VIDEO-Dhjetëra pemë të rrëzuara dhe xhama të thyer/ Çfarë la pas stuhia e së martës në Sarandë?
Zonat bregdetare në jug janë përfshirë nga moti i keq, me ...
Zonat bregdetare në jug janë përfshirë nga moti i keq, me ...

Rezultatet e vrojtimit mbi perceptimin e rreziqeve sistemike në vend nga sektori bankar për gjysmën e parë të këtij viti kanë treguar një prirje në rritje të rreziqeve makroekonomike të jashtme dhe të brendshme, ndërkohë që vlerësimi për rreziqet e tregut ka qenë përgjithësisht në rënie.
Sektori bankar ka klasifikuar “rrezikun e goditjeve nga jashtë” dhe rrezikun e “përkeqësimit të ekonomisë në vend”, si dy rreziqet kryesore sistemike. Vlerësimi për rrezikun e goditjeve nga jashtë paraqitet më i lartë në krahasim me periudhat e mëparshme.
Zhvillimet e luhatshme ekonomike në mjedisin e jashtëm, si përshkallëzimi i proteksionizmit tregtar mes SHBA-së dhe partnerëve tregtarë pas rritjes së ndjeshme të tarifave të importit, luhatja e vlerave dhe rritja e ndjeshmërisë në tregjet financiare, si dhe vijimi i tensioneve gjeopolitike (veçanërisht konflikti në Rripin e Gazës, përplasjet mes Izraelit dhe Iranit, lufta në Ukrainë), duket se kanë rritur shqetësimin e bankave mbi rrezikun e transferimit të goditjeve negative nga jashtë, duke e klasifikuar atë si rrezikun sistemik më të rëndësishëm të periudhës.
Për sa i takon zhvillimeve të brendshme, rreziku lidhur me luhatjen e vlerës së pasurive të paluajtshme ka vijuar të mbetet në grupin e rreziqeve kryesore dhe perceptimi rreth tij është rritur më tej.
Dinamikat e kohëve të fundit në tregun e pasurive të paluajtshme dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve, kanë rritur shqetësimin e bankave lidhur me ecurinë e ardhshme të tyre, në kushtet kur një pjesë e konsiderueshme e portofolave të kredisë është e ekspozuar me aktivitetin e këtij tregu. Kjo është reflektuar dhe në rritjen e shpejtë të vlerësimit të këtij rreziku gjatë periudhës.
Rreziku nga sulmet kibernetike ka vijuar të përfshihet në listën e rreziqeve më të rëndësishme të periudhës, por vlerësimi për të ka mbetur i pandryshuar.
Rritja e digjitalizimit të aktivitetit bankar në vend ka rritur njëkohësisht dhe rrezikun nga sulmet kibernetike, episodet e të cilave kanë qenë të pranishme vitet e fundit, duke dëmtuar herë pas here vijimin normal të aktivitetit. Gjithsesi, niveli i ndërgjegjësimit të sektorit bankar mbi këtë rrezik është rritur ndjeshëm dhe një pjesë e mirë e tyre deklarojnë se kanë ndërmarrë tashmë masa konkrete për përmirësimin e sistemeve përkatëse të mbrojtjes.
Nga ana tjetër, perceptimi mbi rreziqe të tregut që mund të burojnë nga luhatja e kursit të këmbimit, ndryshimi i normave të interesit, mungesa e likuiditetit etj., ka mbetur në nivele minimale ose në rënie.
Në terma të përgjithshëm, bankat perceptojnë se mundësia e materializimit të një ose disa prej rreziqeve të lartpërmendura në të ardhmen afatshkurtër (deri në një vit) dhe atë afatmesme (1-3 vjet), momentalisht është nën nivelin mesatar dhe i pandryshuar krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
Pavarësisht zhvillimeve dhe sfidave të momentit, situata e mirë financiare e sektorit bankar dhe likuiditeti i bollshëm, ka bërë që besimi i bankave në qëndrueshmërinë e sistemit financiar në të ardhmen të mbetet mbi nivelin mesatar dhe i pandryshuar./ Monitor
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një video...
Çmimi i arit u ngjit në një rekord të ri të hënën, duke u ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka mbajtur të p...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Pasuritë e paluajtshme po kryesojnë investimet e huaja dir...
Çdo projekt që propozohet përmes modelit me partneritet Pu...
Shqipëria shënoi rritjen më të lartë në Europë për net-qën...
Duke nisur nga data 7 tetor, 11 bankat tregtare në Shqipër...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Kërkesa e sektorit privat për kredi u rrit përsëri në gjys...
Shqipëria renditet një nga vendet që ka parë rritjen më të...
Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se çmimet e pro...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Transfertat e brendshme bankare në euro janë në rritje të ...
“Marrëveshja ndërkombëtare e re i jep Shqipërisë të drejtë...
Shpejtësia tej normave të lejuar vijon të mbetet në Shqipë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...