Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 21 shkurt 2025
Sot, më datë 21 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...

Rritja e importeve të qumështit vijoi edhe përgjatë 2024-ës. Sipas të dhënave të Doganave për 2024 u importuan 22,8 mln litra qumësht. Krahasuar me 2023-shin importet u rritën 23%.
Importet pritet të zgjerohen edhe përgjatë 2025-ës, pasi operatorët përpunues planifikojnë blerje të qumështit si lëndë të parë nga jashtë gjatë muajve të verës.
“Për momentin, nuk parashikojmë të blejmë qumësht nga importi, sepse kemi sasi qumështi më tepër nga sa kemi nevojë. Por gjatë muajve të verës kemi planifikuar të blejmë patjetër, pasi nuk plotësohemi dot me prodhimin vendas nga fermerët”, pohon Luis Ndreka nga kompania ADG.
Po ashtu problem për industrinë përpunuese vijon të mbetet kostoja e lartë prodhuese nga çmimet e shtrenjta të furnizimit me qumësht në vend për lëndë të para.
“Çmimi i qumështit të lopës te fermat e mëdha në vend është 66 lekë për litër (pa TVSH). Në fermat e vogla (ku kostot për ta grumbulluar janë më të larta) çmimi i qumështit shkon deri në 60 lekë (pa TVSH). Kjo është në derën e fermës, pra pa transport, thotë z. Ndreka.
Por pavarësisht uljeve të shpeshta të çmimit, që u shoqërua 2 herë me protestë nga blegtorët në muajin prill të 2024-ës, qumështi i prodhuar nga fermeri vendas vijon të mbetet më i shtrenjtë, krahasuar me qumështin e prodhuar në rajon apo Europë.
Në atë periudhë qumështi i lopës nga fermat e mëdha dhe të mesme u grumbullua me çmim 65 deri 67 lekë pa TVSH për litër nga 78 lekë pa TVSH që ishte më parë (rënia 16 deri 20%).
Ndërsa nga fermat e vogla qumështi u grumbullua me çmim 60 lekë pa TVSH për litër. Ndërsa çmimi i qumështit të lopës në 2024 nga importi përfshirë koston e transportit dhe taksave, arriti 55 lekë për litër, apo rreth 38 lekë për litër më lirë sesa prodhimi vendas.
Ekspertët pohojnë se është mungesa e subvencioneve për litër qumështit të prodhuar që krijon së tepërmi diferencë të çmimit të shitjes së qumështit të lopës krahasuar me fermat e rajonit dhe Europës.
Po ashtu fermerët prej muajit janar 2025 po përballen me shtim kostosh për mbajtjen e bagëtive për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve ushqyese deri 60%. Çmimi i misrit nga 27 lekë/kg që tregtohej më parë, aktualisht po blihet 34 lekë/kg. Rritja 26%.
Çmimi i himeve nga 22 lekë/kg bëhet në 29 lekë/kg. Rritja është 24%. Çmimi i elbit nga 25 lekë/kg bëhet në 33 lekë/kg. Rritja 32%. Ndërsa çmimi i jonxhës nga 500 lekë që tregtohej në periudhën maj-qershor, aktualisht është 700-800 lekë/dengu. Rritja varion nga 40 deri 60%.
Por për përpunuesit shtimi i kostove nuk pritet të sjellë tjetër rritje të çmimit të qumështit për grumbullim, pasi kërkesa është më e ulët se oferta. Ndërsa agronomët paralajmëruan se shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve ushqyese pritet të ndikojë në reduktimin e krerëve në ferma./ Revista Monitor
Sot, më datë 21 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Azili nuk është më forma e preferuar për të emigruar. Për ...
Sot, më datë 20 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Data 20 është afati për plotësimin e deklaratës së tatimit...
Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve en...
Sot, më datë 19 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Konsumatorët në Ballkan janë të pakënaqur nga situata me ç...
Punësimi vulnerabël është një koncept që përdoret nga Orga...
Sot, më datë 18 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Norma maksimale e interesit (NEI maksimal) për kreditë kon...
Popullsia e vendit po tkurret nga viti në vit, por konsumi...
Sot, më datë 17 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Sot, më datë 16 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Impianti diellor lundrues në Vaun e Dejës do të duhet të n...
Ekonomia e romancës digjitale është një koncept gjithnjë e...
Sot, më datë 15 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Më 11 shkurt 2025, Republika e Shqipërisë doli për herë të...
Shpenzimet për dhurata, organizime darke ose udhëtimi dhe ...
Sot, më datë 14 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Sot, më datë 12 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...