“Po nxjerr paratë e krimit jashtë vendit”/ Vokshi: Do kërkojmë komision hetimor për udhëtimet e Ramës
Deputetja Albana Vokshi ka bërë me dije se opozita do të r...
Deputetja Albana Vokshi ka bërë me dije se opozita do të r...

“Marrëveshja ndërkombëtare e re i jep Shqipërisë të drejtën të tatojë diferencën kur kompanitë përpiqen të transferojnë fitimet në juridiksione me tatim nën 9%, duke rritur transparencën dhe sigurinë për bizneset vendase.”
Ministri i Financave Z.Petrit Malaj, nënshkroi sot në Paris me Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) znj. Fabrizia Lapecorella, “Konventën Shumëpalëshe për Lehtësimin e Zbatimit të Shtyllës së Dytë Subjekt i Rregullit Tatimor” (STTR MLI), sipas njoftimit zyrtar.
Nënshkrimi i kësaj Konvente është pjesë e masave, në kuadër të projektit ndërkombëtar BEPS, pjesë e të cilës Shqipëria është që prej vitit 2019.
STTR është një pjesë integrale e konsensusit të arritur nga Kuadri Gjithëpërfshirës i Projektit Ndërkombëtar BEPS, për Shtyllën e Dytë të zgjidhjeve (Pillar 2) mbi rregullat globale kundër erozionit të bazës tatimore, që synojnë të adresojnë sfidat tatimore që rrjedhin nga digjitalizimi i ekonomisë.
Gjatë fjalës së tij, Ministri i Financave u shpreh se Shqipëria do të mund të përmbushë me efikasitet më të lartë angazhimet e saj, duke qenë se qëllimi kryesor i Konventës është të ndihmojë në rritjen e transparencën dhe integritetit të sistemit ndërkombëtar të tatimeve.
Ministria e Financavedo të vijojë të jetë e anagazhuar për të nxitur drejtësinë tatimore, rritjen e të ardhurave, për të parandaluar zhvendosjen e fitimeve, si dhe për garantimin qëndrueshmërisë fiskale, në dobi të një klime më të mirë të të bërit biznes, përfundon njoftimi i financave.
Si rregullohet transferimi i fitimit
Rregulli i Tatimit Minimal të Shtyllës Dy (The Pillar Two Subject to Tax Rule/STTR) është një dispozitë e bazuar në traktat ndërkombëtar, që synon të garantojë një nivel minimal tatimi për pagesat ndërkufitare brenda grupeve shumëkombëshe.
Ky rregull aplikohet për një grup të caktuar pagesash, si interesa, tarifa shërbimesh, honorare ose pagesa të tjera ndërmjet degëve dhe filialeve të të njëjtit grup, kur këto kryhen nga një vend drejt një vendi tjetër.
Nëse pagesat që shkojnë te përfituesi në vendin e rezidencës tatohen me një normë më të ulët se 9% tatim mbi fitimin, atëherë vendi i burimit – pra vendi nga ku kryhet pagesa, fiton të drejtën të tatojë këto të ardhura deri në nivelin minimal prej 9%.
Kjo nënkupton se një kompani që operon në Shqipëri nuk do të mund t’i zhvendosë fitimet e saj drejt një filiali në një juridiksion tjetër ku tatimi mbi fitimin është më i ulët se 9%, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Përkundrazi, Shqipëria, si vend burimi i pagesës, do të ketë të drejtën të aplikojë diferencën e tatimit derisa të arrijë nivelin minimal.
Ky mekanizëm është pjesë e paketës globale të BEPS (Base Erosion and Profit Shifting), e cila synon të parandalojë praktikat e erozionit të bazës tatimore dhe zhvendosjes artificiale të fitimeve, duke siguruar më shumë drejtësi fiskale dhe konkurrencë të ndershme midis bizneseve.
Për bizneset, kjo krijon një terren më transparent dhe parashikueshmëri më të madhe, duke reduktuar avantazhet e padrejta që lindin nga shfrytëzimi i juridiksioneve me taksa shumë të ulëta./ Monitor
Shpejtësia tej normave të lejuar vijon të mbetet në Shqipë...
Nga Vjena, Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje investitor...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Numri i zyrave aktive të këmbimit valutor është në rënie g...
Ngritja e kafeneve vijon të mbetet një nga bizneset më të ...
Kush jep apartamente për qira ditore në Airbnb e Booking n...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Globa...
Teksa prodhuesit shqiptarë të pijeve freskuese po përballe...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Kanalet e shitjeve online po zgjerohen vit pas viti. Të d...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me lekun. Të mër...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
I matur me metodologjinë e Eurostat Indeksi i Harmonizuar ...
Në fillim të kësaj jave, kanë hyrë në fuqi rregulloret e r...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Tregtia me pakicë ka vijuar rritjen në tremujorin e dytë t...
Kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identiteti d...
Nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milion shqiptarë kanë m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...