Ari zbret me këmbë në tokë/ Tregjet përgatiten për më shumë luhatshmëri
Ari dhe argjendi u stabilizuan të mërkurën, pas shitjeve m...

Qeveria e Shqipërisë ndryshoi për të tretën herë ketë vit buxhetin e shtetit, duke reduktuar më tej fondet për arsimin dhe shëndetësinë dhe duke rritur ato për infrastrukturën.
Sipas tabelave që shoqërojnë ndryshimet, fondet për Ministrinë e Arsimit u shkurtuan me rreth 851 milionë lekë ose 1% më pak krahasuar me qershorin. Në raport me buxhetin fillestar 2025, fondet për Ministrinë e Arsimit u shkurtuan me 1 miliard lekë, rreth 10 milionë euro ose 1.6%.
Kjo rënie vjen në një kohë kur sistemi arsimor përballet me nevoja të mëdha për investime në mjedise mësimore, staf dhe programe të reja studimore, ndërsa kërkesa për arsim cilësor po rritet.
Edhe Ministria e Shëndetësisë ka shënuar një ulje të fondeve, ndonëse më të lehtë. Ndryshimet e fundit reduktuan një shumë prej 336 milionë lekësh, ose rreth 3.4 milionë eurosh, një tregues i mungesës së politikave të qëndrueshme në një sektor ku kërkesat për shërbime janë gjithnjë e më të larta. Në raport me buxhetin fillestar, fondet për shëndetësinë u reduktuan me 0.5%.
Në të kundërt, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës (MIE) është përfituesja më e madhe e rialokimit buxhetor, me një rritje prej mbi 6.1 miliardë lekësh, ose rreth 60 milionë euro më shumë. Në raport me ndryshimet e muajit qershor, fondet për Ministrinë e Infrastrukturës u rritën me 9%, ndërsa me buxhetin fillestar 1.6%. Përqendrimi i fondeve në këtë zë tregon prioritetin e qeverisë për të përshpejtuar investimet në projektet infrastrukturore.
Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë ka përfituar një rritje modeste prej 331 mijë eurosh, ose 2%, duke reflektuar një mbështetje të lehtë për sektorin rural, por pa një ndikim të dukshëm në raport me nevojat e sektorit.
Në tërësi, të dhënat tregojnë një tendencë të vazhdueshme të nënfinancimit të shërbimeve sociale dhe orientim drejt rritjes së shpenzimeve për investime infrastrukturore.
Vendet e zhvilluara veçohen nga të tjerat për investimet e larta në shëndetësi, arsim dhe në përgjithësi në kapitalin njerëzor, si investimet më të qëndrueshme në kohë.
Më pak investime në arsim dhe në shëndetësi përkthehen në kosto sociale për të gjithë shoqërinë. Një shoqëri me arsim joefikas dhe “e sëmurë” nuk do të mund të rrisë produktivitetin në ekonomi.
Ndërkohë që numri i nxënësve në shkolla po ulet dhe tani ka më shumë kapacitete financiare për nxënës, cilësia e shkollave shqiptare ka pësuar rënie të dukshme, nisur nga rezultatet e testimit global PISA.
Treguesit e konvergjencës me BE tregojnë se Shqipëria, në fushat e arsimit dhe shëndetësisë, po thellon hendekun, duke bërë hapa pas në vend që të arrijë standardet aq të nevojshme për anëtarësim./Monitor

Ari dhe argjendi u stabilizuan të mërkurën, pas shitjeve m...
Familjet shqiptare çojnë mesatarisht 39.5% të buxhetit muj...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Dëmet e paguara nga kompanitë për sigurimin e aksidenteve ...
Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me ...
Në 9-mujorin 2025 buxheti i shtetit rezultoi me suficit pr...
Platformat e tregtimit dhe klerimit të energjisë do t’i ku...
Që nga 7 tetori, Shqipëria i është bashkuar SEPA-s. Me kët...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Projektligji për ngritjen dhe funksionimin e Byrosë së Kre...
Tregu i bukës dhe, në përgjithësi, prodhimet e brumit po z...
Rreziku i drejtpërdrejtë për bilancet e bankave ndaj ndrys...
Çmimi mesatar për një metër katror i apartamenteve në Tira...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë ...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Tirana renditet në vendin e parë në Europë për yield-in ng...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Në pikun e verës të huajt zgjodhën kryeqytetin. Statistika...
Kuvendi i Shqipërisë i rekomandon Autoritetit të Komunikim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...