Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Rreth 40 për qind e fermerëve shqiptarë raportuan se përdornin antimikrobikë në kafshët e tyre sipas një vrojtimi në 525 ferma të prodhimit blegtoral, 29 veterinerë dhe 21 farmaci veterinare që u krye në kujdesin e Organizatës Botërore të Ushqimit FAO, rezultatet e të cilit u publikuan së fundmi.
Përdorimi i antibiotikëve në kafshë është i rëndësishëm pasi ai forcon rezistencën ndaj antibiotikëve te njerëzit.
Rezultatet e anketës treguan se përdorimi i antibiotikëve ishte më i lartë në fermat e mëdha.
Te fermat blegtorale të të imtave (dhi dhe dele) 53.2 për qind e fermerëve përdornin antibiotikë, 51.6 për qind e bletëve, 50.3 për qind fermave të lopëve të qumështit dhe po kaq ata që mbarështojnë gjedh për mish. Gjithashtu 29 për qind e fermerëve të pulave dhe 23.3 për qind fermave shtëpiake përdornin antibiotikë.
Në Europë për shkak të një direktive që kërkon kufizimin e antibiotikëve te bagëtitë përdorimi i tyre ka rënë me 50% ndërmjet 2011 dhe 2022.
Përdorimi i tepërt i antibiotikëve mund të rrisë gjithashtu rrezikun e baktereve që janë rezistente ndaj trajtimit. Kjo kërcënon shëndetin e kafshëve, por mund të jetë gjithashtu një rrezik për njerëzit për sëmundje kronike. Gjithashtu njerëzit mund të ekspozohen ndaj patogjenëve rezistentë duke ngrënë mish dhe produkte të qumështit të kontaminuar.
Anketa në Shqipëri tregoi se shumica e fermerëve në blegtori nuk kishin arsim apo trajnim formal mbi shëndetin e kafshëve ose blegtorinë.
Mbajtja e evidencës së mjekimit është bërë në mënyrë më të plotë nga veterinerët dhe personeli i farmacive veterinare sesa nga fermerët. Shumica e veterinerëve mbanin shënime për antibiotikët e përshkruar. Informacioni që ruhet janë emrat dhe sasia e antibiotikëve të shitur ose të përshkruar në vit.
Në mënyrë të ngjashme, i gjithë personeli i farmacive ka mbajtur shënime për emrat e antibiotikëve të shitur në vit dhe sasitë e shitura. Nga ana tjetër, vetëm gjysma e fermerëve të anketuar kishin të dhëna për barnat e blera dhe rreth 40 për qind mbanin shënime për vizitat dhe trajtimet veterinare.
Përdorimi i antibiotikëve në përgjithësi nuk ishte një zgjedhje e parë në rast sëmundjeje në fermat e anketuara, pasi fermerët raportuan se thirrën veterinerin dhe aplikuan izolimin e kafshëve të sëmura fillimisht.
Burimet kryesore të antibiotikëve për fermerët ishin farmacitë veterinare, dhe në një masë më të vogël, veterinere private. Kur u pyetën se kush e merr vendimin se kur do të përdoren antibiotikët, fermerët kryesisht raportuan veterinerët privatë.
Pronarët e fermave gjithashtu kishin një rol në vendimet në lidhje me përdorimin e antibiotikëve, pavarësisht faktit se shumë prej tyre nuk kishin arsim apo trajnim të mëparshëm për shëndetin e kafshëve.
Ndërkohë që shumica e fermerëve ndiqnin këshillat e veterinerëve për dozën dhe kohëzgjatjen e trajtimit të terapisë me antibiotikë, një numër i konsiderueshëm e fermerëve (15.0 për qind) raportuan se kishin administruar (në dozë më të ulët dhe për kohë më e shkurtër) nga sa këshillohej.
Rreth 67 për qind e fermerëve deklaruan se gjithmonë ose shpesh merrnin antibiotikë me recetë.
Antibiotikët që janë përdorur, këshilluar ose shitur zakonisht në respektojnërenditjen e tyre sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH):
Antimikrobikë me rëndësi kritike me prioritet më të lartë: ceftiofur, cefquinome, enrofloxacin, kolistin
Antimikrobikë me rëndësi kritike: Gentamicina, neomicina, streptomicina, kanamicina, eritromicina, tylosin, tilmicosin
Antimikrobikë shumë të rëndësishëm: amoksicilinë, ampicilinë, benzilpenicilinë, kloksacilinë, tetraciklinë, oksitetraciklinë, klortetraciklinë, doksiciklinë, florfenikol, linkomicinë, sulfonamidet
Antimikrobikë të rëndësishëm: spektinomycin
Në shumicën e rasteve, substancat e listuara janë përdorur për trajtimin e sëmundjeve dhe shumë rrallë për parandalim.
Kur pjesëmarrësit u pyetën në lidhje me efikasitetin e të antimikrobikëve, (76.6 për qind e fermerëve, 75.8 për qind e veterinerëve dhe 80.9 për qind e farmacistëve) raportuan se kanë vërejtur ulje të efikasitetit të këtyre substancave.
Pothuajse gjysma e fermerëve përdorues të antibiotikëve raportuan se nuk e kishin dëgjuar më parë për rezistencën ndaj antibiotikëve./ Revista Monitor
Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është ...
Sot, më 22 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Bitcoin u rrit në një nivel të ri historik prej 109,588 do...
Njerëzit më të pasur në botë po bëhen gjithnjë e më të pas...
Në vitin 2022 Shqipëria kishte shpenzimet shëndetësore për...
Sot, më 21 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Ekonomia gjermane ka pasur probleme të mëdha në vitin e ka...
Digat bujqësore në vend pritet të kalojnë në studime fizib...
Që nga viti 2018, në Tiranë janë dhënë mesatarisht 1.2 mil...
Sot, më 20 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 19 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Faktorët kryesorë që do të ndikojnë te shtrenjtimi i çmime...
Sot, më 18 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Gjatë vitit që lamë pas është tejkaluar rekordi i 2023...
Sot, më 17 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Nisja e aplikimit të sistemit të ri për përcaktimin e ...
Konflikti i armatosur, moti ekstrem dhe dezinformomi j...
Sot, më 16 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Ekonomia e Gjermanisë, që është edhe më e madhja në Evropë...
Në draft strategjinë e re të bashkëpunimit me Shqipëri...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...