1.4 mld euro në vit, shtetet nga emigrantët dërgojnë më shumë para, surprizë Anglia, Gjermania, SHBA
Në vitin 2024, emigrantët dërguan në Shqipëri 1.4 miliardë...

Pavarësisht uljes gjatë viteve të fundit, Shqipëria pozicionohet ndër vendet me nivelin më të lartë të borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sipas të dhënave më të fundit tremujore të Komisionit Europian.
Në të dhënat e tremujorit të tretë të vitit 2025, borxhi publik i Shqipërisë arriti në 53.5% të PBB-së, duke e renditur vendin si të dytin në Ballkanin Perëndimor, vetëm pas Malit të Zi, ku ky tregues shënon 58.6% të PBB-së.
Krahasimi me vendet e tjera të rajonit reflekton ndryshime të konsiderueshme në qasjen fiskale dhe zhvillimet makroekonomike të periudhës së mëparshme. Maqedonia e Veriut shënoi një borxh publik në nivelin e 50.3% të PBB-së, ndërsa Serbia, që ka një ekonomi më të madhe, regjistroi një borxh prej 43% të PBB-së. Bosnja e Hercegovina dhe Kosova rezultuan me nivele më të ulëta, përkatësisht 26.4% dhe 16% të PBB-së.
Raporti i KE-s nënvizon se borxhi publik mbetet një nga treguesit kryesorë të qëndrueshmërisë makroekonomike, duke pasqyruar performancën fiskale të shteteve dhe kapacitetin e tyre për të menaxhuar shpenzimet publike në periudha sfiduese.
Në Shqipëri, niveli i borxhit publik qëndron mbi mesataren e disa ekonomive të rajonit, edhe pse nën nivelin e vendeve me ngarkesë fiskale më të lartë si Mali i Zi.
Në analizën e tij, Komisioni Europian thekson se nivelet e borxhit publik janë ndikuar nga një kombinim faktorësh, përfshirë masat fiskale të marra gjatë periudhave të rimëkëmbjes ekonomike pas krizave dhe nevojën për mbështetje të shërbimeve publike.
Ndërkohë që konsumi dhe kërkesa e brendshme vazhduan të jenë kontribues kryesor në rritjen ekonomike, mbajtja e borxhit në nivele të qëndrueshme mbetet sfidë për vendet kandidate, duke kërkuar një balancë të kujdesshme midis investimeve dhe disiplinës fiskale.
Për ekonomitë e vogla të rajonit, kushtet e jashtme globale, kostot e shërbimit të borxhit dhe zgjerimi i shpenzimeve kapitale janë elementë që ndikojnë drejtpërdrejt në nivelet e borxhit publik.
Raporti thekson se për vendet që synojnë një integrim më të ngushtë me Bashkimin Europian, menaxhimi i borxhit dhe forcimi i strukturës fiskale janë thelbësore për sigurimin e stabilitetit makroekonomik afatgjatë./Monitor.al
Në vitin 2024, emigrantët dërguan në Shqipëri 1.4 miliardë...
Dy hektarë serra të shkatërruara. Rreth 40 mijë euro inves...
Këtë të diel, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 lek...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 l...
Shqiptarët e Kosovës mbetën grupi kryesor i turistëve në v...
Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton të gjithë qytetarë...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka zhvilluar ditë...
Nga data 22 janar është hapur sistemi e-Tax për plotësimin...
Treguesit buxhetorë të periudhës afatmesme 2025–2029 trego...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 82 lek...
Në total, në sektorin e ndërtimit rezultojnë të punësuar 6...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 81.8 le...
Në kuadrin e ri makroekonomik, 2027-2029 qeveria mbajti të...
Çmimi i arit arriti nivelin më të lartë në histori, mbi 4,...
Sipas ndarjes së re të propozuar nga qeveria për çmimet e ...
Në muajin dhjetor, teksa inflacioni ishte 2.2%, tre grupe,...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 81.8 ...
Shqipëria po rrit me shpejtësi varësinë nga Kina për mallr...
Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro! Do ketë rillogaritje t...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 82.4 le...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...