Bie franga zvicerane, euro asnjë përmirësim/ Kursi i këmbimit, 19 mars 2024
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...

Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vogla për vitin e kaluar.
Statistikat e bankës së Shqipërisë tregojnë se për muajin dhjetor 2023, norma mesatare e interesit të depozitave të reja në lekë ishte 1.64%, nga 1.43% që kishte qenë në fund të vitit 2022.
Frenimi i rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë dhe rënia e yield-eve uli stimujt për rritjen e interesave të depozitave bankare për pjesën më të madhe të vitit të kaluar.
Norma bazë e interesit në Shqipëri është frenuar në nivelin 3.25%, ndër më të ulëtit në Evropë.
Normat e interesit të depozitave të reja arritën shënuan një rritje veçanërisht pas muajit gusht dhe arritën nivelin më të lartë vjetor në muajin nëntor, në 1.78%.
Kjo mund të shpjegohet me stanjacionin e depozitave në monedhën vendase dhe me ngushtimin e tepricave të likuiditetit të sektorit bankar gjatë pjesës më të madhe të vitit 2023.
Një rol të rëndësishëm në këtë shtrëngim luajti sidomos politika fiskale shtrënguese e ndjekur nga qeveria shqiptare. Vetëm pas muajit nëntor, me rritjen e shpenzimeve publike, depozitat bankare iu rikthyen rritjes.
Megjithatë, edhe rritja e interesave të kredive në lekë vitin e kaluar ishte e kufizuar.
Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Lekë në dhjetor të vitit të kaluar ishte 4.85%, vetëm 0.2 pikë përqindje më i lartë krahasuar fundin e vitit 2022.

Këto shifra dëshmojnë se politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka ndihmuar ruajtjen e çmimeve të favorshme për kreditimin e ekonomisë, por nga ana tjetër nuk ka dhënë shumë stimuj për të rritur kursimet dhe përfitimet prej tyre.
Një ritëm i ngjashëm i rritjes së normave të interesit të depozitave vitin e kaluar është regjistruar edhe për monedhën euro. Sipas Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit në për depozitat e reja në euro në muajin dhjetor ishte 0.99%, nga 0.71% që kishte qenë në fund të vitit 2022.
Rritja e interesit të depozitave në euro nuk ka e ka ndjekur shumë ritmin e rritjes së normave të interesit të depozitave në tregjet europiane. Banka Qendrore Evropiane (ECB) vitin e kaluar ndoqi një politikë monetare agresive dhe e rriti normën bazë deri në nivelin më të lartë historik prej 4.5%.
Por, në tregun shqiptar përcjellja e lëvizjeve të politikës monetare të ECB-së ka qenë mjaft e kufizuar. Kjo mund të shpjegohet me ofertën e lartë të fondeve në Euro dhe me mungesën e alternativave të investimit financiar në këtë monedhë.
Depozitat në monedhën europiane i rritën më shumë se 6% vitin e kaluar. Nga ana tjetër, normat e ulëta të interesit në euro lidhen edhe me politikat rregullatore të Bankës së Shqipërisë.
Banka qendrore nuk u paguan bankave remunerim për rezervën e detyruar në këtë monedhë, përveçse kërkon një nivel më të lartë të kësaj rezerve, krahasuar me Lekun.
Kjo rrit kostot e ndërmjetësimit në Euro për sektorin bankar dhe ndikon direkt në mbajtjen e normave më të ulëta të interesit për depozitat./ Monitor.al
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...
Sot, më 17 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Sot, më 16 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Segmenti i shërbimeve të informacionit dhe teknologjis...
Sot, më 15 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Dikur shqetësoheshim që planeti të popullohej së tepërmi, ...
Vitin e shkuar, 19 subjekte janë përjashtuar nga e dre...
Ekonomia e Shqipërisë është "e uritur” për punonjës që...
Ekonomia e Shqipërisë është e “uritur” për punonjës që kan...
Sot, më 14 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Vitin e shkuar institucionet publike në vend nënshkrua...
Sot, më 13 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Treguesit fiskalë të buxhetit fillestar 2024 të detajuara ...
Miliona euro investime në impiantet dhe fabrikat e prodhim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...