“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 3 mars 2025
Sot, më datë 3 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...

Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të paluajtshme arriti në 398 miliardë lekë, ose më shumë se katër miliardë euro në fund të vitit të kaluar.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera totale e kredisë për pasuri të paluajtshme u rrit me më shumë se 16 % gjatë vitit 2024. Kjo shifër përfshin të dyja segmentet e klientëve, biznese dhe individë.
Pjesa më e madhe e portofolit i takon individëve, me afërsisht 52% të ekspozimit total në hua për pasuri të paluajtshme, ndërsa diferenca prej 48% është kredi e dhënë për bizneset.
Aktualisht, kredia për pasuri të paluajtshme përbën gjysmën e portofolit total të kredisë së dhënë për sektorin privat të ekonomisë.
Në vitet e fundit, sektori bankar ka rritur ndjeshëm portofolin e kredisë për prona, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Krahasuar me periudhën përpara pandemisë, portofoli i kredisë për pasuri të paluajtshme është rritur me 93%.
Vlerësohet se kreditimi ka qenë faktor shumë i rëndësishëm në mbështetjen e kërkesës në tregun e pasurive të paluajtshme. Por, nga ana tjetër, kjo ka rritur edhe ekspozimin e sektorit bankar kundrejt ecurisë së tregut të pasurive të paluajtshme.
Në shumicën dërrmuese të rasteve, kreditë për pasuri të paluajtshme janë të siguruara me prona të lëna si kolateral në favor të bankave (në rastin më të zakonshëm, vetë prona e blerë me kredi). Një krizë e mundshme në tregun e pasurive të paluajtshme do të ulte vlerën e kolateralit dhe do të ekspozonte bankat ndaj rreziqeve për humbje nga kreditë.
Sipas të dhënave më të fundit, të mesit të vitit 2024, kreditë me kolateral në formën e pasurive të paluajtshme zinin 45% të tepricës së kredisë ose rreth 61% të kredisë së kolateralizuar.
Pikërisht për shkak të rritjes së shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme, Banka e Shqipërisë apiloi për herë të parë vitin e kaluar një shtesë të posaçme në kërkesat për kapital ndaj sektorit bankar. Shtesa kundërciklike e kapitalit u vendos për herë të parë në qershor, në nivelin 0.25% (për t’u zbatuar nga 30 qershor 2025) dhe u rrit në dhjetor në nivelin 0.5% (për t’u zbatuar nga 31 dhjetori 2025).
Aplikimi i një shtese kundërciklike të kapitalit është i parashikuar në rregulloren e vitit 2018 “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit”. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësimin e kreditimit, në rast se banka qendrore vlerëson se po ndodh një rritje me ritme tepër të shpejta.
Në analizën e Bankës së Shqipërisë, prej disa tremujorësh, ekonomia shqiptare po përjeton një cikël financiar pozitiv të mbështetur mbi rritjen e përshpejtuar të kredisë bankare dhe periudha të tilla shoqërohen me nivele të mira të performancës financiare për agjentet e ekonomisë reale dhe për sistemin financiar.
Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, këto periudha shoqërohen edhe me fillimin e rreziqeve të caktuara, që mund të lidhen me rënie të standardeve të kreditimit, rritjen e niveleve të përqendrimit të saj në sektorë apo tregje të caktuar, rritjen e niveleve të borxhit për agjentët e ekonomisë reale përtej niveleve të shëndetshme.
Këto situata, nëse lejohet të zhvillohen mund ta bëjnë ekonominë dhe sistemin financiar më të ndjeshëm ndaj goditjeve të ndryshme, duke cenuar kështu stabilitetin financiar. Për këto arsye, në këto raste sugjerohet përdorimi i instrumenteve makroprudenciale që veprojnë në mënyrë kundërciklike dhe parandalojnë zhvillimin e pakontrolluar të këtyre rreziqeve./ Revista Monitor
Sot, më datë 3 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Banka Europiane e Investimeve, një organ i Bashkimit Evrop...
Sot, më datë 2 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Sot, më datë 1 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Pas përfundimit të kontratës koncensionare, prej janarit 2...
Sot, më datë 28 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Çmimi mesatar i sigurimit të detyrueshëm të mjeteve u rrit...
Numri i të punësuarve ka pësuar rënie me 13.1% në vitin 20...
Sot, më datë 27 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Shqipëria si një vend në zhvillim dhe me një nivel të lart...
Emigracioni është kthyer në një pandemi për Shqipërinë, pa...
Sot, më datë 26 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Raporti “Perspektiva e bizneseve gjermane në Europën Qendr...
Sot, më datë 25 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Euro kaloi në nivelin më të lartë të një muaji nga kjo e h...
Sot, më datë 24 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Sot, më datë 23 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Sot, më datë 22 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Rritja e importeve të qumështit vijoi edhe përgjatë 2024-ë...
Sot, më datë 21 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...