Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

"Arlis Construction" ka reaguar në lidhje me zjarrin në pallatin e ndërtuar nga vetë kompania.
"Arlis Construction" ka shprehur solidaritetin e saj të plotë dhe mbështetjen e sinqertë për të gjithë banorët e dëmtuar nga ngjarja e fundit që ka prekur objektin në zonën e “Farmacia 10”.
Sipas kompanisë, objekti është ndërtuar në përputhje të plotë me lejen e ndërtimit të miratuar nga autoritetet përkatëse, pa asnjë shtesë katesh apo devijim nga projekti i aprovuar, përveç sistemimeve anësore siç janë verandat, të cilat gjithashtu janë miratuar nga organet kompetente.
Të gjitha punimet janë realizuar duke respektuar standardet më të larta të ndërtimit dhe sigurisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Për më tepër, këto punime janë kontrolluar dhe certifikuar nga organet komptente, duke garantuar përmbushjen e të gjitha kërkesave teknike dhe ligjore.
Më tej theksohet se, shoqëria “Arlis Ndërtim” sh.p.k., pavarësisht se nuk mbart asnjë përgjegjësi ligjore, por në kuadër të përgjegjësisë sociale si kompani, si dhe angazhimit të saj për të qenë pranë njerëzve që e kanë besuar dhe banorëve të prekur, merr përsipër me shpenzimet e saj, rindërtimin e plotë të fasadës së pallatit të dëmtuar nga zjarri si dhe rindërtimin e të gjitha apartamenteve të dëmtuara duke i kthyer në gjendjen fillestare, pra në të njëjtat kushte që banorët e kanë marrë apartamentin me çelësa në dorë në momentin e dorëzimit.
Reagimi i "ARLIS Construction"
Tiranë, 15.04.2026
DEKLARATË PËR SHTYP
ARLIS NDËRTIM
Shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk shpreh solidaritetin e saj të plotë dhe mbështetjen e sinqertë për të gjithë banorët e dëmtuar nga ngjarja e fundit që ka prekur objektin në zonën e “Farmacia 10”.
Në këto momente të vështira, jemi pranë çdo familjeje të prekur dhe ndajmë shqetësimin për pasojat e shkaktuara.
Në funksion të transparencës me opinionin publik, dëshirojmë të sqarojmë se objekti është ndërtuar në përputhje të plotë me lejen e ndërtimit të miratuar nga autoritetet përkatëse, pa asnjë shtesë katesh apo devijim nga projekti i aprovuar, përveç sistemimeve anësore siç janë verandat, të cilat gjithashtu janë miratuar nga organet kompetente. Të gjitha punimet janë realizuar duke respektuar standardet më të larta të ndërtimit dhe sigurisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për më tepër, këto punime janë kontrolluar dhe certifikuar nga organet komptente, duke garantuar përmbushjen e të gjitha kërkesave teknike dhe ligjore.
Dëshirojmë të theksojmë gjithashtu, që për të gjitha punimet e fasadës për objektin në fjalë, shoqëria ka lidhur marrëveshjet respektive me shoqëri tregtare, të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, të cilët janë zotuar dhe kanë marrë përsipër të kryejnë me përgjegjësi të plotë ligjore shërbimet e ofruara dhe të kontraktuara.
Në çdo rast shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk ka kërkuar para nënshkrimit të kontratës dhe posedon të gjitha certifikimet e materialeve sipas standarteve europiane dhe legjislacionit në fuqi, të cilat janë vënë në dispozicion nga kontraktorët që kanë kryer këto punime.
Për objektin në fjalë është bërë kolaudimi, certifikimi si dhe të gjitha procedurat ligjore që prej vitit 2021, duke e dorëzuar me përpikmëri dhe në mënyrë të rregullt tek banorët, në përputhje të plotë me procedurat dhe aktet ligjore në fuqi, çka konfirmon se shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj kontraktuale dhe ligjore.
Megjithatë, shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk pavarësisht se nuk mbart asnjë përgjegjësi ligjore, por në kuadër të përgjegjësisë sociale si kompani, si dhe angazhimit të saj për të qenë pranë njerëzve që e kanë besuar dhe banorëve të prekur, merr përsipër me shpenzimet e saj, rindërtimin e plotë të fasadës së pallatit të dëmtuar nga zjarri si dhe rindërtimin e të gjithë apartamenteve të dëmtuara duke i kthyer në gjendjen fillestare, pra në të njëjtat kushte që banorët e kanë marrë apartamentin me çelësa në dorë në momentin e dorëzimit. Ky angazhim synon të kontribuojë në rikthimin sa më të shpejtë të kushteve normale të jetesës dhe në minimizimin e pasojave të kësaj ngjarjeje.
Shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk mbetet e hapur për bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe grupet e ekspertëve për të sqaruar çdo rrethanë të ngjarjes dhe për të garantuar transparencë të plotë ndaj të prekurve, institucioneve ligjzbatuese si dhe publikut. Njëkohësisht, ritheksojmë angazhimin tonë të vazhdueshëm për të ndërtuar me cilësi, siguri dhe përgjegjësi.
Në përfundim, duke shprehur edhe njëherë të gjithë solidaritetin tonë, sigurojmë banorët dhe opinionin publik se Shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk do të vijojë të ndjekë me prioritet maksimal çdo hap të nevojshëm për përballimin e kësaj situate dhe për rikthimin sa më të shpejtë të plotë të funksionalitetit të objektit.
Me respekt!
Shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk
Administratori
Xhejsi LILO
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka njoftuar...
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka kërkuar inspek...
Sot u zhvillua seanca e radhës për kryebashkiakun e arrest...
Seanca e radhës e gjykimit në themel ndaj kryebashkiakut m...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dhe bllokuar llogaritë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në platformën "X" se pa...
Një situatë e rënduar po zhvillohet në transportin publik ...
SPAK-u ka lëshuar disa urdhër-arreste me firmën e prokuror...
Prokuroria e Posaçme po zhvillon një operacion për aktivit...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitu...
Miku i Erion Veliajt, Elman Abule, dhe avokati i Ajola Xox...
Një ditë pas zjarrit që përfshiu pallatin në Tiranë, deput...
Shoqata e transportit urban dhe interurban kanë reduktuar ...
Dita e tretë dhe e fundit e Samit të Diasporës mbahet sot ...
Një zjarr që mori përmasa gjigande ka përfshirë një ditë m...
Fasadat e pallateve në Tiranë janë jashtë standardeve tekn...
Sipërmarrësi Gjergj Luca rikthehet në skenën e komunikimit...
Ish-prokurori Eugen Beçi ndau një qëndrim të ashpër lidhur...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço u shpreh sot lidhur me...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...