web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korçë, qindra kuintalë qepë mbeten stok/ Fermerët përballen me humbje të mëdha ekonomike

26 Janar 2025, 21:12, Ekonomi CNA

Korçë, qindra kuintalë qepë mbeten stok/ Fermerët

Edhe pse sezoni i ri i mbjelles së qepës po vjen për fermerët e Maliqit, ata kanë ende sasi të konsiderueshme të pashitur.

Në disa fshatra, një pjesë e konsiderueshme e qepës është gjetur nëpër kanale ndërsa pjesa tjetër në magazina e parcela. 

Fermerët shprehën se nuk janë të sigurtë nëse duhet të mbjellin sërish qepë për shkak të situatës së përsëritur dhe dëmit që u ka shkaktuar në buxhetin e tyre.

Edhe pse çmimi i qepës ka qenë i ulët, kërkesa nga tregtarët ka qenë shumë e ulët saqë janë detyruar ta hedhin një pjesë të prodhimit.

Në fshatrat Leminot dhe Çaushli vetëm pak fermerë arritën të shesin prodhimin e qepës ndërsa të tjerët kanë ende me qindra kuintalë qepë stok.

Ky problem ka prekur edhe fermerët e Devollit të cilët kanë braktisur mbjelljet, po ashtu edhe në Maliq rrezikon të ndodhë e njëjta situatë.

 

 





Lajmet e fundit nga