vlorë dhe Velipojë në hotele luksoze markë ndërkombëtare ka bërë një hap para.
Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi këtë javë listën e kompanive që kanë shprehur interes për zhvillimin e këtyre dy pronave shtetërore përmes një programi që qeveria ka nisur ta zbatojë në një sërë projektesh.
Konkretisht për kontratën “Për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila "Velipojë” që është pjesë e nënprojektit “Hospitality” kanë shprehur interes tri kompani dhe pas verifikimit të dokumenteve kanë kaluar në fazën e dytë të tria. Bëhet fjalë për shoqëritë:
Shoqëria “Soleil and Sea” sh.p.k.
Bashkimi i Subjekteve shoqëria “2A Group sh.p.k.”, “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”, “Barclay Crousse”, “Tharm Architects”, Brand Company “Swiss Diamond Group SA” 3. Shoqëria “Xhenis sh.p.k.”
Ndërkohë për kontratën “Për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila "Vlorë” pjesë e nënprojektit “Hospitality” kanë shfaqur interes pesë shoqëri nga të cilat janë kulaifikuar për fazën e dytë katër prej tyre:
1.Shoqëria “Blu Horizont 2005” sh.p.k.
2. Shoqëria “Soleil and Sea” sh.p.k.
3. Bashkimi i Subjekteve shoqëria “2A Group sh.p.k.”, “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”, “Barclay Crousse”, “Tharm Architects”, Brand Company “Swiss Diamond Group SA”.
4. Bashkimi i Subjekteve “Shoqëria Edil-Al-IT shpk & Zdrava sh.p.k.”
Në fazën e dytë ku do të bëhet edhe përzgjedhja e kandidatit fitues shoqëritë duhet të paraqesin një propozim që përmban dy pjesë, projekt idenë arkitekturore (zarfi 1) dhe ofertën financiare (zarfi 2).
Si do të zhvillohen rezidencat në Vlorë dhe Velipojë
Vilat qeveritare në Vlorë dhe ajo në Velipojë do të kthehen në hotele luksoze.
“Ky projekt ka si synim të transformojë këto rezidenca nga struktura të amortizuara dhe të pashfrytëzuara në qendra bashkëkohore të turizmit elitar dhe zhvillimit ekonomik. Duke ruajtur vlerat historike të përdorimit të këtyre pronave, rikonceptimi do të sjellë një harmoni mes së shkuarës dhe së ardhmes, duke i dhënë rëndësi jo vetëm inovacionit, por edhe ruajtjes së identitetit të tyre.
Rezidencat qeveritare do të përfshijnë standardet më të larta të mikpritjes bashkëkohore, të mbështetura nga teknologjitë më të avancuara dhe dizajni bashkëkohor. Transformimi i tyre synon të krijojë një përvojë unike për turistët, investitorët dhe personalitetet VIP, duke i kthyer ato në modele të qëndrueshmërisë ekonomike dhe mjedisore”, – nënvizohet në dokumentet e thirrjes.
Zona ku do të zhvillohet projekti përfshin së pari rezidencën qeveritare “Vila nr. 2” ku sipërfaqja e ndërtesës 1126 m². Rezidencën Qeveritare “Vila nr.6” ku sipërfaqja e ndërtesës është 332.48 m² dhe e treta rezidenca qeveritare “Vila nr.9” me sipërfaqe të ndërtesës 186 m².
Në total, sipërfaqja e konkursit: 1,644.7 m². Ndërkohë lidhur me rezidencën në Velipojë dokumentet specifikojë se ky konkurs synon të gjenerojë ide dhe propozime inovative për transformimin e rezidencës në struktura të akomodimit elitar, duke krijuar destinacione moderne dhe të qëndrueshme që përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare të luksit.
Referuar të dhënave që janë bërë publike, kjo pasuri është në total 8100 metra² ku përfshihet edhe ndërtesa. Të dhënat e pasurisë janë: Rezidenca Qeveritare “Vila Velipojë”, Shkodër, Zona Kadastrale nr. 3072, lloji i pasurisë “Ndërtesë + Truall”, numër pasurie: 5, Sipërfaqja e gjurmës së ndërtesës 1200 m² + Sipërfaqja e truallit 8100 m².
“Institucioni përfiton hapësira të reja që janë më funksionale, në kushtet e një hoteli butik e një standardi me 5 yje, ku personalitetet e larta shtetërore do të vazhdojnë të përfitojnë nga shërbimet që këto godina qeveritare do të ofrojnë, kushteve të përcaktuara në marrëveshjen mes Korporatës dhe DSHQ”, – thuhet në dokument./ Revista Monitor
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpal...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Procedimet për veprat penale të mashtrimit me kreditë dhe ...
Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi 2024 ka regjistru...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Investitorët nga jashtë vendit luajtën një rol të rëndësis...
Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritjen në mars 2025 me rit...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi so...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe plakja e s...
Trump ‘mirëpret’ rënien e çmimit të naftës ndërsa sinjaliz...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Turizmi pritet të ketë një tjetër rritje këtë vit, si efek...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Tarifat e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që hyn...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...