Kursi i këmbimit valutor, 13 mars 2025
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...

Agjencitë private të punësimit kanë afat deri më 17 Mars 2025 të aplikojnë për ndryshimet në licencim pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me qëllim mbajtjen e licencës.
Ndryshimet e kritereve për funksionimin e agjencive u përcaktuan në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 101, datë 23.2.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të agjencive private të punësimit” që hyri në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare në nëntor 2024.
“Agjencitë private të punësimit me kod X.2.A, që kanë licenca aktive, duhet të aplikojnë për ndryshimet në përputhje me kriteret e reja sipas VKM 703/2024 brenda datës 17.03.2025 me qëllim mbajtjen e licencës, në të kundërt ajo do të revokohet”, thuhet në njoftimin e QKB-së.
Pas hyrjes në fuqi të kritereve të reja më 15 Nëntor 2024, subjekteve të pajisura me licenca aktive, për nënkategorinë X.2.A, të dhëna para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, iu la afati kohor prej 120 ditësh kalendarike për aplikimin, në përputhje me kriteret e reja, me qëllim mbajtjen e licencës, në të kundërt ajo do të revokohet.
Sipas ndryshimeve agjencitë private të punësimit për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ndërmjetësimit për punë, duhet të kenë një minimum rezerve sigurie të ngurtësuar me vlerë jo më pak se 1 mln lekë që mund të përdoret për kompensimet ndaj të tretëve.
Gjatë ushtrimit të aktivitetit privat agjencitë e punësimit bashkëpunojnë me zyrat shtetërore të punësimit për shkëmbimin e njoftimeve të vendeve të lira të punës.
Krahas saj tashmë agjencitë çdo 6 muaj, duhet të njoftojnë ministrinë përgjegjëse për çështjet e punësimit për strukturën, veprimtarinë e vet dhe për ruajtjen e çdo kriteri të licencimit.
Ndryshimet parashikojnë gjithashtu se për rastet e shkeljeve të provuara revokimi i licencës së aktivitetit do të kryhet nga ministri përgjegjës për çështjet e punësimit.
Në vendimin e mëparshëm parashikohej ministria përgjegjëse për çështjet e punësimit njoftonte Qendrën Kombëtare të Biznesit për revokimin e licencës.
Licenca e aktivitetit revokohet në rastet kur agjencia apo personi fizik/juridik ka qenë i dënuar për vepra penale, reklamon njoftime të rreme për ndërmjetësim punësimi, provohet se ka kërkuar tarifa nga punëkërkuesi për shërbimin e ofruar etj.
Vendimi nr.101 i datës 23.02.2018 “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të agjencive private të punësimit” përcaktonte se inspektimet periodike për të përcaktuar përputhshmërinë e aktivitetit konform ligjit, kryhen nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
Me ndryshimet e miratuara përveç inspektimeve nga Ministria përgjegjëse për çështjet e punësimit, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive do të publikohen në faqet e tyre zyrtare të internetit të dhënat për agjencitë private të punësimit të licencuara./ Revista Monitor
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Të dhënat e reja mbi tregun e punës shpalosën një panoramë...
BE-ja ka njoftuar se do të vendosë kundërmasa tregtare nda...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2...
Paga mesatare në ekonomi u rrit përsëri në tremujorin e fu...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Banka Qendrore Evropiane uli normën e saj të lehtësisë së ...
Punëmarrësit informalë të konstatuar gjatë inspektimeve ng...
Përdoruesit shqiptarë të drogave kanë nivelin më të lartë ...
Ditën e sotme në tregun valutor, euro do të këmbehet me 98...
Shqipëria ka treg pune problematik në raport me rajonin dh...
Raporti “Rajonet Europiane të së Ardhmes 2025” rekomand...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këm...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Sot, më datë 7 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është...
Për arritjen e objektivit për dekarbonizimin e stokut të n...
Sot, më datë 6 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Nga 1 janari 2025, të vetëpunësuarve të profesioneve të li...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...