Buxheti 2025, marsi dhe dhjetori me arkëtimet më të larta
Arkëtimet buxhetore po ndjekin ciklin e ekonomisë. Plani i...

Të dhënat finale mbi treguesit ekonomikë të ndërmarrjeve në vitin 2023 tregojnë se të ardhurat nga shitjet në sektorin e ndërtimit frenuan ritmet rritëse.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të ardhurat nga shitjet neto në bizneset e ndërtimit ishin 30.3 miliardë lekë (300 milionë euro) në vitin 2023 me rritje vjetore 2.9%, teksa një vit parë (2022) të ardhurat nga shitjet ishin 12% më të larta se më 2021.
Në vitin 2023, të ardhurat në bizneset e ndërtimit shënuan rënie me 9.5% në krahasim me vitin 2021.
Pas pandemisë, struktura e ekonomisë ka ndryshuar duke rritur përqendrimin në sektorin e ndërtimit dhe në atë të shërbimeve, teksa po tkurren sektorët prodhues si bujqësia dhe industria e përpunimit, sidomos sektori fason.
Rënia e të ardhurave në bizneset e prodhimit për eksport nga zhvlerësimi i euros ka rritur edhe më tej përqendrimin e bizneseve në ndërtim. Dhjetëra biznese që qepnin këpucë dhe veshje për eksport kanë mbyllur fabrikat dhe ndërtojnë pallate.
Ngadalësimi i mundshëm i sektorit të ndërtimit e rrit sferën e rreziqeve për perspektiven ekonomikë. Sidomos pas vitit 2020 rritja e PBB -së është gjeneruar nga zgjerimi i ndjeshëm i aktivitetit ekonomik në sektorin e shërbimeve dhe atë të ndërtimit.
Në vitin 2023, sektori i ndërtimit u rrit me 8.5% dhe në 9-mujorin e 2024 me 8.1%. Ministria e Financave pret që në periudhën afatmesme 2026-2028 sektori i ndërtimit të ngadalësojë ritmet e rritjes me rreth 3%.
Të ardhurat nga shitjet në bizneset e ndërtimit nisën të rriten në vitin në 2019 duke pësuar rritje vjetore me 85%. Pavarësisht se popullsia e vendit në këtë periudhë po tkurrej me shpejtësi nga valët e forta të azilit ekonomik që nisën në vitin 2015, nga ana tjetër u shfaq një kërkesë e lartë për banesa që u shoqërua edhe me leje të shumta sidomos në kryeqytet dhe në bregdet.
Si rrjedhojë e kërkesës së lartë, çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Aktualisht, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe ka ekspozimin më të lartë të sektorit të ndërtimit në kontinent. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi kontribuoi me 11.2% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa në BE, ky sektor kontribuoi me 5.5%.
Pas Shqipërisë, ndërtimi ka peshë të lartë në ekonominë e Kosovës, me rreth 10% të vlerës së shtuar, kjo për shkak se shumë kompani ndërtimi nga Shqipëria po ndërtojnë në Kosovë.
Sektori i ndërtimit vuan nga informaliteti i lartë, i cili duket se është rritur më tej vitin e kaluar. Studimet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) vlerësojnë se ndërtimi është sektori me informalitetin më të lartë nga sektorët jobujqësorë, me rreth 60%./ Revista Monitor
Arkëtimet buxhetore po ndjekin ciklin e ekonomisë. Plani i...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Agjencitë private të punësimit kanë afat deri më 17 Mars 2...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Të dhënat e reja mbi tregun e punës shpalosën një panoramë...
BE-ja ka njoftuar se do të vendosë kundërmasa tregtare nda...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2...
Paga mesatare në ekonomi u rrit përsëri në tremujorin e fu...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Banka Qendrore Evropiane uli normën e saj të lehtësisë së ...
Punëmarrësit informalë të konstatuar gjatë inspektimeve ng...
Përdoruesit shqiptarë të drogave kanë nivelin më të lartë ...
Ditën e sotme në tregun valutor, euro do të këmbehet me 98...
Shqipëria ka treg pune problematik në raport me rajonin dh...
Raporti “Rajonet Europiane të së Ardhmes 2025” rekomand...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këm...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Sot, më datë 7 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...