Shqiptarët paguan 11 mln euro më shumë në mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës, por konsumi u rrit 6%
Në ditët e para të marsit, përdoruesit e makinave u përbal...

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale, ka rishikuar me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë. FMN pret që ekonomia e vendit të rritet me 3.4%, nga 3.6% që ishte parashikimi në raportin e stafit të FMN-së për Shqipërinë në dhjetor të vitit të kaluar.
Me ulje prej 2 pikë përqindje është rishikuar dhe pritshmëria për vitin 2027, nga 3.4% që ishte vlerësimi fillestar, në 3.2% në vlerësimin e ri.
Në këto nivele, vendi pritet të ketë rriten e dytë më të larta në rajon, pas Kosovës me 3.6%. Rënien më të madhe në pritshmëritë ekonomike e ka shënuar Serbia, që pritet të zgjerohet me 2.8%, nga 3.6% që ishin vlerësimet në tetor. Bosnjë Hercegovina do të rritet me 2.2% (-0.5 pikë përqindje), Mali i Zi me 2.8% (-0.4 pp); Maqedonia e Veriut me 3.2% (-0.1pp).
Rishikimi në ulje vjen në linjë me zhvillimet ndërkombëtare dhe pasigurive që janë shtuar si rrjedhojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, që ka goditur tregjet globale të energjisë.
Në raportin e pranverës, “Ekonomia globale sërish në test” FMN vlerëson se globi po përballet me një goditje të re nga lufta në Lindjen e Mesme, e cila po rëndon mbi tregjet e lëndëve të para, pritshmëritë për inflacionin dhe kushtet financiare.
Në parashikimin referencë të FMN-së, rritja ekonomike globale pritet të jetë 3.1% në vitin 2026 dhe 3.2% në vitin 2027.
Kjo do të thotë se ekonomia botërore do të rritet më ngadalë sesa në vitet 2024-2025, kur ritmi ishte rreth 3.4%, dhe gjithashtu do të mbetet nën mesataren historike prej 3.7% të periudhës 2000-2019. Krahasuar me përditësimin e janarit 2026, FMN e ka ulur me 0.2 pikë përqindje parashikimin për rritjen e vitit 2026, ndërsa ai për 2027 ka mbetur i pandryshuar.
FMN ka rishikuar në rritje dhe pritshmëritë për inflacionin. Në Shqipëri, ndryshimi vjetor i çmimeve në 2026-n pritet të jetë 3.7%, nga 3% vlerësimin fillestar, duke kaluar objektivin e shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.
Në rajon, rritja e çmimeve pritet të jetë më e lartë, me rekordin që e mbajnë Serbia (7%) dhe Kosova (5.8%).
FMN thonë në raport se barra më e madhe ekonomike pritet të bjerë mbi vendet e përfshira në konflikt dhe mbi ekonomitë më të brishta, veçanërisht vendet në zhvillim që importojnë lëndë të para energjetike.
FMN vlerëson se rreziqet mbeten qartësisht në kahun negativ. Përveç përshkallëzimit të mëtejshëm gjeopolitik, rreziqe shtesë vijnë nga tensionet tregtare, borxhi i lartë publik, shtrëngimi i kushteve financiare dhe mundësia e korrigjimeve në tregjet financiare.
Në anën pozitive, investimet e lidhura me IA dhe reformat strukturore mund të mbështesin rritjen, por mesazhi kryesor i raportit është se ekonomia globale po hyn në një periudhë më të pasigurt, ku ecuria e saj do të varet shumë nga zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe nga stabiliteti i tregjeve të energjisë. /Monitor
Në ditët e para të marsit, përdoruesit e makinave u përbal...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 80.8 lekë dhe...
Në 10 vitet e fundit Shqipëria i është afruar BE-së me çmi...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 80.6 lekë d...
Fitimi neto që të gjitha bizneset realizuan në vendin tonë...
Çmimet e qirave për apartamentet me qëllim strehimi në Tir...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Në vitin 2025, BE-ja eksportoi produkte mjekësore dhe farm...
Kthimi nga investimi i rezervës valutore shënoi rritje të ...
Zgjerimi i punësimit vitet e fundit sidomos pas pandemisë ...
Vetëm një në tri familje që marrin ndihmë ekonomike po për...
Ndërsa e gjithë Europa i është larguar makinave me naftë, ...
Operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave në rrugë...
Këtë të hënë, një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe ...
Tregjet globale të aksioneve janë hapur në rënie të hënën,...
Sipas sociologëve, përshpejtimi i plakjes së popullsisë po...
Këtë të diel në tregun valutor, monedha euro do të këmbehe...
Administrata shqiptare ka një zakon të vjetër: sa herë që ...
Këtë të shtunë në tregun valutor, monedha euro do të këmbe...
Për një krahasim lidhur me efektet që një krizë gjeopoliti...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...