Guvernatori Sejko pret delegacionin e BERZH/ Diskutohen zhvillimet kryesore ekonomike në vend
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi so...

Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritjen në mars 2025 me ritme më të larta se mesatarja e përgjithshme. Sipas INSTAT indeksi i Çmimeve të Konsumit në mars 2025, arriti në 2,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2025, krahasuar me Shkurt 2025 është 0,6%.
Të dhënat tregojnë se çmimet e ushqimeve kontribuojnë gati në gjysmën e inflacionit. Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,04 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,26 pikë përqindje.
Gjithashtu, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,22 pikë përqindje, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” ndikuan me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,15 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Mars 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7,4%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Veshje dhe këpucë” me 3,0% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,9%, “Komunikimi” me 1,5%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,9% secili, “Shëndeti” me 0,6%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 2,5%.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 4,6%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 4,0%, “mish” me 3,3%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1,2%, “peshk” me 0,1%, etj.
Krahasuar me muajin Shkurt 2025, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” shënuan rritje me 1,3%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Komunikimi” me 0,2% secili, “Veshje dhe këpucë”, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” shënuan ulje me 0,1%./ Revista Monitor
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi so...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe plakja e s...
Trump ‘mirëpret’ rënien e çmimit të naftës ndërsa sinjaliz...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Turizmi pritet të ketë një tjetër rritje këtë vit, si efek...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Tarifat e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që hyn...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Bankat janë institucione thelbësore për ekonominë për dy a...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Nga 1 prilli 2025, transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë ...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Eurobondi i emetuar nga qeveria shqiptare në muajin shkurt...
Sot, data 31 mars është afati i fundit për dorëzimin e Dek...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Sezoni i favorshëm me klimë të ngrohtë dhe rritja e kërkes...
Deficiti i llogarisë korrente u përkeqësua vitin e kaluar....
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...