Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...

Korrigjimi i shifrave të eksporteve nga INSTAT ka nxjerrë në pah ecurinë reale të eksporteve shqiptare, që jo vetëm nuk kishim marrë kthesë pozitive këtë vit, por kanë vazhduar tendencën rënëse përgjatë gjithë 9 mujorin.
INSTAT raportoi se në muajin Shtator 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 27 mld lekë, duke u ulur me 10,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 260 mld lekë, duke u ulur me 7,9 %.
Më herët, INSTAT kishte raportuar se për 8 mujorin vlera zyrtare e eksporteve ishte rritur me 3.5%. Kjo rritje kishte ardhur tërësisht për shkak të përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë nga Shqipëria tranzit drejt Kosovës, çka pothuajse dyfishoi artificialisht shitjet drejt Kosovës, duke ndikuar dhe në përmirësimin e shifrës totale. Por, rritja e fortë e eksporteve me Kosovën kishte të bënte me faktin se që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte, duke ndikuar në zgjerimin e fortë të eksporteve në vlerë, konkretisht të grupit minerale, lëndë djegëse dhe energji.
Sipas të dhënave të rishikuara të INSTAT, ndikimin në tendencën rënëse si në shtator dhe për 9 mujorin e ka dhënë grupi materiale ndërtimi e metale, si rrjedhojë e mbylljes së aktivitetit të Kurum dhe më pak minerale, lëndë djegëse e energji. Eksportet e tekstileve e këpucë u rikuperuan në shtator dhe për 9 mujorin janë me një rënie mospërfillëse.
Rishikimi i shifrave e ka nxjerrë dhe deficitin tregtare me rritje, ndërsa deri për 8 mujorin raportohej me rënie!
Sipas INSTAT, Gjatë muajit Shtator 2025, në uljen e eksporteve prej 10,7 %, negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8,4 pikë përqindje dhe “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,4 pikë përqindje. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +1,4 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,2 pikë përqindje, etj.
Eksportet, gjatë këtij nëntëmujori janë ulur me 7,9 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,6 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -1,2 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,0 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,5 pikë përqindje.
Eksporte e tekstile e këpucë rriten, por fasoni mbetet pesimist
Eksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë muajve të parë të këtij viti, me rënie e rritje të lehta. Në shtator u shënua rritje e eksporteve me 5%, pas rënies me 2.4% në gusht.
Për 8-mujorin tendenca është negative e lehtë, me një rënie prej 0.3% me bazë vjetore.
Eksportuesit e nga shoqata Pro-eksport thanë se rritja e eksporteve dhe veshjeve dhe këpucëve vetëm ne shtator mund të jetë rrjedhoje e një kontrate specifike, porse i gjithë sektori është në vështirësi dhe falimentet po shtohen dita e ditës. Sipas tyre prodhimi i veshjeve dhe këpucëve në të gjithë Europën dhe në Shqipëri është në vështirësi për shkak të konkurrencës së veshjeve nga aplikacionet Kineze Shein dhe TEMU.
Materiale ndërtimi dhe metale, tkurrje e fortë 34%
“Materialet e ndërtimit dhe metalet” kanë vijuar tendencën rënëse edhe këtë vit, të ndikuar nga reduktimi i aktivitetit të Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.
Për 9–mujorin, ky grup ra me 34.7%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.
Ushqime pije e duhan bëhen grupi i tretë më i madh
“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon rritje. Në janar-shtator, ky grup u rrit me 7.4%, duke u ngadalësuar në 2% në shtator, pas përshpejtimit të gusht e korrik në rreth 9%. Eksportet e ushqimeve dhe pijeve u rriten në sasi më shumë se në vlerë gjatë 9-mujorit 2025, me rreth 9 për qind më shumë se njëjta periudhë e vitit të mëparshëm, për shkak të shtimit të shitjeve jashtë vendit të shalqirit. Rritja e eksporteve të bostanorëve shtoi sasinë por jo vlerën, pasi një kilogram prej tyre shitet me lirë se sa një kilogram perime.
Minerale, lëndë djegëse, energji, përmbyset rritja!
Deri për 8 mujorin, INSTAT raportoi një rritje prej 51% për grupin e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, që në fakt u ndikua nga llogaritja e ri eksporteve drejt Kosovës, si eksporte shqiptare.
Pas rishikimit të shifrave, për 9 mujorin, INSTAT raportoi që shitjet e këtij grupi, që realisht ndikohen kryesisht nga nafta e Bankers Petroleum dhe energjia elektrike, kanë rënë me 6.3%, duke u kthyer në realitet.
Bien makineritë e pajisjet
Grupi “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” i është kthyer rënies në shtator, pas përmirësimit që kishte shfaqur muajt e fundit. Në shtator grupi ra me 3.5%, ndërsa për 9- mujorin zgjerimi është 4.9%. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore.
Rritet deficiti tregtar
Importet e mallrave arritën vlerën 75 mld lekë, duke u rritur me 5,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 11,8 %, në krahasim me Gusht 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 48 mld lekë, duke u rritur me 17,8 %, krahasuar me Shtator 2024 dhe me 1,9 %, në krahasim me Gusht 2025.
Në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 260 mld lekë, duke u ulur me 7,9 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 657 mld lekë, duke u ulur me 1,3 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 397 mld lekë, duke u rritur me 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.
Eksportet bien me Italinë e Spanjën
Sipas INSTAT, Në muajin Shtator 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shtator 2024 janë: Italia (0,7 %), Spanja (49,9 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kosova (8,1 %), Greqia (32,5 %), Gjermania (2,3 %), etj.
Gjatë këtij nëntëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,8 %), Kosova (13,5 %) dhe Kina (3,0 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Greqia (6,4 %) Gjermania (5,6 %) dhe Spanja (27,5 %).
Në muajin Shtator 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (9,9 %), Kina (39,8 %) dhe Greqia (10,9 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Turqia (7,3 %), Gjermania (1,5 %), etj.
Gjatë këtij nëntëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (2,8 %), Turqia (14,3 %) dhe Gjermania (6,4 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritje më të madhe janë: Kina (23,5 %), Greqia (4,0 %) dhe Spanja (14,1 %).
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 57,5 %, të gjithë tregtisë. Në Shtator 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,3 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,7 %), Kina (12,6 %), Greqia (8,3 %) dhe Turqia (6,7 %).
Shkëmbimet tregtare, për nëntëmujorin 2025, me vendet e BE-së zënë 57,4 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar-Shtator 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (26,9 %), Kina (10,3 %), Greqia (7,7 %) dhe Turqia (7,3 %)./Monitor




Për ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, krijon habi d...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Forcimi i vazhdueshëm i lekut ndaj euros, pavarësisht se k...
Pavarësisht një vere të zbehtë, vjeshta ashtu sikurse edhe...
Shqipëria turistike duket se nuk po gjen qëndrueshmëri në ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Kur pyeten shqiptarët se “Sa të lehtë e keni që të përball...
Qeveria e Shqipërisë ndryshoi për të tretën herë ketë vit ...
Ari dhe argjendi u stabilizuan të mërkurën, pas shitjeve m...
Familjet shqiptare çojnë mesatarisht 39.5% të buxhetit muj...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Dëmet e paguara nga kompanitë për sigurimin e aksidenteve ...
Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me ...
Në 9-mujorin 2025 buxheti i shtetit rezultoi me suficit pr...
Platformat e tregtimit dhe klerimit të energjisë do t’i ku...
Që nga 7 tetori, Shqipëria i është bashkuar SEPA-s. Me kët...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Projektligji për ngritjen dhe funksionimin e Byrosë së Kre...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...