Protestuesit para Kryeministrisë: Nuk dorëzohemi deri në largimin e Ramës
Vijon prej një ore protesta e 52-të kundër qeverisë dhe fj...
Vijon prej një ore protesta e 52-të kundër qeverisë dhe fj...

Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.
Gjatë gjashtëmujorit të dytë 2023 (periudha 1 korrik – 31 dhjetor 2023), bankat raportojnë se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 67,352 aplikime për kredi, në rritje me 3.6% krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 4.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga numri total i aplikimeve, 91% e tyre u takonin individëve, ndërsa 9% bizneseve (4% ndërmarrjeve të mëdha dhe 5% ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme).
Shpërndarja e aplikimeve për kredi është zhvendosur disi në favor të bizneseve, si krahasuar me gjysmën e parë të vitit, ashtu në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2022.
Krahasuar me një vit më parë, rritja e aplikimeve ka ardhur kryesisht nga kategoria e ndërmarrjeve të mëdha, me rritje me 19.5% dhe nga individët, në rritje me 4.5%.
Sipas Bankës së Shqipërisë, për të gjithë vitin 2023, kredia e re arriti vlerën rekord të pothuajse 319 miliardë lekëve, në rritje me 14.5% krahasuar me vitin 2022.
Në totalin e aplikimeve të marra në shqyrtim gjatë periudhës, rezulton se rreth 21% e tyre janë refuzuar nga bankat. Kjo normë ishte 1.7 pikë përqindje më e ulët se gjashtë muaj më parë, por pak më e lartë, me 0.6 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.
Rënia e refuzimeve të bankave në gjysmën e dytë të vitit 2023 është shtrirë në të tre kategoritë e klientëve, por ishte më e theksuar në segmentin e ndërmarrjeve të mëdha.
Norma e refuzimit ka qenë në rënie për bankat me kapital vendas dhe të huaj, veçanërisht në drejtim të segmentit të ndërmarrjeve të mëdha. Vihet re se gjatë periudhës, të dy grupet bankare kanë shfaqur prirje lehtësuese ndaj kërkesave për kredi të ndërmarrjeve të mëdha, duke refuzuar vetëm 4% të aplikimeve të tyre në rastin e bankave të huaja, dhe 3% në rastin e bankave me kapital vendas. Në rastin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të dy grupet e
bankave kanë qenë gjithashtu më pranuese, duke refuzuar vetëm 6% të kërkesave të tyre për kredi. Përsa i përket segmentit të individëve, të dy grupet kanë vijuar të kenë qëndrime të kundërta, por me prirje lehtësuese në rastin e bankave të huaja. Kështu, bankat vendase kanë refuzuar vetëm 6% të aplikimeve të individëve, duke mbetur në të njëjtin nivel me
periudhën e kaluar, ndërsa bankat e huaja kanë refuzuar rreth 28% të aplikimeve, duke shënuar një rënie me 2 pikë përqindjeje krahasuar me gjysmën e parë të vitit.
Në përgjithësi, nga analiza e Bankës së Shqipërisë arrihet në përfundimin se ecuria e aplikimeve të shqyrtuara nga bankat gjatë gjysmës së dytë të vitit 2023, tregojnë për një rritje me bazë të gjerë të kërkesës për kredi, si nga sektori i individëve ashtu edhe nga ai i ndërmarrjeve, por edhe një qëndrim disi më lehtësues të kredidhënies nga ana e bankave./ Monitor.al
Sot, më 2 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan bl...
Furrat e bukës dhe pastiçeritë për rreth 2 javë, përka...
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan një rënie të lehtë në a...
Sot, më 1 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan bl...
Një kilogram drithëra nga importi në mars 2024 kushtoi së ...
Problemet me mjedisin janë në rritje në të gjithë botë...
Sot, më 30 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Tregu i sigurimeve të Jo-Jetës ka shfaqur një shpërndarje ...
Janë rreth 29 mijë profesionistë të lirë që ushtrojnë prof...
Qeveria shqiptare ka kërkuar një tjetër kredi pranë Bankës...
Sot, më 29 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 28 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Është thuajse ora 11:00. Pas një rrugëtimi jo dhe aq komod...
Sot, më 27 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sektori bankar disbursoi 110 mijë kredi vitin e kaluar. Du...
Enti Rregullator i Energjisë ka vlerësuar se janë të p...
Zëri më produktiv i buxhetit, shpenzimet kapital...
Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për t...
Sot, më 26 prill 2024, në tregun valutor, dollari amer...
"Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...