Monedhat e huaja në krizë/ Sa këmbehen euro, dollari dhe paundi?
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për sektorin bujqësor hapen sot duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve, njoftoi në rrjetet e saj sociale Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.
Sipas Denaj, kjo skemë ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe fuqizimin e inovacionit në zinxhirin agroushqimor, duke siguruar gjithashtu përmbushjen e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore.
“Për më tepër, ajo synon realizimin e objektivit ambicioz të qeverisë për eksportimin e 1 miliard eurove produkte bujqësore deri në 2030-ën.
Për të mbështetur zhvillimin bujqësor, Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një fond rekord prej 20 milionë eurosh, të cilat janë të strukturuara në nëntë masa mbështetëse, të cilat mund të përdoren nga fermerët dhe subjektet bujqësore për të zhvilluar plane investimi të personalizuara”, thekson Ministrja Denaj.
Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.
Ministrja sqaron në postimin e saj, se aplikantët mund të përfitojnë nga disa masa mbështetjeje, duke i mundësuar kështu të krijojnë një plan të qëndrueshëm dhe tërësor për zhvillimin e fermave të tyre.
Ky program është i hapur për fermerët individualë, si dhe për shoqëritë me status fizik ose juridik, të cilët mund të aplikojnë për ndihmë financiare nëpërmjet Agropikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në zonën e tyre.
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse:
ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve,
luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës;
mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta;
rrjeta antibreshër për pemët, agrumet dhe vreshtat ekzistuese;
sistemet e ujitjes me pika në pemëtore dhe vreshta;
ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë dhe shpendëtarisë;
mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale;
pajisjet për përpunim dhe paketim për perime, fruta, rrush, verë, ullinj dhe vaj ulliri;
investime në agroturizëm;
koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë.
Aplikimet janë të hapura nga data 30 korrik deri më 30 shtator, dhe fermerët mund të marrin asistencë nga ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për çdo pyetje ose nevojë për ndihmë.
Skema e Investimeve 2025 ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit bujqësor në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen e eksporteve dhe përmirësimin e standardeve të prodhimit./ Revista Monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Italianët e joshur vitet e fundit nga ideja e pushimeve të...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga afati i fundit për dor...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Drejtoria e Tatimeve ka bërë me dije se në 12 ditë janë bl...
Tregu i pishinave në Shqipëri po shfaq shenja zgjerimi, i ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Çmimet e referencës të pasurive të paluajtshme, të cilat u...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Shumica e bashkive të vendit janë duke parë tkurrje të for...
Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik proje...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut po thyen në ditët e f...
Kushtet meteorologjike ekstreme të shkaktuara nga ndryshim...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Të qenit i pasur nuk ka të bëjë vetëm me të ardhurat e lar...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në Shqipëri, burrat zotërojnë më shumë telefona celularë s...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...