web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Buxheti faktik i vitit 2024/ Malaj: Shpenzimet vendore arritën në masën 74.4 miliardë lekë

4 Nëntor 2025, 11:09, Ekonomi CNA

Buxheti faktik i vitit 2024/ Malaj: Shpenzimet vendore arritën në

Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj, ka prezantuar projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2024”.

Në fjalën e tij, ministri foli për menaxhimin financiar të pushtetit vendor, ku tha se gjatë vitit të kaluar janë ruajtur treguesit pozitivë.

Sa u përket shpenzimeve vendore, Malaj deklaroi se për vitin 2024 arritën në 74.4 miliardë lekë, nga 68.8 miliardë që ishte në vitin 2023.

Më tej, Malaj tha se qeveria vijon e vendosur në objektivin e saj madhor, për të qëndruar sa më pranë qytetarëve shqiptarë.

Vijon procesi i menaxhimit financiar të pushtetit vendor. Gjatë vitit 2024 janë ruajtur treguesit pozitivë. Shpenzimet vendore arritën në masën 74.4 miliardë lekë, nga 68.8 miliardë lekë duke zënë 3.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto apo 10% në raport me shpenzimet publike.

Në këndvështimin makroekonomik dhe borxhit publik, janë rezultat i një sërë masash të ndërmarra nga qeveria ndër vite si rrjedhojë e reformave. Gjë që ka garantuar stimuj të sigurtë për rritjen ekonomike. Kjo qeveri vijon e vendosur në objektivin e saj madhor, të qëndrojë më afër qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Malaj./CNA





Lajmet e fundit nga